• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKSKLUZIVE/ FOTOT e jetës luksoze të familjes Llalla, meren si PROVE në dosjen kundër tij për “KORRUPSION”
Home
Breaking News

EKSKLUZIVE/ FOTOT e jetës luksoze të familjes Llalla, meren si PROVE në dosjen kundër tij për “KORRUPSION”

17 February, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Institucionet e specializuara të drejtësisë së re, janë vënë në lëvizje edhe më shumë, sidomos pas vendimit të Sekretarit Amerikan të Shtetit Rex Tillerson, që firmosi ndalimin e familjes së ish Kryeprokurorit të Shqipërisë Adriatik Llalla për tu futur në SHBA me argumentimin se sipas tyre, ai është i përfshirë në raste të mëdha korrupsioni.

Në këtë kuadër sot ka ardhur edhe një levizje tjetër në drejtim të faktimit të mëtejshëm të këtyre akuzave. Ambasadori amerikan Lu, një javë më parë kur z. Llalla dorëzoi deklaratën se tërhiqej nga sistemi i drejtësisë, duke i shpëtuar në këtë mënyrë kontrollit formal nga vettingu, tha se për të korruptuarit do të ketë shumë shpejt ndjekje penale.

Burime të sigurta i thanë Alpenews.al se të gjitha provat dhe dëshmitë e botuara prej nesh gjatë këtyre tri ditëve, rreth jetës luksoze të familjes së ish Kryeprokurorit të Shqipërisë Adriatik Llalla, janë marë dhe depozituar për të plotësuar me prova dhe fakte të reja dosjen e tij.

Të gjitha faktet dhe fotot e publikuara janë marë gjithashtu, dhe po analizohen për të krijuar një bindje edhe më të madhe rreth provave të tjera për raste konkrete që ata me sa duket kanë, për z. Llalla. Provat dhe dëshmitë tona, nuk kanë vlerë juridike, por ato janë pasqyra më e mirë për të parë të reflektuar në jetën reale, standardin marramendës të jetesës së familjes së ish Kryeprokurorit, në raport me të ardhurat nga puna e tij dhe e bashkëshortes, si zyrtarë të shtetit shqiptar.

Interesi më i madh, duket se është rreth fotos përvëluese të publikuar nga Alpenews.al ku ish Prokurori i Pergjithshem i Shqipërisë, faktohet se është duke kaluar pushimet luksoze me një superjaht gjigand.

Burimet thanë se këto botime, i kanë ndihmuar ekspertet antikorrupsion që po merren me grumbullimin e provave dhe fakteve përpara konkludimit pranë organeve të ndjekjes penale, për tu fokusuar në një hapësirë ku vërtetimi i parave të ardhura nga korrupsioni në përmasa të mëdha, është edhe më i thjeshtë për tu perceptuar e më pas vërtetuar.

Në ditët në vijim priten zhvillime konkrete në këtë linjë.

Pyetjet naive që kemi shtruar këto ditë kanë qenë:

A është Adriatik Llalla një “peshk i madh”?

Dhe:

A është ai i korruptuar, siç thotë sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson?

Të presim e të shohim. Një gjë është e sigurtë se dosje e tij, sapo është pasuruar me prova dhe fakte të reja. Kjo dosje ndodhet pranë KPK (Komisioni i Pavarur i Hetimit) ku z. Llalla ka plotësuar me dorën e tij edhe deklaratat e pasurisë.

Alpenews.al 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IVIÇA PETROVIÇ/ Serbia vazhdon të bllokojë Kosovën
Previous article A është shëruar Gersi? Flasin mjekët: Kemi rregulluar funksionin e organeve

Redaktor1

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do jenë kalimtare. Ja sa do shënojë termometri Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do jenë kalimtare. Ja sa do shënojë termometri

KRIM I RËNDË NË MIRDITË/ Qëllohet për vdekje një person Aktualitet

KRIM I RËNDË NË MIRDITË/ Qëllohet për vdekje një person

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT