• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKSPLOZIVI NË SHKODËR/ Çfarë po ndodh?! Policia ende asnjë të dyshuar
Home
Aktualitet
Kronikë

EKSPLOZIVI NË SHKODËR/ Çfarë po ndodh?! Policia ende asnjë të dyshuar

17 January, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shkodrës dhe Prokuroria duket se nuk e ndriçojnë dot ngjarjen e rëndë që ndodhi të shtunën e kaluar. Ende nuk ka të dyshuar, apo motive të qarta përse u vendos një sasi eksplozivi aq e madhe dhe që shpërtheu në mes të turmës së njerëzve që ishin në Pazar.

Të shtunën e kaluar shumë qytetarë të Shkodrës vrapuan të tmerruar. Disa nga ta morën plagë të lehta, por tetë persona u dëmtuan rëndë nga shpërthimi i afro 800 gramë tritoli.

Eksplozivi ishte vendosur në një motor të vogël, i cili tre minuta para u parkua pranë makinës së Lulzim Kullës. Ky mendohet shënjestra e atentatit me shpërthim të telekomanduar.

Por policia edhe pas kaq ditësh nuk ka gjetur pronarin e motorit, i cili rezulton i paregjistruar. Duhet thënë se motorë të tillë të vegjël gjenden me shumicë në qytetin e Shkodrës.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm saqë preku një rreze të gjerë mes popullatës tek tregu në lagjen Rus.

Hetuesit thonë se s’kanë gjetur asnjë gjurmë, përveç dyshimeve se atentatorët kanë patur për qëllim të vrasin Lulzim Kullën, një person me të kaluar kriminale. Por megjithatë specialistët nuk mund të shpjegojnë pse duhej një shpërthim i tillë për të vrarë një person sado i rrezikshëm ai.

47 vjeçari ndodhet ende në spital në Tiranë në gjendje të rëndë bashkë me dy të tjerë, kurse të plagosurit e tjerë kanë dalë nga rreziku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Conte kërkon të përforcohet në mbrojtje, kërkon "yllin" e Romës
Previous article Elita Rudi transformohet në Maldive, kur të kthehet nuk do ta njohin më (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT