• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKSPOZITA E ‘HOLOKAUSTIT’/ Ministri Bushati: Përkujtimi i kësaj dite një mësim nga historia
Home
Kulturë
Art

EKSPOZITA E ‘HOLOKAUSTIT’/ Ministri Bushati: Përkujtimi i kësaj dite një mësim nga historia

30 January, 2018 g.autor Aktualitet, Art, Kulturë, Sociale

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me ambasadën e Izraelit në Tiranë, zhvilluan sot në kuadër të Ditës së Kujtesës së Holokaustit, aktivitetin “Fisnikët mes Kombeve: shpëtimi i hebrenjve në një periudhë urrejtjeje”, gjatë të cilit u çel ekspozita “Përtej detyrës” mbi diplomatë të njohur si “Fisnikët mes kombeve”.

I pranishëm në këtë aktivitet, ambasadori i Izraelit në Tiranë Boaz Rodkin shprehu mirënjohje për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme që prej 5 vitesh tashmë, ka krijuar traditën e përkujtimit të 27 janarit, Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit.

“Popullata shqiptare në mënyrë të jashtëzakonshme, mbrojti dhe strehoi familjet hebraike, duke rrezikuar veten, duke u bërë një shembull, një mësim që vlen jo vetëm për të shkuarën, por edhe për të ardhmen”, tha ambasadori.

Nga ana e tij, ambasadori i Suedisë Johan Ndisi, në fjalën e tij tha se kjo ditë, nuk është  thjesht një ditë përkujtimi, por duhet të jetë edhe një ditë reflektimi për brezat.

“Kjo ditë duhet të vlejë për të na mësuar dhe kujtuar se guximi, mikpritja, e veçanërisht kuraja personale janë të rëndësishme për të evituar dhunën dhe diskriminimin ndaj grupeve dhe komuniteteve të ndryshme të njerëzve në ditët e sotme”, tha ambasadori suedez.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati tha se do të vijojë tradita e nisur në vitin 2013 për përkujtimin e Ditës së Holokaustit si një mision i rëndësishëm në krijimin e një shoqërie më tolerante dhe që ka në qendër të saj, respektimin e të drejtave të njeriut.

“Motoja e këtij viti, jo më kot, është “përtej detyrës”, sepse mësimet e nxjerra nga Holokausti e tejkalojnë detyrën imediate. Ato shndërrohen në mësime kardinale historie. Nuk është e rëndësishme që fill pas Holokaustit u hartua Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut. Ishte kushtrimi i njerëzimit për të mos harruar atë çka ndodhi dhe për të mos lejuar të ndodhë sërish”, u shpreh ministri.

Në vijim, nxënësit e shkollave të mesme u njohën nëpërmjet ekspozitës, me historinë më të errët të Luftës së Dytë Botërore dhe veçanërisht me historitë e diplomatëve të njohur si “Fisnikët mes kombeve” që sakrifikuan për të shpëtuar hebrenjtë.

Në aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të Trupit Diplomatik, ministrisë së Kulturës, ministrisë së Arsimit, Komisionit të Politikës së Jashtme, komuniteteve fetare etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Stilisti i njohur i nxjerr të palarat këngëtareve: Tuna më ka nxirë jetën, Norën e kam refuzuar
Previous article Gjashtë mbrojtësit më të shtrenjtë në histori të futbollit, pesë nga City

g.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT