• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I BEHAR SOFISË/ Identifikohet autori i pestë, GJKKO i komunikon akuzën në qelitë e burgut. Ndërmjetësi…
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTIMI I BEHAR SOFISË/ Identifikohet autori i pestë, GJKKO i komunikon akuzën në qelitë e burgut. Ndërmjetësi…

27 December, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Kur kanë kaluar 10 muaj nga ekzekutimi i biznesmenit Behar Sofia në Tiranë, Policia ka arritur të identifikojë edhe autorin e pestë të ngjarjes, i cili dyshohet se ka pasur rolin e vëzhguesit.

Ai është Bujar Leza, 45 vjeç, nga fshati Larushk i Krujës, të cilit Policia i ka komunikuar akuzën në qelitë e burgut, pasi është arrestuar më parë për dhunë në familje. Policia tha dje zyrtarisht se në drejtimin e SPAK-ut, për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 25 shkurt 2021, ku u vra me armë zjarri shtetasi Behar Sofia, 66 vjeç, si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara, është bërë i mundur identifikimi i bashkëpunëtorit në këtë vrasje.

“Bazuar në provat e grumbulluara, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për shtetasin B. L., 45 vjeç, banues në Larushk, Krujë”, tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë kanë bërë ekzekutimin e masës së sigurisë ndaj këtij shtetasi në ambientet e burgut të Fushë Krujës, i cili ndodhet i paraburgosur për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në ngarkim të shtetasit Bujar Leza, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

ROLET E TE ARRESTUARVE

Personi që dyshohet se ka qëlluar për vdekje biznesmenin Behar Sofia, 24-vjeçari Ernejt Shyti, rezulton se të paktën një muaj ka vëzhguar me detaje edhe të gjitha lëvizjet 66-vjeçarit. Ndërsa Skënder Vathi, i cili konsiderohet si organizator i këtij krimi të rëndë, e kishte shoqëruar disa herë Ernejt Shytin me qëllim që ta njihte nga afër viktimën.

Policia dhe prokuroria thonë se logohen të gjithë telefonat që mbanin personat e dyshuar në të njëjtin vend. Ndërkohë që përveç faktit se Skënder Vathi dhe Leonar Xhixha e kishin shoqëruar me automjetin e tyre të dyshuarin Ernejt Shyti që ta njihte viktimën, edhe vetë ata kanë vëzhguar lëvizjet e Sofisë.

Një ditë përpara se Behar Sofia të ekzekutohej, në një kamera sigurie shfaqet organizatori Skënder Vathi, i cili qëndron në një tavolinë larg disa metra nga Behar Sofia, i cili sapo kishte kaluar COVID-19 dhe kishte filluar të lëvizte.

Në dëshmi, Ernejt Shyti jep detaje para hetuesve për njerëzit që kishin organizuar krimin dhe e kishin rekrutuar për të kryer vrasjen, madje thekson se Skënder Vathi fillimisht ia kishte kërkuar që krimin ta kryente Xhuliano Visha, por ai nuk kishte pranuar, sepse e kishte vëzhguar për një kohë të gjatë viktimën dhe kishte dyshime se 66-vjeçari Behar Sofia mund ta njihte dhe identifikonte atë, dhe mund t’i shmangej, e kështu të mos realizohej plani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RINOVIM APO JO ME BARCELONËN? Dembele paralajmëron vendimin përmes rrjeteve sociale
Previous article "MUND TË LUAJ PËR..."/ Lewandowski “pastron” thashethemet mbi të ardhmen dhe del kundër FIFA-s

F.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës Aktualitet

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT