Kunati i Kostandin Kaçifas, i cili u vra nga forcat RENEA ka dhënë një deklaratë për mediat. Vangelis Sekellarakis ka deklaruar se kërkon ndërhyrjen e kryeministrit Rama dhe Tsipras për të marrë trupin e 35-vjeçarit.
Po ashtu, sot për gati dy orë me rradhë, në prani edhe të dy avokatëve, një shqiptar dhe tjetri grek, Jani Kaçifa ka dhënë dëshminë e tij lidhur me varsjen e të birit nga forcat RENEA të dielën e 28 tetorit në Bularat.


