Kapet dhe ekstradohet nga Danimarka 27-vjeçari nga Shkodra, i dyshuar për vrasjen e Nard Polise, apo njohur ndryshe si Nardi i Bujtinave.
Interpoli ben me dije se ‘Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Kopenhagen/Danimarkë, i shtetasit shqiptar K. S., 27 vjeç, banues në Shkodër”.
Sipas Interpol, shtetasi Kristjan Sulaj, alias Kristjan Martini ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 27.03.2019, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje, në bashkëpunim.
Ky dyshohet se eshte autori kryesor qe ka bere ekzekutimin. Nderkohe qe kujtojme se ne burg per kete krim jane tre persona, qe u arrestuan pak pas ngjarjes se rende.
Ne burg eshte edhe i vellai i te riut qe u ekstradua nga Danimarka, Alfred Martini.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Shtetasi K. S. është autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 20.03.2019, ku në vendin e quajtur kryqëzimi i fshatit Grudë, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, është vrarë me armë zjarri në automjetin e tij shtetasi N.P.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Kopenhagen, u bë i mundur arrestimi i tij në Danimarkë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.


