• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I DEVI KASMIT/ Zbardhet dëshmia e specialit grek: Shoku im më kërkoi…
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I DEVI KASMIT/ Zbardhet dëshmia e specialit grek: Shoku im më kërkoi…

14 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Kam ardhur për gjueti dhe nuk e kuptoj se pse jam këtu”, tha kështu Efthymious Efthymiu, speciali grek, i cili është marrë i pandehur nga Prokuroria për Krime të Rënda për vrasjen e Devi Kasmit.

Ky i fundit u vra në një atentat poshtë banesës së tij në janar të 2018-ës, ndërsa sipas organit të Akuzës, vrasja është bërë me porosi të Altin Hoxhallarit, i cili ka punësuar grekun Efthymiu, me të cilin kanë pasur njohje të vjetër.

Por pavarësisht pretendimeve të Prokurorisë, vetë speciali grek ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, duke dhënë versionin e tij këtë të hënë, para treshes gjykuese të Krimeve të Rënda. Sipas tij, në Shqipëri ka ardhur së bashku me një tjetër shtetas grek për gjueti dhe se gjatë kohës kur kanë qenë bashke kanë provuar disa qen gjahu dhe kanë blerë njërin prej tyre.

Qëndrimi në Shqipëri, edhe pas largimit të mikut të tij grek, kishte të bënte me disa punë që shoku i tij, Aureli, kishte me disa mjete dhe ia kishte kërkuar si nder. Por gjatë gjithë kësaj kohe, tha speciali grek, unë nuk e kam dëgjuar asnjëherë emrin e Devi Kasmit dhe nuk kam folur për të me askënd.

“Mirëdita! Në lidhje me ngjarjen, duhet të them që në fillim, se në Shqipëri kam ardhur me mikun tim për gjueti. Ne e kemi pasion gjuetinë dhe kemi ndenjur këtu së bashku disa javë, ku kemi provuar disa qen, më vonë kemi blerë një që ta përdornim për gjueti. Në Shqipëri kam ndenjur rreth 1 muaj e gjysmë më shumë se miku im grek, kjo pasi ma kërkoi shoku im Aureli që të qëndroja edhe ca. Gjatë kësaj kohe, unë nuk e kam dëgjuar asnjëherë emrin e Devi Kasmit dhe as nuk kemi folur ndonjëherë për të. Ndërkohë, dua të them se kam ndenjur dy ditë në shtëpinë e Elton Halipajt, pasi ai nuk di t’i japë makinës dhe nënën e ka të sëmurë me kancer dhe e kam çuar unë dy herë në spital. U bënë disa kohë dhe unë ende nuk e kuptoj pse jam këtu, pasi nuk kam lidhje me vrasjen”, tha Efthymiu në deklarimin e tij.

Më tej, speciali grek pati ankesa edhe për mënyrën sesi e transportonin nga paraburgimi për te Krimet e Rënda.

“Me gjithë respektin zoti kryetar, por dua të shtoj edhe diçka. Gjatë transportit që më bëjnë nga paraburgimi në ambientet e Gjykatës, unë jam në pranga dhe me duar pas kurrizit. Gjatë udhëtimit jam i pasigurt pasi nëse ndodh ndonjë aksident, mund të më rrezikohet jeta”, përfundoi ai.

HETIMET

Referuar hetimeve, sipas prokurorit të çështjes, Besnik Muçi, Aurel Hoxhallari, shtetasi grek dhe Elton Halipaj kanë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, për të përgatitur dhe kryer vrasjen e Devi Kasmit.

Më tej, Prokuroria pretendon se plani për vrasjen është përgatitur disa muaj para se të kryhej, ndërsa Aurel Hoxhallari, i cili dyshohet se është porositësi, njihej me Efthymious Efthymiu prej disa vitesh. Hoxhallari është takuar disa ditë para ngjarjes me Efthymiu-n dhe një tjetër shtetas grek, i cili është larguar nga Shqipëria para se të ndodhte vrasja.

“Kur janë futur në territorin shqiptar, Aurel Hoxhallari është ndarë nga dy shtetasit grekë, duke hyrë në këmbë, ndërsa ata kanë hyrë me automjet”, tha Besnik Muçi, ndërsa shtoi se kjo është bërë që të humbnin gjurmët. Pas disa ditësh vëzhgim të lëvizjeve të viktimës, Devi Kasmit, mbrëmjen e 29 janarit të një viti më parë, sipas Prokurorisë, Efthymious Efthymiu, i ka bërë prit Kasmit poshtë banesës së tij, duke e qëlluar me armë zjarri dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë leximit të kërkesës për gjykim, ajo që vihet re është se të tre personat kanë vepruar me efikasitet, ndërsa ditën e ngjarjes nuk kanë komunikuar me njëritjetrin me telefon, por me 3 radio transmetuese. Këto radio janë gjetur në banesën e Aurel Hoxhallarit, ku edhe u fsheh Efthymiu dhe Elton Halipaj, pas vrasjes.

Nga pamjet filmike të sekuestruara është vënë re se autori i krimit është larguar nga vendngjarja me një makinë tip “Benz Vito” (Furgon), i cili i përkiste shtetasit me inicialet A.D. Ky i fundit, në dëshminë e tij, ka shpjeguar se ua kishte shitur dy personave në Tiranë, e sa për shitjen ishte kryer në zonën e njohur si kthesa e Kamzës, pas qendrës tregtare. Në dëshminë e tij, shtetasi A.D. tregon edhe karakteristikat fizike të dy personave që blenë makinën, përshkrim i përputhshëm sipas Prokurorisë me Elton Halipajn dhe Malvin Dinellarin.

Nga ana tjetër, Halipaj e ka pranuar para grupit hetimor se ka qenë ai që e ka blerë makinën, por për llogari të shtetasit të shpallur në kërkim, Aurel Hoxhallari. Po sipas kamerave të sigurisë, ky mjet shikohet të futet në banesën e Hoxhallarit, ku disa orë më vonë është bërë edhe arrestimi i ish-specialit grek dhe Halipajt, ndërsa Hoxhallari nuk u arrit të prangosej

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NOTAT PËR JAVËN E 33 NË SUPERIORE/ Partizani shkëlqen, Tirana bën “vetëvrasje”. Ja klubet që zhgënjejnë
Previous article ËNDRRAT "NË SIRTAR"/ Zgjidh një peshk dhe ZBULO kur do bëhen realitet

F.autor

Postime të ngjashme

U OFRUAN PARA POLICËVE TË RRUGORES/ Procedohen 3 drejtues mjetesh në Durrës dhe Kavajë Aktualitet

U OFRUAN PARA POLICËVE TË RRUGORES/ Procedohen 3 drejtues mjetesh në Durrës dhe Kavajë

PARASHIKIMI/ Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe Aktualitet

PARASHIKIMI/ Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

SPAK ZBARDHI VRASJEN/ Postimi drithërues i motrës së Renis Dobrës: Ti ishe vëllai im i vetëm, zemra ime ende të pret Aktualitet

SPAK ZBARDHI VRASJEN/ Postimi drithërues i motrës së Renis Dobrës: Ti ishe vëllai im i vetëm, zemra ime ende të pret

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT