• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“EKSPERIENCA E KINËS DHE ITALISË NA MËSOI…”/ Mjeku infeksionist tregon gjendjen e dy të prekurve në Tiranë nga koronavirusi
Home
Sociale

“EKSPERIENCA E KINËS DHE ITALISË NA MËSOI…”/ Mjeku infeksionist tregon gjendjen e dy të prekurve në Tiranë nga koronavirusi

9 March, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Zyrtarisht koronavirusi i ri Covid-19 mbërriti në Shqipëri, duke shënuar edhe dy rastet e para të prekur nga ky virus. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë në faqen zyrtare, mbrëmjen e djeshme.

Dy personat e prekur janë babë e bir. Bëhet fjalë për një 28-vjeçar, i cili ka udhëtuar nga Firence në Shqipëri në rrugë tokësore dhe pas kontaktit ka infektuar edhe babanë, 54 vjeç.

Për të qetësuar qytetarët, por edhe për të sjellë edhe njëherë në vëmendje kujdesin që duhet të bëjmë për t’u mbrojtur nga infektimi, të ftuar në programin “Rudina”, në TV Klan këtë pasdite ishte i ftuar mjeku infeksionist Pëllumb Pipero.

Në lidhje me gjendjen aktuale të dy personave të parë të konfirmuar me koronavirus, mjeku infeksionist shprehet se ajo është stabël dhe ata po përpiqen të marrin trajtimin më të mirë të mundshëm.

Pëllumb Pipero: Jemi në ditët e para të shfaqjes së sëmundjes tek personat. Jemi brenda atyre që eksperienca e vendeve fqinje ose Kinës na ka mësuar, që ka qenë një periudhë inkubacioni më shumë se 7-8 ditore, pra afro 2 javë për djalin dhe më pak se 10 ditë për të atin, se ky është momenti kur ka kontaktuar me të atin. Situata e tyre është stabël, është nën kontroll, me shenja tipike jo vetëm klinike, por edhe radiologjike të kësaj sëmundjeje, por natyrisht jemi në ditët e para dhe do presim të shohim si do jetë ecuria e tyre sepse ju tashmë e dini që për këtë virus nuk ka një mjekim specifik dhe mjekimi mbetet suportiv. Janë marrë të gjitha masat që në respekt të fakteve që na ka sjellë eksperienca e vendeve të tjera, veçanërisht e Kinës dhe Italisë, që dy personat e konfirmuar pozitiv, të marrin jo vetëm trajtim suportiv, por edhe trajtime që kolegët tanë i kanë përdorur në vendin e tyre. Po përpiqemi të marrim trajtimin më të mirë të mundshëm aktual të shëndetësisë kudo në botë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUNA E ËNDRRAVE/ 100 paund në ditë për të fjetur gjumë!
Previous article MASAT/ Koronavirusi në Shqipëri kyç teatrot, kinematë, muzeumet dhe koncertet

F.autor

Postime të ngjashme

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë Aktualitet

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT) Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT)

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion Aktualitet

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT