Sot u regjistruan edhe 29 raste të tjera të prekur me Covid-19 në vend si dhe u rikthye sërish problemi i dyndjes së qytetarëve në tregjet e fruta perimeve.
Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor Areti Beruka, në një intervistë ekskluzive për AlpeNews.al sqaron se përse sipas saj, duhet të preket 60% e popullsisë nga virusi si dhe nevojën e krijimit të korridoreve të gjelbërta.
Veç të tjerash, Beruka thekson se 2 javët e ardhshme Shqipëria mund të kalojë pikun e pandemisë.
Intervista e plotë
1. Në Tiranë janë konfirmuar deri tani 157 raste pozitive me Covid-19. Gati gjysma e totalit ne të gjithë vendin. Si shpjegohet?
Ka lidhje me ardhjen e pacientit 0 dhe numrin e madh të kontakteve me rastin 0 gjithashtu kapja e tyre nga gjurmimi i thelluar i rasteve.
2. Sa ndikon fakti që Tiranë ka një popullsi prej afro 1 milion banorësh ose 1/3 e gjithë popullsise së vendit në këtë statistike ?
Dendësia e madhe për meter katror ka të bëjë me rritjen e rasteve të kontaktit. Statistika per numrin e madh të popullsise ka të bëjë per arsye se urbanizimi i dendur shton kontaktet me personat portator pa shenja klinike.
3. Shembujt në botë na tregojnë se vatrat më të nxehta të koronavirusit jo domosdoshmërisht janë në qytetet më të medha. Nëpër fshatra nuk janë raportuar ende raste. Sa imun janë?
Nuk ka lidhje me imunitetin por zonat rurale janë të vetizoluara në menyre fiziologjike.
4. Tregjet në Tiranë këtë fundjavë siç u pa nga fotot dhe videot e mediave ishin të tejmbushura me qytetarë që nuk zbatonin rregullat e distancimit social. Pse kjo? Dhe si zgjidhet pasi duken shumë te rrezikshme si pamje.
Për mua zgjidhja është vetem zbatimi i rekomandimeve për distancim social dhe fizik, ndoshta edhe krijimi i koridoreve të gjelberta nga ushtria apo policia.
5. Tirana është vatra më e rrezikshme dhe Shkodra minë me sahat. Durresi mund te kthehet në vaterlonë tone tha Kryeministri sot. Si shmanget rreziku?
Rreziku shmanget vetëm me vetizolim, vetkarantinim dhe zbatimi i rregullave sanitare si larja e duarve.
6. A jemi ne pikun e pandemisë në Shqiperi e nëse jo kur pritet të jetë dhe çfarë nenkupton?
6. Mendoj se këto 2 javë jemi në pikun e pandemise. Piku nenkupton numrin më të madh te rasteve.
7. Kur mendohet se do ia dalim kësaj lufte qe ajo të ketë marrë fund?
Virusi kapricoz ka pesuar disa mutacione që nga fillimi i saj në Kine. Jemi herët per ta gjykuar.
8. Mediat ju kanë cituar të keni thënë se është mire qe 60% e popullates të kapet nga viruset. Si duhet ta kuptojmë kët?
Në rast se një popullsi preket nga nje virus jo vetëm ky po edhe çdo virus tjeter automatikisht ajo krijon mbrojte imune të të gjithë popullates. Prekja e popullates në këtë % nuk do te thote kaq perqind të semure për në spital, pjesa me e madhe e ketyre perqindjeve e kalojnë pa simtoma.
9. Kush është gabimi më i madh që po bëjnë shqiptarët në këtë luftë e cila mund të na kushtojë?
Që një pjesë e popullates nuk zbatojnë rekomandimet e dhena.
10. Mesazhi juaj si profesioniste, per qytetarët që janë mbyllur këto 48 orë në gjithë vendin?
Shëndeti mbi të gjitha, dhe per ta mbrojtur atë duhet vetizolim dhe vetkarantinim.
AlpeNews.al