• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
EKSPOZITA “MBI 100″/ Prania e institucioneve italiane në sistemin shkollor shqiptar
Home
Kulturë

EKSPOZITA “MBI 100″/ Prania e institucioneve italiane në sistemin shkollor shqiptar

6 February, 2020 k.autor Kulturë

Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci, zhvilloi sot një vizitë në shkollën e mesme “Ismail Qemali” në të cilën ndodhet edhe seksioni dygjuhësh italo – shqiptar, për të përuruar ekspozitën me titull “Mbi 100”.

“Mbi 100 është një projekt i financuar nga Ambasada e Italisë në Tiranë në mbështetje të Gjuhës Italiane me qëllim që nxënësit që studiojnë italishten të kenë interes dhe kureshtje për lidhjet historike të ngushta e të jashtëzakonshme mes dy Vendeve.

Në këtë ekspozitë janë të ekspozuara disa dokumente të marra nga Arkivi historik Kombëtar i Tiranës të cilat i referohen së njëjtës temë: pranisë së Italisë, të gjuhës e të kulturës italiane në sistemin shkollor shqiptar. Kuratorja,  Albana Muceku, mësuese e gjuhës italiane pranë shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi” ka kryer një punë kërkimore në arkiva prej 2013 deri më 2015, me qëllim kryerjen e një masteri universitar,  duke nxjerrë në dritë letërkëmbime, raporte, dëftesa, programe mësimore të shkollave italiane, që i përkasin kryesisht periudhës mes viteve 1918 – 1941.

Nga dokumentet e paraqitura në ekspozitë vërehet se si ndikimi që ka pasur Italia në sistemin shkollor shqiptar është vënë në jetë jo vetëm falë vendimeve institucionale të përbashkëta mes Ministrive të të dy Shteteve, por, mbi të gjitha, falë angazhimit të atyre personave që kanë hedhur themelet e një sistemi që ende sot ka një rol të rëndësishëm në arsimin shqiptar, përmes seksioneve dygjuhëshe dhe Programit Iliria.

Këto panele sjellin një vështrim mbi marrëdhëniet mes institucioneve të cilat kanë njohur periudha të një shkëmbimi të dendur e që i kanë bërë ballë vështirësive të ndryshme me karakter organizativ dhe administrues. Gjithsesi, na habisin për aktualitetin e tyre, për afërsinë ndaj çështjeve që kanë ekzistuar përherë në shkolla, përtej kufijve gjeografikë apo rrethanave historike. Gjetja e mësuesve, ankthi për shpenzimet e kufizuara, udhëzimet që lidhen me datat e provimeve, emërimi i anëtarëve të komisioneve, shqetësimi i një drejtuesi për mungesat e nxënësve, kërkesa për çeljen e një kursi të Dante Alighieri-t e të tjera të dhëna që i përkasin përditshmërisë shkollore.

Janë interpretime që tingëllojnë ende aktuale: vëmendja e ndërsjelltë ndaj kodeve kulturore, zgjedhja e modeleve pragmatike, fuqizimi i mësimdhënies së arteve dhe zanateve në mbështetje të artizanatit dhe të tregtisë, aspekte këto që i referohen modeleve të Italisë fqinje në përputhje me logjikën e përditësuar evropiane dhe ndërkombëtare.

Gjatë vizitës së tij të parë, nxënësit vendosën t’i urojnë mirëseardhjen Ambasadorit me një projekt kushtuar ushqimit dhe traditës gastronomike italo – shqiptare, duke zhvilluar aspektet e shijes si dhe duke ilustruar cilësitë dhe përfitimet e produkteve ushqimore në dobi të mirëqenies psikofizike, duke vënë kështu në praktikë si dijet e përftuara në shkollë ashtu dhe ato të fituara në gjirin e familjes.

G.M./r.k./Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO TA FITOJË JUVENTUSI CHAMPIONSIN?" Ronaldo jep këtë përgjigje!
Previous article PËRPARA SANREMOS/ Alketa Vjesiu merr urimin e veçantë nga vëllai i saj

k.autor

Postime të ngjashme

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT