Një ditë pas atentatit me 4 plumba ndaj Devi Kasmit në kryeqytet, opinion publik vazhdon të jetë ende i tronditur nga një zinxhir vrasjesh dhe hasmërish midis bandave që duket sikur nuk e ka një fund.
Dëfrim Kasmi ka qenë i përfshirë në trafikun e kokainës në Francë dhe në Spanjë. Pista ku po heton policia për vrasjen e tij, është ajo e hakmarrjes për shkak të trafikut të drogës në Evropë
Pasi mbeti i vdekur në vend, Devi apo Dëfrim Kasmi u varros sot në orën 14:00 sipas njoftimit që familjarët e tij bënë.
Kjo ceremoni e varrimit, mbeti e “blinduar” dhe sekrete, pasi prej saj nuk doli qoftë as edhe një foto, duke i mëshuar edhe njëherë pseudonimit të viktimës “Fantazma”.
Edhe pse mediat u mbajtën larg, policia ishte e pranishme, kryesisht civilë që qëndruan apo u përzien me familjarët e të afërmit për të parandaluar kështu ndonjë të papritur ose thellim të hakmarrjes por edhe për të grumbulluar informacion.
Ende në këto momente, nuk ka asnjë informacion, përvec deklaratës para pak minutash të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj kur tha se një nga dy autorët, bashkëpunëtori kryesor, sapo është vënë në pranga nga policia.
Përgatiti: AlpeNews.al




