Gazetari hulumtues sllovak Jan Kuciak, i vrarë javën e kaluar, po punonte për një shkrim mbi aktivitetet e mafias italiane në vendin e tij dhe të lidhjeve të saj, me njerëz të afërt me kryeministrin Robert Fico.
Shkrimi, i fundit për të dhe i papërfunduar ende, u botua sot në portalin e tij “Aktuality.sk”.
Në të ai flet për aktivitetet e organizatës kriminale “Ndrangheta” në rajonet lindore të Sllovakisë, si dhe lidhjet e një anëtari të saj me një ndihmës të lartë të zotit Fico si dhe me një zyrtar tjetër të afërt me kryeministrin.
Tre shtetas italianë janë arrestuar në qytetin Michalowice në Sllovaki me akuzën e vrasjes së gazetarit sllovak Jan Kuciak me të fejuarën e tij .
Tre të arrestuarit janë sipërmarrësi italian nga Kalabria Antonino Vadalà, vëllai i tij Bruno e kushëriri Pietro Catroppa.
E përditshmja sllovake “Aktuality.Sk” në pronësi të botuesit gjerman Springer e të grupit Suisse Ringie , prej kohësh po investigonte në vecanti mbi familjet kalabreze Vadalà, Rodà e Catroppa.
Këto famile të ardhura në Sllovaki në fillim të viteve ’90 pas rënises së murit të Berlinit u forcuan shumë ekonomikisht falë favore të dhëna nga qeveria sllovake apo duke përfituar dhe nga fondet europiane për Sllovakinë.


