• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Eksportet e fruta perimeve kalojnë importet, qyteti që mban rekordin
Home
Sociale

Eksportet e fruta perimeve kalojnë importet, qyteti që mban rekordin

20 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Prodhimi bujqësor vendas vijon të vuaje fragmentarizimin e lartë të tokës dhe mungesën e theksuar të mekanizimit, por përparësitë që jep pozita gjeografike dhe klima i kanë rritur dukshëm eksportet e fruta dhe zarzavateve dy vitet e fundit.
Më 2017 për herë të parë që nga liberalizimi i tregtisë me jashtë, eksportet e fruta perimeve ishin 14 për qind më të larta se importet e këtij grupi. Rritja me ritme dyshifrore vitet e fundit ka bërë se, tregtia me jashtë në këto produkte të jetë me suficit me 2017.

Sipas INSTAT, eksportet e frutave dhe zarzavateve arritën në 9.6 miliardë lekë me një rritje 21 për qind nga viti 2016. Ndërsa importet arritën në 8.3 miliardë lekë me një rritje prej 0.2 për qind kundrejt vitit 2016. Si importet dhe eksportet kanë ardhur në rritje që nga viti 2012, por shitjet jashtë vendit janë rritur me ritme më të shpejta.

Në pesë vitet e fundit eksportet e frutave dhe zarzavateve janë pesëfishuar, nga 1.8 miliardë lekë më 2012 në 9.6 mld lekë në 2017. Ndërsa importet janë rritur në pesë vite me 11 %.

Rritja e eksporteve në këto artikuj ka shënuar presion në tregun vendas, i cili shpesh herë ka reflektuar me shtrenjtim të çmimeve.

Mungesa e standardit në varietete dhe kultivimi i tyre nga njësitë fermerë në sipërfaqe në më pak si një dynym nuk garanton fitime për kultivuesit.

Në Verri të Fieri, në zemrën prodhuese të vendit fitimet për një dynym me domate qenë vetëm 20 mijë lekë vitin e kaluar. Kostot për një dynym serë domate arritën në rreth 80 mijë lekë, teksa të ardhurat nga shitja nuk ishim më shumë se 100 mijë lekë. Tregu nuk është garantuar dhe mungojnë kontratat e shitjes, shpesh ndodh që prodhimi të mos justifikojë kostot.

Por pavarësisht kësaj situate, perimet nga serat në Shqipëri mbeten një nga produktet me leverdi. Mirëpo që investimet të finalizohen, duhet që të sigurohet një sipërfaqe më e madhe toke sesa përpunojnë fermerët aktualisht. Duke kultivuar perime, më e pakta, fermerët do të mund të sigurojnë një pjesë të nevojave të veta për ushqime.

Familjet fermerë në Fier llogarisin se nuk ka asnjë fisibilitet në sera në më pak se 5 hektarë. Por për Ministrinë e Bujqësisë, për të filluar një biznes në bujqësi, duhen së paku 20 hektarë, teksa mesatarja e fermave bujqësore aktualisht nuk është më shumë se 1.2 hektarë./monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rihanna feston sot 30 vjetorin, por bën një deklaratë që i ka çuditur të gjithë (FOTO)
Previous article Incidenti në Pekin: Agjentët kinezë dhe ata amerikanë përplasen fizikisht për valixhen me kodet bërthamore

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT