• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ekzekutimi i gazetares investigative, informatorja ruse në rrezik për jetën. I dorëzohet Athinës, sepse…
Home
Nderkombetare

Ekzekutimi i gazetares investigative, informatorja ruse në rrezik për jetën. I dorëzohet Athinës, sepse…

21 March, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Një informatore ruse, e lidhur me gazetaren e vrarë të Maltës, Daphne Caruana Galizia, i është dorëzuar policisë në Greqi, duke thënë se ka frikë për jetën e saj.

Anëtarët e Parlamentit Evropian kanë lëshuar një deklaratë të martën, duke iu bërë thirrje autoriteteve në Athinë që t’i sigurojnë mbrojtje Maria Yefimovas.

Një urdhërarrest evropian për Yefimovan është lëshuar në nëntor, pasi ajo është akuzuar për dhënie të informacioneve të rëndësishme gazetares Caruana Galizia, e cila më pas ka shkruar një raport për lidhje të mundshme të paligjshme midis qeverive të Maltës dhe Azerbajxhanit.

Yefimova raportohet se i ka thënë Caruana Galizias se ajo ka parë dokumente që sugjerojnë se një milion euro nga familja e presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, kanë arritur në llogarinë e Michelle Muscat, gruas së kryeministrit të Maltës.

Joseph Muscat dhe gruaja e tij i kanë hedhur poshtë akuzat se paratë janë transferuar nga familja e Aliyevit përmes firmës sekrete Egrant Inc në Panama.

Deklarata e Parlamentit Evropian e përshkruan Yefimovan si “dëshmitare të rëndësishme për hetimet për korrupsion dhe shpëlarje parash në Maltë”.

Ajo ka ikur nga Malta vitin e kaluar, duke thënë se druhet për jetën e saj dhe të familjes. Autoritetet në Maltë dhe Qipro kanë lëshuar urdhërarreste për të, por për arsye të ndryshme.

Urdhri maltez bazohet në një akuzë të ngritur nga banka Pilatus në Maltë, e cila thotë se ajo ka vjedhur nga banka, ku edhe ka punuar më herët. Yefimova i mohon akuzat.

Urdhërarresti qipriot bazohet në pretendime të ngjashme për përvetësim nga një kompani në Qipro, ku ajo ka punuar përpara se të zhvendosej në Maltë. Yefimova i hedh poshtë edhe këto akuza.

Greqia duhet të vendosë nëse do ta ekstradojë Yefimovan në ndonjërin prej këtyre vendeve.

Stelios Kouloglou, anëtar grek i Parlamentit Evropian, ka thënë se “ekstradimi i saj i mundshëm në Maltë do ta rrezikonte seriozisht jetën e saj”.

“Urdhërarresti kundër Maria Yefimovas bazohet në akuza qesharake nga autoritetet e Maltës”, ka thënë ai.

Kouloglou ka thënë se po e ndihmon Yefimovan me një kërkesë për qëndrim në Greqi.

Ana Gomes, anëtare portugeze e Parlamentit Evropian, ka kërkuar nga shtetet e BE-së që t’i japin Yefimovas azil ose mbrojtje ndërkombëtare, pasi “ajo është në rrezik serioz”.

Caruana Galizia është vrarë nga bomba e vendosur në makinën e saj në tetor të vitit 2017. Tre burra janë akuzuar për vrasjen e saj, por organizatori i sulmit besohet të jetë ende i lirë. REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Çmenden” 2 fierakët, qitje me armë tek varrezat, hapin zjarr dhe ndaj policisë
Previous article Anisa Muka, ish-velina e “Fiks”-it nis karrierë si modele në Europë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne Botë

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’ Botë

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake Botë

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT