• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I BIZNESMENIT NË SHKODËR/ Pista e dyshimit tek shokët. DY kushurinjtë e Ferracukut nuk japin…
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I BIZNESMENIT NË SHKODËR/ Pista e dyshimit tek shokët. DY kushurinjtë e Ferracukut nuk japin…

5 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kur kanë kaluar katër ditë nga ekzekutimi mafioz i biznesmenit Arjan Ferracaku, Policia e Shkodrës nuk ka asnjë person të ndaluar apo të shpallur në kërkim si përgjegjës për këtë ngjarje. Ferracaku, babai i dy fëmijëve të mitur, ishte person i pasionuar pas hipizmit. Ai u vra me breshëri automatik në periferi të qytetit, ndërsa bënte stërvitje me kalë. Në momentin e ngjarjes, bashkë me të ndodheshin dhe dy persona të tjerë, të cilët gjithashtu po stërviteshin me kuaj.

I riu njihej në Shkodër si person jo problematik dhe vinte nga një familje e pasur me prona të shumta, shkruan “Panorama”. Marrja në pyetje e tyre nga grupi hetimor nuk ka zbuluar asnjë informacion të dobishëm për Policinë. Madje, në bazë të të dhënave që ata kanë dhënë, hetuesit kanë ngritur dyshime se po fshehin të vërtetën. Sipas tyre, në momentin e të shtënave, ata kanë zbritur nga kuajt dhe janë shtrirë barkas dhe më pas janë fshehur në kanalin kryesor të fushës së Dobraçit.

Ata kanë deklaruar se kanë dëgjuar disa herë të shtëna dhe të terrorizuar nga ajo që ka ndodhur, kanë humbur nga shikimi shokun e tyre. Sipas hetuesve, autori, pasi i ka zënë pritë Arjan Ferracakut dhe e ka rrëzuar nga kali me disa të shtëna, e ka ndjekur nga pas. Edhe pse është siguruar se ka vdekur, autori e ka qëlluar disa herë në kokë. Kjo gjë, përveçse përjashton pistën e ngatërrimit të shënjestrës, ngre dyshime se i riu mund të jetë nxjerrë në pritë nga miqtë e tij ose ata mund të jenë të frikësuar.

Për këtë arsye, Policia u ka ofruar atyre mbrojte nëse bashkëpunojnë. Policia e Shkodrës thotë se 30-vjeçari ishte pronar i një kompleksi turistik në Velipojë të quajtur “Fantazia” si dhe i një restoranti në Shkodër, pranë lumit të Bunës, me emrin “Zus”. Për këtë arsye, hetimet janë përqendruar te ndonjë konflikt që i riu mund të ketë pasur me grupet kriminale që veprojnë në qarkun e Shkodrës.

Sipas hetuesve, Ferracaku mund të ketë refuzuar të paguajë ndonjë gjobë të vendosur prej tyre dhe kjo mund të ketë çuar në ekzekutimin e tij. Mënyra e ekzekutimit përforcon akoma edhe më shumë këtë pistë. Përveçse mbi trupin e 30-vjeçarin janë derdhur shumë plumba, autori i vrasjes i ka marrë telefonin dhe portofolin.

Pavarësisht se në qytetin veriperëndimor kanë mbërritur ekspertët më të mirë të Policisë së Shtetit, deri tani ata nuk kanë mundur dot të bien në gjurmët e autorit të krimit. Gjatë ditëve të fundit, në Shkodër gjithashtu është vërejtur prezencë e shtuar e forcave të Rendit, të cilët ushtrojnë kontrolle për parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KLOP SHPREHET OPTIMIST/ Liverpool po maturohet, do të bëhemi edhe më të mirë
Previous article PËRVJETORI I 20/ Nga themelimi në një garazh makine deri tek pushtimi i botës

k.autor

Postime të ngjashme

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës Aktualitet

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës

DETAJET/ Mbetën të plagosur gjatë operacionit policor në Maliq. Efektivi i “Shqiponjave” me plagë në nofull, autori në brinjë Aktualitet

DETAJET/ Mbetën të plagosur gjatë operacionit policor në Maliq. Efektivi i “Shqiponjave” me plagë në nofull, autori në brinjë

DOSJA "BALLUKU"/ Akuza për pastrim parash, SPAK merr të pandehur Igli Taren Aktualitet

DOSJA "BALLUKU"/ Akuza për pastrim parash, SPAK merr të pandehur Igli Taren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT