• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I 19-VJEÇARIT/ Viktima kushëri i autorëve të përfshirë në vrasjen e Ismet Çekores. Saga e hakmarrjes që po trondit Shkodrën
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I 19-VJEÇARIT/ Viktima kushëri i autorëve të përfshirë në vrasjen e Ismet Çekores. Saga e hakmarrjes që po trondit Shkodrën

19 September, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 19-vjeçarit Erjon Xhenje mbrëmjen e kaluar në Shkodër. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se në vrasje morën pjesë dy persona, që ishin të maskuar me kapuç dhe të veshur me rroba të zeza. Autorët kanë shtënë me një pistoletë duke e vrarë me 5 plumba 19-vjeçarin. Mësohet se Erjon Xhenje është djali i xhaxhait i Shkëlzen dhe Sehar Xhenje, dy emra të njohur për policinë e Shkodrës në ngjarje të mëparshme kriminale.

Sipas Lalës, ka dyshime se kjo vrasje ka si motiv hakmarrjen lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në Shkodër. Po ashtu mësohet se vëllezërit Xhenje dhe viktima Erjon Xhenje kanë lidhje shoqërore të ngushta me shtetasin Asmer Bilali, një tjetër emër i njohur për policinë në botën e krimit. 19-vjeçari mendohet se shërbente për kuajt e Asmer Bilalit dhe për gjëra të tjera për të cilat kishte nevojë.

Më 2 shtator të këtij viti në Shkodër afër banesës së tij u vra Ismet Çekorja nga persona ende të paidentifikuar. Viktima është babai i shtetasit Bajram Çekorja, ky i fundit i dyshuar si autor i atentatit ndaj shtetasit Alban Bruçi më 25 gusht të këtij viti. Ismet Çekorja u vra pesë ditë pasi dha një deklaratë për mediat duke thënë se djali i tij nuk kishte lidhje me ngjarjet kriminale të katër viteve të fundit në Shkodër ndërsa tha se “nuk kam frikë askënd, aq më tepër nga hajdutët e lopëve”. Kjo deklaratë e fortë e tij bëri që grupet kriminale të reagojnë duke e vrarë afër derës së shtëpisë. Deri më tani edhe pse nuk ka prova konkrete policia ka dyshime të forta se Shkëlzen Xhenje është njëri prej personave të përfshirë në vrasjen e Ismet Çekores për llogari të Asmer Bilalit.

Në këtë mënyrë vrasja e 19-vjeçarit Erjon Xhenje dyshohet se ka ardhur si hakmarrje e menjëhershme pas vrasjes së Ismet Çekores. Kjo vrasje vjen vetëm 17 ditë pas ekzekutimit të 57-vjeçarit Çekorja.

Vrasja e Erjon Xhenjes me pistoletë është e njëjtë si ajo e Çekores duke tentuar që të jepet edhe një mesazh hakmarrjeje. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në lokalin ku ndodhi vrasja, bulevardin “Bujar Bishanaku”, rrugicën nga ku janë larguar autorët dhe zona të tjera ku mendohet se kanë lëvizur.

Ngjarjet për të cilat dyshohen vëllezërit Xhenje:
Më 28 janar 2014 Shkëlzen Xhenje dyshohet si njëri prej vendosjes së një sasie tritoli ndaj 34 vjeçarit Bledar C në Shkodër ndërsa pasi bëri 4 vite e 8 muaj burg u lirua duke përfituar nga një amnisti në atë kohë.
Një muaj pas lirimit, më 18 shkurt të 2017-ës Shkëlzen Xhenje u arrestua për plagosjen e Flutura Muçës. Kjo e fundit e akuzoi se atentati ishte porositur nga Sadetin Sula i dënuar me burg përjetë për vrasjen e ish bashkëshortes së tij Suela Sula, motra e të plagosurës Flutura Muça. Xhenje mohoi se ka lidhje me këtë ngjarje.

Më 22 shkurt 2018 u sulmua me thikë ish trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka. Autor i ngjarjes të këtij sulmi u dyshua Nehat Fojleta dhe Sehar Xhenje dyshohet se është personi që drejtoi mjetin me të cilin u larguan pas ngjarjes.
Më 21 shkurt 2021 dy vëllezërit Xhenje dhe Esmerald Hato dyshoheshin si autorët ndaj atentatit ndaj shtetasit Taulant Pepa. Sehar Xhenje deklaroi nga Italia se nuk ndodhej në Shqipëri dhe se kishte disa ditë që kishte ikur drejt Italisë.
Më 2 shtator të këtij viti Shkëlzen Xhenje mendohet se është njëri prej personave të përfshirë të vrasjen e Ismet Çekorja për llogari të Asmer Bilalit ndërsa për këtë ngjarje nuk ka asnjë person të shpallur në kërkim për mungesë provash.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS SHKARKIMIT NGA DETYRA/ Hakerat publikojnë të dhënat personale të Gledis Nanos
Previous article E RËNDË/ Përdhunohet 18-vjeçarja në Ferizaj, autori me precedentë të mëparshëm

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! Aktualitet

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë!

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën Aktualitet

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT