• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EKZEKUTIMI I GJENERALIT IRANIAN/ Paralajmëron kryeministri i Irakut: Me vrasjen e Soleimani u ndez fitili i luftës shkatërruese në rajon
Home
Nderkombetare

EKZEKUTIMI I GJENERALIT IRANIAN/ Paralajmëron kryeministri i Irakut: Me vrasjen e Soleimani u ndez fitili i luftës shkatërruese në rajon

3 January, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri irakian, Adil Abdulmahdi, deklaroi se me vrasjen e komandantit të njësitit elitar iranian “Kuds”, Qassem Soleimani, është shkelur integriteti i vendit të tij dhe se është ndezur fitili i luftës shkatërrimtare në këtë vend dhe tërë rajonin.

Sipas asaj që raporton Anadolu Agency, Abdulmahdi në deklaratën me shkrim dënoi ashpër sulmin e mbrëmshëm të ushtrisë amerikane në të cilin u vra Soleimani, duke nënvizuar se ai ka qenë simbol i fitores mbi ISIS-in.

“Atentati ndaj një udhëheqësi zyrtar ushtarak irakian përbën armiqësi ndaj popullit, shtetit dhe qeverisë irakiane. Likuidimi i udhëheqësve ushtarakë nga vendet irakiane dhe vëllazërore (Irani) në territorin e Irakut është një shkelje e sovranitetit të vendit tonë, një sulm për nderin e këtij vendi. Për më tepër, ky sulm ndezi fitilin e një lufte shkatërruese në Irak dhe rajon. Sulmi gjithashtu bie ndesh me kushtet e qëndrimit të trupave amerikane në Irak”, porositi Abdulmahdi.

Abdulmahdi po ashtu thirri Kuvendin e Irakut në seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të debatohet për sulmin.

Kryeministri irakian tha se thirrjen e ka bërë për të marrë vendimet e nevojshme në kuadër të vërtetimit të pozitës zyrtare irakiane, mbrojtjen e sigurisë dhe sovranitetit.

Në sulmin e mbrëmshëm në aeroportin në Bagdadit është vrarë komandanti Soleimani, i cili kryesonte njësinë elitare iraniane të Gardës Revolucionare, ndërsa SHBA-të njoftuan se sulmin e kanë kryer forcat amerikane me direktivë të presidentit të vendit, Donald Trump.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ''BEKIM I VËRTETË''/ Sara Hoxha tregon se udhëtimi në Dubai është i rëndësishëm për shkak të London
Previous article GJATË UDHËTIMIT ME HELIKOPTER MBI CHICAGO/ Genta Ismajli i bën partnerit dedikimin e ëmbël

k.autor

Postime të ngjashme

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake Botë

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT