• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKSPLOZIV ME TELEKOMANDË NË “RANGE ROVERIN” E DREJTORESHËS NË SHKODËR/ Autori lëvizte me motoçikletë. Dyshimet e policisë
Home
Breaking News

EKSPLOZIV ME TELEKOMANDË NË “RANGE ROVERIN” E DREJTORESHËS NË SHKODËR/ Autori lëvizte me motoçikletë. Dyshimet e policisë

29 June, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ditë pas vendosjes së tritolin në makinën e drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, zbardhen të tjera detaje nga ngjarja. Në një lidhje direkte për News24 gazetari Senad Nikshiqi raportoi se ende policia nuk ka një autor të dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në makinën ‘Range Rover’ të Suida Kukës.

Sipas Nikshiqit, ka qenë një telefonatë ajo që ka alarmuar policinë e Shkodrës, e cila shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas këqyrjes poshtë mjetit u konstatua lënda plasëse që ishte fshehur brenda një qeseje moltoje për të hequr dyshimet.

Nikshiqi bëri me dije se nga këqyrja e kamerave të sigurisë u pa se autori ka ardhur në vendin e ngjarjes me një motoçkletë dhe pasi ka vendosur te një nga gomat eksplozivin, e përshtatur me një pajisje të telekomanduar, është larguar. Ndonëse ka pamje, kamerat e sigurisë nuk e shquajnë fytyrën e autorit të ngjarjes, ndërsa policia ende nuk ka rënë në gjurmët e tij. Ndërkohë, në dëshminë e saj Kuka tha se nuk kishte asnjë konflikt me askënd.

“Nuk kam konflikte me askënd. Nuk e di nga erdhi nga ngjarje. S’kam asnjë shqetësim apo konflikt as në punë.”, mësohet të këtë thënë para oficerëve të policisë.

Nga ana tjetër, policia ka dyshime se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës së Kukës si drejtoreshë e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor. Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen në fjalë, identifikimin dhe arrestimin e autorit/ve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBARDHEN DETAJE NGA PROTESTA E BERISHËS MË 7 KORRIK/ PD hap selinë dhe foltoren për…
Previous article "UNË JAM PRESIDENTI..."/ Dëshmia e asistentes zbulon detaje nga sulmi në Capitol Hill: Trump plasi pjatën në mur dhe kapi prej fyti...

s.autor

Postime të ngjashme

NIS VITI I RI SHKOLLOR/ Rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës Aktualitet

NIS VITI I RI SHKOLLOR/ Rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë! Aktualitet

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar Aktualitet

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT