• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I EKSTREMISTIT/ Prifti thirrje ambasadores greke: Ndërhy që familjes t’i rikthehet trupi
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I EKSTREMISTIT/ Prifti thirrje ambasadores greke: Ndërhy që familjes t’i rikthehet trupi

4 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një javë pas vrasjes së ekstremistit grek Konstantinos Kaçifa në Bularat të Gjirokastrës, nga Forcat RENEA, pasi qëlloi me armë mbi policinë shqiptare, një meshë është zhvilluar sot në kishën e këtij fshati. Në një status në Facebook, historiani Arben Llalla shkruan se në këtë meshë ka patur prani edhe të Forcave Speciale të ushtrisë greke.

“Sot në kishën e Bularatit janë parë njerëz të ardhur nga Greqia me veshje të forcave speciale të ushtrisë greke. Njeriu me bluzë të zezë është njeri nga forcat greke…”,-shkruan Llalla. Në foton e publikuar nga historiani shihen banorë të këtij fshati me qirinj nëpër duar teksa zhvillojnë meshën e kësaj të diele. Ndërkohë që e pranishme në këtë meshë ka qenë edhe mamaja e Kacifas, Vasilia, e cila duket teksa qan dhe mbështetet tek duart e priftit.

Ndërkohë që prifti nga mesha i ka bërë thirrje ambasadores greke në Tiranë që të ndërhyjë te autoritetet për të rikthyer trupin e Kacifas në Gjirokastër për ta varrosur. Ish-bashkëshortja e viktimës nuk ka pranuar që të dëshmojë pas thirrjes së prokurorisë duke deklaruar se nuk ka asgjë për të thënë.

Pamje nga mesha e zhvilluar në kishën e fshatit Bularat në Gjirokastër

Konstantinos Kacifa u vra 7 ditë më parë nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë. Ai nuk pranoi të dorëzohej dhe RENEA e qëlloi. Kacifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke. Pas vrasjes, familja pati pretendime për trupin e të riut, dhe akuzoi RENEA-n se fillimisht e kishte plagosur dhe më pas e kishte vrarë. Përvec ekspertëve mjeko-ligjor grek, trupin e Kacifas, e pa edhe një mjek ligjor grek, si edhe avokati i familjes, i cili pranoi faktin se i riu nuk ishte vrarë nga afër por nga larg. Avokati paralajmëroi se familja do të tërhiqej nga ekspertiza e dytë. Trupi i Kacifa ndodhet në morgun e QSUT-së në Tiranë, pasi u soll për tju nënshtruar për herë të dytë autopsisë, pas kontenstimeve të familjes dhe kërkesës së palës greke.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEKRECIONET E SHUMTA TË TRUPIT/ Ja cilët janë simptomat dhe shkaktarët
Previous article "S'DO MARTOHEM KURRË"/ Reperi i njohur befason me deklaratën e tij

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Shpërthim me tritol në Shkodër në oborrin e banesës së 60-vjeçarit, policia nis hetimet Aktualitet

DETAJET E PARA/ Shpërthim me tritol në Shkodër në oborrin e banesës së 60-vjeçarit, policia nis hetimet

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Temperatura deri në 29°C, ja zonat ku priten reshje sot Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Temperatura deri në 29°C, ja zonat ku priten reshje sot

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT