• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I GENTIAN BEJTJAS/ Dy vrasësit e maskuar e ndoqën, pasi u kthye nga shtëpia e babait. Pas krimit policia në ndjekje të Elion Hatos
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I GENTIAN BEJTJAS/ Dy vrasësit e maskuar e ndoqën, pasi u kthye nga shtëpia e babait. Pas krimit policia në ndjekje të Elion Hatos

16 March, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Hetuesit kanë rindërtuar skenën e atentatit qe ndodhi të premten si pasojë e të cilit u vra Gentian Bejtja pranë shtëpisë së tij në Larushk të Fushë-Krujës. Nga dëshmitarët që panë atë që ndodhi, nga provat e mbledhura dhe nga ekzaminimet në vendngjarje dyshohet se atentatorët kanë qenë katër. Ata e kanë ndjekur Gentian Bejtjan, i cili deri në orën 16.25 të se premtes ishte të shtëpia e prindërve që jetonin pranë tij dhe më pas u nis të kthehej në banesë. Pikërisht në këto momente atentatorët e kanë qëlluar dhe ai për te shpëtuar, ka vrapuar drejt serës, te dera e së cilës mbeti i vdekur nga plumbat. Pas realizimit të atentatit, ata janë laguar menjëherë drejt Thumanës me një fuoristradë Land Rover, e cila u gjet e djegur në fshatin Hasan të fushë krujës, së bashku me armët e krimit brenda.

Pak para se të ndodhte krimi, në zonë ishte ndërprerë energjia elektrike dhe për pasojë as kamerat e sigurisë nuk kanë funksionuar gjatë momenteve të atentatit. Policia po heton disa pista, por ende nuk ka identifikuar autorët e krimit. Burime thonë për News24 se i dyshuar për këtë ngjarje është edhe Elion Hato një operacion për arrestimin e të cilit u zhvillua dje.

Ish-polici i burgjeve Gentian Bejtja ka qenë shënjestër e disa atentateve, dhe ka qenë i skeduar nga policia për disa ngjarje të rënda, përfshirë vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në 2012. Ai ka qenë personi i fundit që ka takuar Enver Stafukën para se të rrëmbehej në mes të Fushë-Krujës nga persona të kamufluar si policë natën e 8 shkurtit 2015 dhe që atëherë të zhdukej pa gjurmë. Korrikun që shkoi Bejtjas i bënë antenat në banesë, ku nga të shtënat me armëve u vra kunati i tij, Ramazan Sino dhe u plagosen dy fëmijët e tij të mitur. Bejtja ndodhej në makinë me ta, por pak minuta para se të mbërrinte në vilën e tij në Larushk, ai zbriti nga mjeti duke i shpëtuar atentatit. Për krimin në fjalë u arrestua dhe u lirua më pas Valter Bami, me të cilin Gentjan Bejtja kanë pasur përplasje të forta. Prej atëherë, ish-polici i burgjeve i kishte larguar fëmijët e tij jashtë shtetit dhe qëndronte i fshehur deri sa u gjet nga atentatorët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LYJENI ME ROZË..."/ Rama inspekton punimet në Lungomare 3, qytetarët e ftojnë të lahet, kryeministri: S’ka kush i bën punët këtu
Previous article KONTROLLET PËR ELJO HATON/ U gjet e mbushur me armë zjarri e municione, sekuestrohet makina e kushëririt të Ervis Martinajt

s.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT