• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I DY MOTRAVE NË ASTIR/ Detaje të reja, motra tjetër e viktimave është e dashura e djalit të autorit
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTIMI I DY MOTRAVE NË ASTIR/ Detaje të reja, motra tjetër e viktimave është e dashura e djalit të autorit

5 January, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Emisioni Uniko ka zbardhur dëshmitë që kanë dhënë përpara grupit hetimor Kristo Tela, djali i Përparim Ademit, dhe Anxhela E., motra e dy viktimave Zhaneta Metanit dhe Kristina Bardhit që u vranë nga Përparimi më 31 Dhjetor 2020.

Djali i autorit është i dashuri i motrës së dy viktimave që u vranë nga babai i tij. Ai ka treguar se për ngjarjen u informua nga e dashura Anxhela E., e cila i tha se babai i tij Përparimi i kishte vrarë dy motrat.

Dëshmia e Kristo Telës, djalit të Përparim Ademit: “Më datën 31.12.2020 rreth orës 10:15 më ka telefonuar e dashura ime Anxhela E. që është motra e Zhanetës dhe e Kristinës e cila duke qarë dhe bërtitur më ka thënë hajde shpejt se babi jot ka vrarë Verën dhe Zhanin. 

Ndërkohë që më ka telefonuar e dashura ndodhesha në shtëpi dhe u nisa menjëherë me një makinë të rastit. Së bashku me të dashurën time Anxhelën kishim planifikuar që ta kalonim bashkë natën e Vitit të Ri me dy motrat Zhanetën dhe Verën që njihet ndryshe dhe si Kristina.

Pasi arrita në shtëpinë në katin e tretë kam parë Zhanetën dhe motrën e saj të vrarë dhe erdhi policia e s’kisha çfarë të bëja. Mora mamin dhe u larguam për në shtëpi”.

Kurse e dashura e tij, që është motra e dy viktimave, Anxhela E. i ka thënë grupit hetimor se një ditë para ngjarjes së rëndë, Përparim Ademi kishte marrë Zhaneta Metanin me forcë dhe e kishte kërcënuar me armë. Më pas, sipas saj, kishin shkuar në një hotel ku kishin kryer marrëdhënie seksuale.

Dëshmia e Anxhela E., motra e dy viktimave: “Motrat e mia kanë patur marrëdhënie me autorin me të cilin kanë patur dhe fëmijë në kohë të ndryshme. Motra Kristina Bardhi jetonte në Greqi dhe ishte kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit në shtëpinë e Zhanetës. 

Debatet nisën me datën 25.12.2020 në një drekë familjare ku Përparimi ka debatuar me një shtetas tjetër që ishte i ftuar nga motrat dhe që quhej Altin. Kur vajta më datën 30 Dhjetor në shtëpinë e motrave pashë që Zhaneta ishte shumë e shqetësuar dhe ka mësuar se Përparimi e kishte marrë në mëngjes me dhunë, e kishte çuar në rrugën e Elbasanit ku ishte kërcënuar nga ky i fundit  i cili e kishtë qëlluar me armë në afërsi të dy këmbëve duke e kërcënuar. Më pas ka mësuar se Përparimi e kishtë përdhunuar në një hotel pranë 21 Dhjetorit.  

Motra tjëtër Kristina mori në telefon bashkëshorten e Përparimit dhe e njoftoi për ngjarjen. Aty mësova se Kristina foli dhe me Përparimin që kërkoi falje duke premtuar se nuk do e përsëriste më. Fillmisht motrat donin të bënin kallëzim por kur u bindën nga Përparimi se nuk do e përsëriste më vendosën të kërkonin vetëm urdhër mbrojtje. Të nesërmën kur jam zgjuar dëgjova një krismë, më pas kam dëgjuar breshëri dhe ulërima.

Nipi, djali i Zhanetës pa Përparimin të ulur në divan me armën drejtuar tek mjekra dhe më pas ka shtënë por plumbi ka ikur lart. Në këtë moment ai ka mbyllur derën dhe ka folur me dajën e tij i cili i ka kërkuar të shikonin nëse personat ishin gjallë. Ne pamë që tek frigoriferi kishte një plumb dhe nga frika e gazit dolëm jashtë“.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VAJZA IME ËSHTË LEZBIKE"/ Habit aktorja e njohur: Është vetëm 12- vjeçe dhe nuk do të ketë gjini
Previous article SA ËSHTË PASURIA E PRESIDENTIT? Habit Meta: Absurde që më bëhet kjo pyetje, ajo është publike...

s.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT