• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I BIZNESMENIT/ Zbardhen detajet e reja. Në vrasjen e Begallës ishin tre persona, si vepruan…
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I BIZNESMENIT/ Zbardhen detajet e reja. Në vrasjen e Begallës ishin tre persona, si vepruan…

11 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia dhe prokuroria janë vënë në ndjekje të një personi të tretë, i cili dyshohet për përfshirje në ekzekutimin e Memli Begallës, në zonën e ish-bllokut.
Dyshimet mbi këtë person ende të paidentifikuar, nisën pas kqyrjes së pamjeve filmike të fokusuara nga kamerat e sigurisë në lokalet e zonës ku ndodhi krimi.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se tre persona meshkuj të veshur me xhupa e kapuc, ku njëri prej tyre mban syze, kanë ndjekur të gjitha lëvizjet e viktimës Memli Begalla.
Në lokalet pranë Sheshin Willson, shfaqen të tre keta persona, dy prej të cilëve ulen bashkë. Ndërsa i treti i cili mban në kokë një kapuc me ngjyrë të kuqe, ulet i vetëm.
“Në këtë kohë shfaqet viktima Memli Begalla, i cili ulet për të pirë kafe i vetëm”, thuhet në dosje.

Pasi presin rreth 15-20 minuta, pranë vendit ku ishte ulur viktima, dy personat largohen, por kthehen prapë pak më vonë, me një automjet tip BMV me targa të huaja dhe pasi bëjnë disa herë xhiro rreth zonës ku ndodhet banesa e biznesmenit, ndalen para tunelit të pallatit ku ai banonte.
Personi i tretë me kapuc të kuq – thekson prokuroria – qëndron në këmbë pranë vendit ku ndodhej i ulur viktima.

Dy personat presin në makinë, derisa Begalla hyn në tunelin që të con për në sheshpushimin para pallatit ku ai banonte dhe në atë moment dalin nga automjeti. Ata ndjekin viktimën në tunel dhe dalin përsëri pas 30 sekondash, pasi e qëllojnë për vdekje.
Sipas organit të akuzës, autorët e dyshuar të krimit, janë Denis Demiri dhe ish-polici Ardian Serezi. Identifikimi i tyre u bë i mundur, pas “gabimit” që bëri i dyshuari Demiri, i cili në një moment, teksa ndodhej në një prej lokaleve, ai heq kapucin dhe zbulon fytyrën.
Makina që u përdor në vrasje, e cila rezulton e regjistruar në emrin e një shtetasi kroat, u gjet e braktisur, në zonën e Picallës. Autorët e kishin spërkatur me benzinë, për ta djegur, por pa mundur dot.
Gjatë kontrollit në automjet, është gjetur një qese plasmasi, brenda së cilës tre kartopeceta, si dhe dy kapucë si ato që përdorin doktorët.

Hetuesit shpresojnë që përmes tyre, të përftojnë profile AND-je, për ta krahasuar me pas, me ato të të dyshuarve.
Për këtë arsye Serezit dhe Demirit, të cilët ndodhen ne qëlitë e paraburgimit, u është marrë kampion pështyme. BalkanWeb.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zëvendësuesi i Astorit shënon gol ndaj Beneventos, shikoni si feston ai
Previous article Spanja dhe Italia të ‘çmendur’ pas mesfushorit të kombëtares shqiptare

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda Aktualitet

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia Aktualitet

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT