• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ekspertët: Lufta tregtare e SHBA-së nuk mund të nënshtrojë Kinën
Home
Nderkombetare

Ekspertët: Lufta tregtare e SHBA-së nuk mund të nënshtrojë Kinën

8 July, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

SHBA-ja vuri në zbatim të premten tarifat shtesë prej 25% ndaj produkteve të importuara nga Kina me vlerë prej 34 miliardë dollarësh amerikane, duke nisur luftën më të madhe tregtare në historinë ekonomike të botës, sipas CRI-së.

Sipas ekspertëve kinezë, kjo masë e SHBA-së është hegjemonizëm tregtar tipik dhe Kina ka besimin dhe bazat për të ruajtur zhvillimin e vazhdueshëm dhe të shëndetshëm ekonomik.

Nga produktet kineze mbi të cilat janë vënë tarifat shtesë nga pala amerikane, me vlerë prej 34 miliardë dollarësh amerikane, afro 59 % e tyre, me vlerë prej mbi 20 miliardë dollarë amerikanë, janë prodhuar nga kompanitë e huaja në Kinë, ndër të cilat kompanitë amerikane zënë një përqindje të madhe.

Kryestudiuesi në Qendrën e Shkëmbimeve Ekonomike Ndërkombëtare të Kinës Zhang Yansheng është i mendimit se kompanitë amerikane zënë nivelet e larta në zinxhirin global të vlerës dhe Uashingtoni dëshiron t’i detyrojë kompanitë amerikane të kthehen në ShBA. Kjo përbën një prapavajtje të procesit të globalizmit dhe nuk do të ketë sukses.

“Kompanitë duhet të menaxhohen sipas ligjeve ekonomike. Lufta tregtare e nisur nga ShBA-ja s’mund të realizojë objektivin e kthimit prapa të globalizimit dhe as objektivin e proteksionizmit dhe nuk mund të shpërbëjë zinxhirin global të ofertës, i cili tani drejtohet nga kërkesa. Kina ka shtresën e mesme më të madhe në botë, një treg të madh, zinxhirin më të plotë industrial në botë dhe përqindjen më të lartë të kursimeve dhe të fondeve, të cilat mund të plotësojnë kërkesat e zinxhirit global të vlerës”, shprehet Zhang Yansheng.

Sipas të dhënave statistikore nga doganat kineze, vitin e kaluar vlera e përgjithshme e produkteve të import-eksportit të Kinës arriti në mbi 4 trilionë dollarë amerikane. Sipas nëndrejtorit të Institutit të Makroekonomisë të Kinës, Bi Jiyao, tarifat shtesë të ShBA-së ndaj mallrave kineze nuk do të shkaktojnë ndikim të madh mbi rritjen e ekonomisë kineze në një periudhë afatshkurtër:

“Vitet e fundit, rritja ekonomike e Kinës po varet kryesisht nga kërkesa e brendshme. Produktet mbi të cilat janë vendosur tarifat shtesë përfshijnë një gamë të gjerë dhe një numër të madh sektorësh. Prandaj, këto tarifa nuk do të shkaktojnë ndikim të madh te ndonjë sektor.”

Bi theksoi se, pas 40 vitesh zhvillim qysh nga zbatimi i politikës së Reformës dhe Hapjes, Kina është bërë ekonomia e dytë më e madhe në botë. Kina ka besimin dhe bazat për të përballuar hegjemonizmin tregtar amerikan

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NEGOCIATAT SHQIPËRI-GREQI/ Deputeti i PD: Me Athinën nuk mund të luhet...
Previous article PREKËSE/ Daliç mes lotëve: Më është dashur të luftoj gjithë jetën time

k.autor

Postime të ngjashme

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm Botë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA Botë

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit Botë

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT