• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Ekspozita më e madhe e artit shqiptar, 7 muaj në Itali
Home
Kulturë
Art

Ekspozita më e madhe e artit shqiptar, 7 muaj në Itali

14 January, 2018 luljetaautor Art, Kulturë

Ekspozita më e madhe e artit shqiptar do të udhëtojë 7 muaj në Itali. Kuratori dhe autori i projektit Artan Shabani ka deklaruar për Report TV se bëhet fjalë për 250 vepra në të gjitha zhanret e artit pamor të përfaqësuara nga 35 mjeshtër të pikturës shqiptare.
Ekspozita më e madhe e artit shqiptar do të udhëtojë 7 muaj në muzeumet italiane, duke nisur nga zemra e arbëreshëve të Italisë.

Bëhet fjalë për 250 vepra në të gjitha zhanret e artit pamor të përfaqësuara nga 35 mjeshtër të mëdhenj të pikturës shqiptare.

Ky projekt privat është kuruar nga Artan Shabani

Kuratori Artan Shabani shpjegon se “kjo ekspozitë e madhe në numër artistësh, veprash, në zhanre të ndryshme në pikturë, në skulpturë, në të gjitha format dhe gjuhët e shprehjes së artit pamorë, të rraptojë në disa krahina të Italisë”.

Kuratori Shabani zbulon disa nga veprat e rralla të kësaj ekspozite.

“Do të jenë vepra të 700-tës të 800-tës nga autorë shqiptarë që kanë jetuar në zonën e Venetos apo në zonat e tjera të Italisë. Do të jet 900 shqiptare që nga Zef Shoshe, Abdurrahim Buza, Kodheli dhe artistë të tjerë, që nga shtyllat më kryesore që kemi. Është një triptikë shumë i rëndësishëm i Mikele Greko Da Valone i cili është një artist shqiptar, nga mbiemri Valona e zonës së Vlorës. Piktura është një pasuri e trashëgimisë kulturore në Itali”, thotë Artan Shabani

Projekti i Artan Shabanit, pas mbarimit të mandatit 4-vjeçar në drejtimin e Galerisë Kombëtare, do t’iu hapë rrugën projekteve të tjera. Ai nuk mori pjesë në garën për drejtor që u shpall në tetor, duke zgjedhur një rrugë tjetër menaxhimi, të punojë me projekte të mëdha artistike. Deklaron se nuk merr buxhet nga shteti për to.

Shabani sqaron gjithashtu se “e kisha programuar për 2018, pasi në 2017 po ezauroja atë që quhet mandat në këtë institucion sepse punët nuk i kemi të përjetshme, duhet të mbahemi fort pas kësaj karrige, kështu që në botën e artit kjo është gjëja më e bukur që njeriu surprizën me projekte të ndryshme, prandaj duhet të mësohemi që individi, artisti të jenë të lirë dhe autonom”.

Ekspozita më e madhe e artit shqiptar në Itali i dedikohet kryesisht figurës së Skënderbeut me rastin e shpalljes së vitit mbarëkombëtar të heroit të madh. Ekspozita do të çelet për herë të parë në Kalabri në qershor të këtij viti.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 8 arsyet përse duhet të urinoni gjithmonë në mes të natës. Me shumë rëndësi është të ...
Previous article Inter-Rafinha, Ausilio niset drejt Barcelonës

luljetaautor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT