• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Ekspert” për telefonat dhe çantat, policia kap skifterin e urbanëve, autor i disa vjedhjeve (EMRI)
Home
Aktualitet
Drejtësi

“Ekspert” për telefonat dhe çantat, policia kap skifterin e urbanëve, autor i disa vjedhjeve (EMRI)

26 December, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Drejtësi

Policia e Tiranës ka mundur të arrestojë sot një 41-vjeçar në Tiranë, pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se Laert Zhupa ishte “ekspert” në vjedhjen e telefonave, portofolave dhe çantave, aktivitet të cilin e ushtronte kryesisht në urbanët e kryeqytetit, por jo vetëm.

Po ashtu policia ka zbardhur edhe një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë, po nga ky person, i cili u zbulua më datë 25.12.2017, rreth orës 19:30, në rrugën e “Dibrës”, në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”, ku ka vjedhur një çantë me një sasi paketash në pronësi te shtetasit E.K., 16 vjeç, banues në Tiranë dhe një telefon në pronësi të shtetasit P.R., 63 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

Çanta e vjedhur dhe tre telefona celular të llojeve të ndryshme.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i ngjarjeve ndodhura si më poshte :

Më datë 12.11.2017, tek kryqëzimi i rrugës “Bardhyl” me rrugën “Odise Paskali”, dyshohet se i ka vjedhur çantën me një sasi lekësh, në automjetin tip ” Ford ” shtetasit R. K.

Më datë 11.12.2017. në ambjentet e spitalit nr 5 Tiranë, dyshohet se i ka vjedhur telefonin në pronësi të shtetasit A.Gj.

Më datë 15.09.2017, në autobuzin e linjes së unazes dyshohet se i ka vjedhur protofolin shtetasit M.M.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.

Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTER/ Spalletti: 4 sfida vendimtare, duhet t’i fitojmë të gjitha!
Previous article Nga uji te sezoni turistik, Gjiknuri dhe Klosi: Zbulohen objektivat për 2018

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PO FLUTURONTE ME AVION CIVIL/ Policia konfirmon arrestimin e Ermal Beqirajt: Fillimisht do të dalë para gjykatës atje Aktualitet

PO FLUTURONTE ME AVION CIVIL/ Policia konfirmon arrestimin e Ermal Beqirajt: Fillimisht do të dalë para gjykatës atje

NË KËRKIM PËR DOSJEN “AKSHI”/ Si u arrestua në Francë Ermal Beqiraj. Po fluturonte me avion civil mbi një central bërthamor, dyshime për spiunazh Aktualitet

NË KËRKIM PËR DOSJEN “AKSHI”/ Si u arrestua në Francë Ermal Beqiraj. Po fluturonte me avion civil mbi një central bërthamor, dyshime për spiunazh

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT