Në dhimbje njerëzit me zemër të madhe të qëndrojnë pranë. Familja Picaku është gjetur e rrethuar me miq të cilët, deri dje nuk e dinin se i kishin pasur pranë.
Pas apelit të së ëmës dhe të atit, nga banesa e tyre e varfër në Durrës, komuniteti shqiptar në Korate organizoi një manifestim për të mbledhur fonde për transportimin e trupit të pajetë të 24 vjeçarit në Shqipëri.
Organizimi u bë të shtunën, pikërisht në piacën Abbazia e qytetit Korati ku të mërkurën e 1 gushtit 2 të rinj me motor qëlluan për vdekje Viktorianin.
Sa prekëse aq edhe reale, shqiptarët në Itali ia dolën sot që të mundësonin ardhjen e trupit në Shqipëri. Gjithçka u organizua nga ata vetë.
Para dy ditësh një nga miqtë e tij të ngrushtë bente dedikimin prekës dhe shkruante: Gjithë Shqipëria është me ty!
Postimi:
/AlpeNews.al