• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I ARBEN BILALIT/ Bashkëshortja e ish-policit me kërkesë urgjente ndaj mediave: Po shkaktohet tronditje ndaj 2 fëmijëve të tij!
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTIMI I ARBEN BILALIT/ Bashkëshortja e ish-policit me kërkesë urgjente ndaj mediave: Po shkaktohet tronditje ndaj 2 fëmijëve të tij!

7 June, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Autoriteti i Mediave Audiovizive kërkon ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit të pamjeve të rënda filmike të vrasjes së ish-policit Arben Bilali në janarin e këtij viti. Ky vendim është marrë pas një kërkese të bashkëshortes së të ndjerit.

“Transmetimi i pamjeve filmike të vrasjes së shtetasit Arben Bilali ka shkaktuar ankth dhe tronditje të thellë psikologjike, në veçanti, tek dy fëmijët e mitur të familjes Bilali, të cilët po përjetojnë situata traumatizuese, që dëmtojnë seriozisht zhvillimin fizik, mendor ose moral të tyre”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e AMA-s.

Deklarata e plotë:

Këshilli i Ankesave pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) ka marrë një ankesë nga shtetasja Matilda Bilali, bashkëshortja e të ndjerit Arben Bilali, i vrarë me armë zjarri më datë 30.01.2019, në Tiranë. Sipas ankesës, këto pamje, të transmetuara në mënyrë të përsëritur nga operatorët audiovizivë, përfshirë dhe ata kombëtarë, kanë shkaktuar stres tek bashkëshortja, familjarët e të ndjerit, por në veçanti, tek dy fëmijët e mitur të çiftit Bilali.

Këshilli i Ankesave, pasi shqyrtoi pamjet filmike përkatëse dhe transmetimet e deritanishme nga operatorët audiovizivë gjatë edicioneve informative, por jo vetëm, konstatoi se përmbajtja e tyre është e rëndë, sensitive dhe private. Transmetimi i tyre është në shkelje të normave ligjore dhe etike.

Autoriteti i Mediave Audiovizive u kujton OSHMA-ve parimet themelore të veprimtarisë së tyre: “… veprimtaria e transmetimeve audiovizive respekton paanshmërisht të drejtën për informacion, bindjet politike e besimet fetare, personalitetin, dinjitetin dhe të drejtat e liritë e tjera themelore të njeriut. Kjo veprimtari respekton në mënyrë të veçantë të drejtat, interesat dhe kërkesat morale e ligjore për mbrojtjen e të miturve” (neni 4, pika 1/b, ligji 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar).

Gjithashtu, edhe Kodi i Transmetimit për mediat audiovizive detyron OSHMA-të respektojnë të drejtën për privatësi dhe mbrojtjen e të dhënave personale: “Shpërndarja e informacionit tek publiku, duke përfshirë këtu edhe fotografitë për jetën private të individëve pa pëlqimin e tyre, është e pranueshme vetëm nëse një interes i ligjshëm publik tejkalon të drejtën e tyre për privatësi ose kur materiali në fjalë duhet të publikohet në interes të publikut, duke e tejkaluar të drejtën e privatësisë. Gazetari duhet të sigurohet, për të zbatuar standardet më të larta profesionale që informacioni i dhënë të jetë i saktë, i paraqitur në mënyrë të drejtë dhe objektive, veçanërisht kur përfshin zbulimin e aspekteve të jetës private ose të të dhënave personale…” (Seksioni 3, “E drejta për privatësi dhe mbrojtjen e të dhënave personale”, pika 3.1).

Transmetimi i pamjeve filmike të vrasjes së shtetasit Arben Bilali ka shkaktuar ankth dhe tronditje të thellë psikologjike, në veçanti, tek dy fëmijët e mitur të familjes Bilali, të cilët po përjetojnë situata traumatizuese, që dëmtojnë seriozisht zhvillimin fizik, mendor ose moral të tyre.

Për sa më sipër, Autoriteti i Mediave Audiovizive ju kërkon ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit të pamjeve filmike të vrasjes së shtetasit Arben Bilali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARISHT/ May nuk është më udhëheqësja e Partisë Konservatore
Previous article "339 DOSJA MË E MADHE HETIMORE"/ Donika Prela: Janë 624 CD me përgjime elektronike dhe mbi 115 DVD

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit Aktualitet

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark... Aktualitet

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark...

PËRGJEGJËSI I OSHEE KAPET ME MAKINA TË VJEDHURA/ Arrestohet për hetim në lidhje me ngajrje kriminale... Aktualitet

PËRGJEGJËSI I OSHEE KAPET ME MAKINA TË VJEDHURA/ Arrestohet për hetim në lidhje me ngajrje kriminale...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT