Ministri i Punëve të Brendshme është i ftuar sonte në emisionin e gazetares Eni Vasili, ‘Studio e Hapur’.
Ndër komentet që ka patur përgjatë këtyre momenteve nga fillimi e deri tani, i pyetur lidhur me personazhin e Naezar Seitit i cilësuar prej ditësh në media si ‘Financieri i Habilajve’ ai ka pohuar se çështja ndodhet edhe në Gjykatën e Katanias.
Gjithashtu i pyetur edhe për ‘dëshminë e Seitajt’ ndaj ish-ministrit të punëve të Brendshme Saimir Tahirit, Xhafaj ka mohuar nëse është në dijeni se Seitaj ka lidhje me Tahirin.
Madje ministri e ka lënë “të hapur” mundësinë se Prokuroria e Përgjitshme të mblidhte informacione të bollshme për Seitajn dhe të tjerët të implikuar në dosjen ‘Habilaj’.
Ndërkohë që ka folur edhe për përgjegjësinë e institucioneve qeverisëse, si Ministria e Drejtësisë.
Ai sqaroi se nuk mund të paragjykohet vendimi i Prokurorisë për aq kohë sa është vendim unanim i vetë institucionit për çështjet ligj-zbatuese në vend.
***
- PJESË NGA INTERVISTA
Dua të ndalem tek çështja e Nazer Seitit që akuzohej si financier i Habilajve. A duhej ekstraduar ai?
Nëse e shohim nga pikëpamje e marrëdhënieve ndërkombëtare, ai do duhej të ekstradohej, pasi kishte një kërkesë nga Italia. Por nga fakti që ka pasur edhe hetim nga Shqipëria, do duhej të kishte arsye krejt tjetër. Ai është pjesë e grupit që po gjykohet dhe hetohet në Catania. Është një prej atyre personave që janë përfshirë në atë operacion.
Kush institucion gaboi?
Të jem i sinqertë e kam ndjekur sa kam mundur këtë debat. Se kam parë dosjen në tërësinë e vet. Është hapur një hetim nga prokuroria e Durrësit. Do ishte më mirë t’ja linim hetimit të prokurorisë. Sbën sens që nga njëra anë që t’ja linim këtë person prokurorisë dhe nga ana tjetër si lëmë atyre mundësinë që të hetojnë.
Ju keni qenë ministër i Drejtësisë, do e firmosnit?
Nëse sdo kisha dijeni për një çështje tjetër këtu do e firmosja. Por nëse do e kisha dijeninë sdo e kisha firmosur.
Për këto persona ska filtra?
Policia për sa më takon mua ka pasur pjesën e vet të përfshirjes në proces. I kam kërkuar SHCKB-së që të ngrihej një grup hetimor. Policia kur e ka ndalur këtë nuk e ka ndaluar si person nën hetim nga Prokuroria e krimeve të rënda, pro në kuadër të një operacioni, pa patur mandat arresti për personin në fjalë. Kjo ndodhi pas publikimit të rastit në media, për dosjen italiane. Pas materialit të sjellë të Interpol Tirana u vunë në lëvizje strukturat. Ndaj them se nuk ekziston një dokument që provon se për këtë person ka një vendim arresti nga prokuroria shqiptare. Pra policia e ka identifikuar e para, pa patur një vendim të prokurorisë. Policia ishte duke bërë veprimet e saj në kuadër të arrestit ndërkombëtar. Nëse Prokuroria shqiptare do thotë për këtë ka një urdhër arresti nga autoritetet shqiptare, policia do të vepronte sipas ligjit.
Opozita akuzon se Seitaj u ekstradua me urdhër të kryeministër?
Tani unë nuk di kush është ky nga opozita që di çfarë ka brenda çështjes, dhe di kush do pendohet, apo kush do bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Unë nuk kam dëgjuar deri më sot një gjë të tillë nga prokurori.
Ju e dini që opozita ka informacione?
Besoj se është rasti për t’i parë kallëzimet që ka bërë PD, pasi është absurde që dosja është mbajtur për kaq kohë.
Bylykbashi thotë që ka patur dijeni për përfshirjen e Seitajt?
Pyesni atë nga e ka marrë këtë dijeni.
Përgatiti: AlpeNews.al


