Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që ndodhi ditën e sotme në Berat, ku ka mbetur i vrarë një 41-vjeçar.
Bëhet me dije se autori Vangjel Polovia 44 vjeç ka qëlluar me breshëri kallashnikovi viktimën Ajet Guneli.
41-vjeçari Ajet Guneli prej vitesh jetonte në Angli dhe ishte kthyr kohët e fundit në Shqipëri pasi po merrej me disa letra.
Ai i kishte dhënë me qira autorit të vrasjes një stallë derrash, por prej rreth 1 viti e gjysmë ky i fundit nuk i kishte paguar asnjë lekë.
Mësohet se 41-vjeçari i kishte kërkuar Polovias lekët e qirasë dhe për këtë kishin debatuar.
Sot në mëngjes 44-vjeçari ka pritur që viktima të shkojë në kafe ku e ka qëlluar dhe me breshëri plumbash, duke u marrë jetën në vend. Sakaq, autori është arrestuar nga policia pak metra larg vendngjares.


