• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I BEHAR SOFISË/ Autori i pestë i dyshuar u arrestua në burg. 45-vjeçari në lot mohon akuzat: Për pak ditë do lirohesha
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I BEHAR SOFISË/ Autori i pestë i dyshuar u arrestua në burg. 45-vjeçari në lot mohon akuzat: Për pak ditë do lirohesha

27 December, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Bujar Leza e ka mohuar përfshirjen e tij në vrasjen e biznesmenit Behar Sofia, ngjarje e ndodhur 10 muaj më parë në Tiranë

Leza, u arrestua të dielën pas hetimeve të SPAK. I dyshuari u la në burg të hënën e 27 dhjetorit nga Gjykata e Posaçme, GJKKO.

Sipas SPAK, Leza është personi që ka mbajtur nën vëzhgim biznesmenin Behar Sofia.

Burimet bëjnë me dije se sot në GJKKO, Leza i ka mohuar akuzat e ngritura në gjyq dhe është përlotur.

“Nuk kam lidhje me vrasjen e Behar Sofisë dhe as me vrasje të tjera. Për pak ditë do dilja nga burgu”, ka deklaruar ai.

45 vjeçari Leza, nga fshati Larushk i Krujës, iu komunika të dielën akuza në qelitë e burgut, pasi është arrestuar më parë për dhunë në familje.

AKUZA

Policia tha zyrtarisht se në drejtimin e SPAK-ut, për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 25 shkurt 2021, ku u vra me armë zjarri shtetasi Behar Sofia, 66 vjeç, si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara, është bërë i mundur identifikimi i bashkëpunëtorit në këtë vrasje.

“Bazuar në provat e grumbulluara, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për shtetasin B. L., 45 vjeç, banues në Larushk, Krujë”, tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë kanë bërë ekzekutimin e masës së sigurisë ndaj këtij shtetasi në ambientet e burgut të FushëKrujës, i cili ndodhet i paraburgosur për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në ngarkim të shtetasit Bujar Leza, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASHTRIMI NË "CALL CENTER"/ Dalin sot në gjykatë 35 të arrestuarit, skema drejtohej nga një izraelit
Previous article PROPOZIMET E PD PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE/ Balla: Nuk diskutohen me konferenca shtypi, gati të ulemi në tryezë

s.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet Aktualitet

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI) Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI)

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin? Aktualitet

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT