• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I EDMOND PAPËS/ Do të merret në pyetje dhe efektivi i përjashtuar nga policia e Shtetit. Djali i tij u arrestua si organizatori i krimit
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I EDMOND PAPËS/ Do të merret në pyetje dhe efektivi i përjashtuar nga policia e Shtetit. Djali i tij u arrestua si organizatori i krimit

5 January, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Teksa Prokuroria ka mundur të shkojë në gjurmët e dy autorëve të dyshuar të ekzekutimit të biznesmenit Edmond Papa, është kërkuar thellimi i hetimeve dhe në pyetje do të merret edhe efektiviti i përjashtuar Dilaver Velo, babai i Albano Velos.

Kjo, për të mësuar nëse djali i tij ka pasur kontakte me persona me precedentë kriminalë.

“Menjëherë pas ndalimit të shtetasit Albano Velo Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë, inspektor Dilaver Velon, me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë”, tha policia.

Ekzekutori i dyshuar i biznesmenit, 44- vjeçari Andrea Bode, ka dyshime se ndodhet brenda vendit.

Alban Velo, djali i efektivit që u denoncua nga PD për ndërhyrje në zgjedhje

I riu nga Përmeti, i cili u arrestua në Rinas mëngjesin e 1 janarit, dyshohet se organizoi krimin për hakmarrje. Në qendër të sherrit të përgjakshëm dyshohet se është një sasi lënde narkotike e zhdukur në Greqi.

Nuk dihet se si janë zhvilluar ngjarjet në atë kohë kur edhe kanë nisur konfliktet, por pretendohet se përveç dy vrasjeve në Tiranë janë shënuar edhe tri të tjera në Greqi, që kanë lidhje me trafikun e lëndëve narkotike. Sipas burimeve policore, dyshohet se Papa dhe Sadikaj kanë qenë bashkë në të njëjtin grup trafiku droge në Greqi, çka ka sjellë edhe konfliktin mes tyre.

Nga të dhënat policore mësohet se Alban Velo, 27 vjeçari nga Përmeti, ka qenë në shoqërinë e Sadikajt dhe se dyshimet e para ranë mbi të për shkak të shoqërisë. Por policia dyshon se edhe Velo, duke qenë djalë i një efektivi policie, ka qenë i përfshirë në grupin e Sadikajt, por ende Prokuroria nuk ka folur konkretisht.

Ndërkohë që ditën e djeshme ka dalë në pah një kallëzim i Partisë Demokratike, i cili lidhet me emrin e të atit të autorit të vrasjes së biznesmenit Papa. Në fakt, PD, para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, bëri një mori kallëzimesh në SPAK që kishin në listën e grupeve të blerjes së votës një sërë drejtuesish dhe efektivësh të Policisë së Shtetit. Por jo vetëm SPAK hoqi dorë nga hetimet e atyre ngjarjeve të rënda, por edhe vetë PD nuk mori asnjë masë për të vijuar hetimet e atij skandali. Dilaver Velo ishte drejtues i një seksioni në Komisariatin nr. 4, kur u denoncua nga PD bashkë me një grup policësh dhe drejtuesish të atij komisariati.

Ndaj tij dhe grupit të akuzuar para zgjedhjeve për ndërhyrje në zgjedhje dhe dhunim zgjedhësish në zonën e Alliasit Velo dhe grupi i tij dolën të paprekur për shkak se SPAK nuk nisi hetime as kryesisht. Velo u pezullua nga Policia sapo djali i tij u vu në pranga në Rinas, ndërkohë që pas zgjedhjeve të 25 prillit ai ishte rritur edhe në detyrë. Sot djali i tij pritet të dalë para gjykatës për të mësuar masën e sigurisë, ndërkohë që Policia ka intensifikuar hetimet dhe kërkimet për kapjen e personit ekzekutor, pasi ka dyshime që ai gjendet brenda vendit, ose është larguar me emër tjetër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKOI ZËVËNDËSIMIN E MASËS/ Apeli i GJKKO lë në burg ish-ministrin Lefter Koka
Previous article AKSIDENTI FATAL ME TRE VIKTIMA NË RRUGËN E ARBRIT/ Pamjet dramatike nga vendngjarja. Çfarë ka mbetur nga 2 mjetet

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË FIER DREJT KONTROLLIT/ Mbeten 3 vatra aktive! Ja zonat ku vijon beteja me flakët Aktualitet

ZJARRET NË FIER DREJT KONTROLLIT/ Mbeten 3 vatra aktive! Ja zonat ku vijon beteja me flakët

TRAGJIKE/ Ra në humnerë në Malësi të Madhe, ndërron jetë 40-vjeçari Aktualitet

TRAGJIKE/ Ra në humnerë në Malësi të Madhe, ndërron jetë 40-vjeçari

ARRESTIMI I AGASIT/ Gazetari Hoxha ngre dyshime: Ishte dorëzim i kontrolluar, iu hoq imuniteti pasi u kthye në rrezik për pushtetin Aktualitet

ARRESTIMI I AGASIT/ Gazetari Hoxha ngre dyshime: Ishte dorëzim i kontrolluar, iu hoq imuniteti pasi u kthye në rrezik për pushtetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT