• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKSTRADIMI I SOKOL HOXHËS NË SHQIPËRI/ Ambasada Amerikane: SHBA nuk është strehë për ata që keqpërdorin emigracionin…
Home
Aktualitet
Kronikë

EKSTRADIMI I SOKOL HOXHËS NË SHQIPËRI/ Ambasada Amerikane: SHBA nuk është strehë për ata që keqpërdorin emigracionin…

7 August, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

htetet e Bashkuara të Amerikës kanë ekstraduar drejt Shqipërisë Sokol Hoxhën, personin e akuzuar për një vrasje të trefishtë, i cili për rreth 30 vite i është shmangur drejtësisë. Në një reagim të bërë sot në faqen zyrtare të Facebook të Ambasadës Amerikane thuhet se rasti i Hoxhës është një kujtesë se SHBA nuk është strehë për ata që keqpërdorin emigracioni për t’i shpëtuar llogaridhënies për krimet e tyre, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

“Sokol Hoxha mendoi se mund t’i shpëtonte së kaluarës së tij. I dënuar në mungesë për një vrasje të dyfishtë në Shqipëri (2000) dhe për një vrasje tjetër në Belgjikë (2010), Hoxha kaloi dekada duke iu shmangur autoriteteve të zbatimit të ligjit, duke përdorur një identitet të rremë, duke siguruar status ligjor në një tjetër vend europian dhe, përfundimisht, duke përfituar qëndrim të përhershëm të ligjshëm në Shtetet e Bashkuara nën një emër të rremë.

Kjo ndryshoi falë punës së palodhur të Njësisë së Hetimeve Penale Ndërkombëtare të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike (DSS) pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë. Duke bashkëpunuar me Shërbimin e Marshallëve në SHBA, ICE, Departamentin e Drejtësisë, INTERPOL-in dhe Policinë e Shtetit Shqiptar, DSS luajti një rol kyç në identifikimin e saktë të Hoxhës, duke zbuluar një periudhë gati 30-vjeçare fshehjeje të identitetit të tij. Ky rast është një kujtesë e fuqishme: Shtetet e Bashkuara nuk do të shërbejnë si strehë e sigurt për ata që keqpërdorin sistemin tonë të imigracionit për t’iu shmangur përgjegjësisë për krime të dhunshme të kryera jashtë vendit. DSS është krenare që qëndron përkrah partnerëve tanë vendas dhe ndërkombëtarë në këtë mision”-, thuhet në reagim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HUMBA GJITHÇKA"/ Gruaja dhe djali i ndërruan jetë në aksidentin tragjik, flet kryefamiljari: Po shkonin në punë por…
Previous article AKSIDENT I RËNDË NË MALIN E TOMORRIT/ 6 të plagosur pasi makina del nga rruga, shoferi dhe gruaja e tij…

s.autor

Postime të ngjashme

"HUMBA GJITHÇKA"/ Gruaja dhe djali i ndërruan jetë në aksidentin tragjik, flet kryefamiljari: Po shkonin në punë por… Aktualitet

"HUMBA GJITHÇKA"/ Gruaja dhe djali i ndërruan jetë në aksidentin tragjik, flet kryefamiljari: Po shkonin në punë por…

AKSIDENT I RËNDË NË MALIN E TOMORRIT/ 6 të plagosur pasi makina del nga rruga, shoferi dhe gruaja e tij… Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË MALIN E TOMORRIT/ 6 të plagosur pasi makina del nga rruga, shoferi dhe gruaja e tij…

ZJARR I MADH NË KLOS/ Flakët përhapen në zonën pyjore, rrezikohen edhe linjat e tensionit të lartë Aktualitet

ZJARR I MADH NË KLOS/ Flakët përhapen në zonën pyjore, rrezikohen edhe linjat e tensionit të lartë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT