• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMET E NJËPASNJËSHME/ Kush po i vret “adoleshentët” e bandës së Lushnjes?
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTIMET E NJËPASNJËSHME/ Kush po i vret “adoleshentët” e bandës së Lushnjes?

19 October, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mëngjesin e së dielës u gjet i pajet në afërsi të lumit Shkumbin Alban Simaku, viktima i cili ishte qëlluar me tre plumba, një prej të cilëve në kokë. Nga kamerat mendohet se viktima ishte rrëmbyer fillimisht në Lushnjë dhe pasi e vranë brenda në makinë, ia hodhën trupin në Peqin.

Alban Semaku sapo kishte dalë nga burgu i Peqinit, i dënuar për pjesmarrje në një vrasje të dyfishtë në vitin 1998. Adoleshenti i asaj kohe qe bërë pjesë e një nga organizatave më të rrezikshme kriminale të dalë nga kaosi i vitit 1997, Banda e Lushnjës.

“Kinezi” kishte marrë pjesë në një atentat në vitin 1998, ku mbetën të vrarë Bledar Haxhiu dhe Artan Sulçe. Në rrëfimin e të penduarit të organizatës kriminale, Petrit Liçit, që shërbeu për dënimin e të gjithë pjestarëve të bandës Simaku përshkruhet si një “ushtar” i thjeshtë, që e kishte nisur si roje. Një nga punët e kryera ishte atentati i dyfishtë.

Në vitin 2006, Semaku është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës, me vendimin e datës 28.08.2003 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, ndodhur në qytetin e Lushnjës, kryer në kuadër të organizatës kriminale të Lushnjës.
Saga e atentateve dhe eleminimeve të “adoleshentëve” të Bandës Lushnjes vazhdon:

“Iriqi”

Në 2009 vritet Gerti Lala i cili ishte një tjetër bashkëpuntor i Bandës së Lushnjës. Ai u vra në hyrje të shtëpisë së tij. “Iriqi” u gjet nga familjarët i masakruar me disa plumba dhe goditje thikash. 29-vjeçari sapo kishte dalë nga shtëpia me makinën e tij kur u qëllua nga dy persona që e prisnin në pritë.

14 dhjetor 2019 vritet Enver Boriçi

Ai u gjet i vrarë me një plumb në kokë, familjarët e gjetën të ekzekutuar ish-anëtarin e bandës së Lushnjës, pasi kishte qenë duke pirë kafe. Plumbi në kokë i kishte shkaktuar vdekjen e menjëhershme. 52-vjeçari Enver Boriçi ishte vëllai i Arben Boriçit, i dënuar me burgim përjetë, si anëtar i bandës së Lushnjes.

Shtator 2016 atentatet ndaj nipit të Aldo Bares

Xhulio Shkurti ka qenë disa herë në shënjestër të Laert Haxhiajt dhe Orgest Bilbilit (i arrestuar). Në shtator të vitit 2016, Xhulio Shkurti u dërgua në spitalin e Lushnjës i plagosur me armë zjarri, bashkë me shokun e tij. Dy te rinjtë kishin marrë plumba në këmbë dhe në bark por mundën të mbijetonin.

Herën e dytë, që u qëllua me armë për ta vrarë Xhulio Shkurtin ishte në mes të Lushnjës. Nga breshëritë e automatikut mbetën të vrarë Jurgen Hoxha, 22 vjeç, dhe Zamir Latifi, 23 vjeç. Në momentin e ngjarjes, viktimat kanë qenë në rrugë në këmbë.

Alban Semaku pak muaj pasi fitoi lirinë, u vra dhe u hodh në buzë të lumin Shkumbin. Kjo vërteton se qelia e burgut për njerëzit e botës së krimit është më i sigurt./ Gazeta “Shqip”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO JETË PJESË E NJË FILMI EROTIK? Klaudia Pepa tregon a do pranonte të shfaqej nudo para kamerave
Previous article KRIZA ENERGJITIKE/ Greqia bën gati planin gjithëpërfshirës për të përballur dimrin

s.autor

Postime të ngjashme

DROGË PRANË SHKOLLAVE NË TIRANË/ Arrestohet 28-vjeçari me 235 doza kokaine Aktualitet

DROGË PRANË SHKOLLAVE NË TIRANË/ Arrestohet 28-vjeçari me 235 doza kokaine

VIDEOT ME PËRMBAJTJE SEKSUALE/ Ragon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet Aktualitet

VIDEOT ME PËRMBAJTJE SEKSUALE/ Ragon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet

E RËNDË NË PËRMET/ 40-vjeçarja hidhet nga kati i gjashtë i pallatit, humb jetën Aktualitet

E RËNDË NË PËRMET/ 40-vjeçarja hidhet nga kati i gjashtë i pallatit, humb jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT