• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I GREKUT/ Ish-kreu i OMONIA-s tregon takimin e fundit dhe dëshirën e KATSIFAS: Donte…
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I GREKUT/ Ish-kreu i OMONIA-s tregon takimin e fundit dhe dëshirën e KATSIFAS: Donte…

4 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ish-kreu i OMONIA-s, Leonidha Papa ka folur për mediat greke duke treguar takimin e fundit me Kostandinos Kacifas, disa ditë para se të ekzekutohej nga RENEA, pasi nuk pranoi që të dorëzohej. Papa tregon se Kacifa e ndihmoi që të ndërronte gomën e makinës që ishte çarë. Ai thotë se 35-vjeçari ishte i lidhur shumë me flamurin grek, ndërsa tregon edhe dëshirën e tij.

“Më tregoi respekt jo vetëm për shkak të punës sime dhe bashkëpunimeve që kishim pasur. Tregoi kujdes të ndihmonte njerëzit dhe bënte gjithçka për komunitetin si për festat lokale të fshatit ashtu edhe për manifestimet për Maqedoninë. Më duket e pamundur që ai të ngatërrohej në paligjshmëri që të ishte përfshirë në ndonjë organizatë. Nuk fshihte të vetmin ekstremizëm që kishte mbi vete, që ishte lidhja me flamurin grek. Dëshira e tij e fundit ishte ndërtimi i një kishe në fshatin e tij. Është detyrimi që na la, ne do ta bëjmë që shpirti i tij të prehet i qetë.”

Ish-kreu i OMONIA-s, e mbyll prononcimin duke u shprehur se nevojitet një strategji afatgjatë për të ardhmen e pakicave kombëtare greke në Shqipëri. Konstantinos Kacifa u vra 7 ditë më parë nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë. Ai nuk pranoi të dorëzohej dhe RENEA e qëlloi. Kacifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke. Pas vrasjes, familja pati pretendime për trupin e të riut, dhe akuzoi RENEA-n se fillimisht e kishte plagosur dhe më pas e kishte vrarë. Por avokati i familjes, i cili e pa trupin u shpreh se i riu nuk ishte vrarë nga afër por nga larg. Trupi i Kacifa ndodhet në morgun e QSUT-së në Tiranë, pasi u soll për t’iu nënshtruar për herë të dytë autopsisë, pas kontenstimeve të familjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KENI RRUDHA NË FYTYRË? Ja metodat natyrale me të cilat mund t'i shmangni
Previous article MODELJA SERBE I HABITI TË GJITHË/ Publikoi FOTON e Roza Latit në Instagram dhe...

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Shpërthim me tritol në Shkodër në oborrin e banesës së 60-vjeçarit, policia nis hetimet Aktualitet

DETAJET E PARA/ Shpërthim me tritol në Shkodër në oborrin e banesës së 60-vjeçarit, policia nis hetimet

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Temperatura deri në 29°C, ja zonat ku priten reshje sot Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Temperatura deri në 29°C, ja zonat ku priten reshje sot

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT