• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EKSKLUZIVE/ Një skanim i detajuar mbi skandalin e konçensionit në dogana. Enigma e 250 milionë USD të “Rapiskan”
Home
Ekskluzive

EKSKLUZIVE/ Një skanim i detajuar mbi skandalin e konçensionit në dogana. Enigma e 250 milionë USD të “Rapiskan”

16 December, 2017 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë, Shqipëri

Vjedhja prej qindra miliona eurove nëpërmjet kontratave koncensionare për shërbime larg interesave të shtetit dhe qytetarëve shqiptarë, nuk duhet të trajtohet thjeshtë dhe vetëm si raste korrupsioni të zakonshëm. Ato janë vjedhje e pastër e qytetarëve dhe buxhtetit të shtetit shqiptar, me pasoja të renda për të ardhmen e ekonomisë sonë kombëtare. I tillë duket të jetë edhe rasti i koncensionit të skanimit të kontenierëve në të gjitha pikat e kalimit kufitar shqiptar, të firmosur në kohën e qeverisë “Berisha”. Një ndër konçensionet e fundit ky, në listën e gjatë të 8 viteve të saj në pushtet. Gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”, shefi i firmës “Muddy Waters”, deklaroi se kemi të bëjmë me një konçension korruptiv të qeveritarëve shqiptarë të asaj kohe. Duke qenë se kjo çështje pritet të jetë një nga ato që mund të nisë të hetohet sapo Kryeprokurori i ri të futet në zyrë, pasi të votohet në Parlament të hënën, për të gjithë ata që janë të interesuar, Alpenews.al po i bën një skanim të detajuar këtij konçensioni skanimesh.

Si dhe pse filloi?
Në vitin 2013 qeveria e Shqipërisë miraton një kontratë konçesionare me vlerë deri në 250 milionë dollarë për skanimin e kontenierëve. Firma fituese e kontratës është kompania amerikane “Rapiskan”, degë e firmës “OSI Systems”, ose OSIS, sipas inicialeve të tregëtimit në bursë. Në Shqipëri, Rapiskani, është regjistruar me emrin S2 Albania. Por vetëm disa muaj pas nënshkrimit të konktratës, Rapiskani, ose S2 Albania, i kalon 49 për qind të kuotave, një firme shqiptare të njohur me inicialet ICMS, në pronësi të Olti Peçinit, me profesion mjek. Partneriteti, në bazë të ligjeve këtu në Shtetet e Bashkura, duhej të pasqyrohej në dokumentet financiare të firmës OSIS, si një kompani që shkëmbehet në bursë. Kontrata u kritikua në Shqipëri si nga biznesi për tarifat e larta për skanimin e ngarkesave, por edhe nga opozita e asaj kohe. Kjo tërhoqi vëmendjen e firmës investuese Muddy Waters Research, e cila filloi hetimet e veta dhe zbuloi se firma OSIS e kishte mbajtur të fshehtë kalimin e 49 për qindësisht tek firma ICMS dhe për më tepër, ky 49 përqindësh, me një vlerë mbi 100 milionë dollarë, ishte blerë për vetëm 4 dollarë e gjysmë. Pas hetimeve të mëtejshme, Muddy Waters, në një raport të botuar javën e kaluar, arrin në përfundimin se firma OSIS e ka fituar kontratën në Shqipëri përmes korrupsionit, duke u dhënë ryshfet zyrtarëve shqiptarë.

Kush e filloi?
“Rapiscan Systems Inc.” me bazë në Kaliforni dhe kompania bijë e regjistruar në Shqipëri, S2 Albania fituan një kontratë koncesionare 15-vjeçare për skanimin e kontenierëve nga qeveria e ish-kryeministrit Sali Berisha në vitin 2011. Kontrata u miratua në Parlament dy vjet më vonë dhe hyri në fuqi në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013”.

Kush e vijoi?
E gjithë kjo situatë u duk se u la në harresë, por Partia Socialiste dhe mediat e ngritnin herë pas here duke vijuar me akuzat dhe kërkimin e rihapjes së çështjes.

Çfarë tha Partia Socialiste?

Deputetja e PS-së Blerina Gjylameti: “E gjithë kjo aferë ndodhi vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve të 2013-s, kur qeveria Berisha, e sigurt për humbjen, tentoi të vidhte gjithçka që kishte mbetur ende për t’u vjedhur në vend. Partia Socialiste kurrë nuk ka heshtur, dhe ne në opozitë kemi denoncuar pothuajse në mënyrë të përditshme atë kontratë të lidhur në dëm të taksapaguesve shqiptarë. Megjithatë, tashmë nuk jemi më vetëm ne ata që kemi denoncuar dhe kemi ridenoncuar këtë aferë korruptive. Mediat ndërkombëtare dhe ekspertë ndërkombëtarë japin prova të pakundërshtueshme të faktit që përmes këtij tenderi, ish kryeministri Berisha futi në xhepat e tij mbi 100 milionë euro me një firmë të vetme”,- deklaroi ajo.

Çfarë bëri Prokuroria jonë?

Sipas, Partisë Socialiste, provat kanë pothuajse pesë vjet që janë mbi tryezën e Prokurorisë dhe nuk është hapur apo trajtuar si çështje. Kujtojmë këtu edhe deklaratën e deputetit, Erion Braçe kur tha se:
“Asgjë nuk e pengon Prokurorinë e Republikës që në mënyrë proaktive të fillojë hetimin për këtë çështje. Nëse nuk kanë dokumenta vihem në dispozicion të tyre tu jap të gjithë dosjen me firmë, me vulë, të njomë, të panjomë, si ti duan.”
Çfarë bëri Partia Demokratike?

E vetmja gje nga selia blu ishte një prenocnim i ish kryeministri Sali Berisha meqënëse është i akuzuari kryesor: “Unë ju ftoj të klikoni dhe gjeni shkrimin në Bloomberg. Në asnjë fjalë e rresht nuk citohet Sali Berisha, emri i të afërmve të tyre, kompani të lidhura me Sali Berishën. Të gjitha këto janë shpifje të ulëta të Edi Ramës. E vërteta është kjo: E nisur strikt ndaj interesave të sigurisë kombëtare, pikat e kalimit të kufirit, porteve dhe aeroporteve. Aeroportin e ka një firmë edhe pse e ka më një marrëveshje të pafavorshme. Aty ka një çedim shumë të madh, që prej grabitjes. Së dyti, doja të siguroja portet. Për këtë hapa një tender. Kush e fitoi? Vilma Nushi, pa asnjë eksperiencë, muratori që nuk kishte as 2 mijë euro në llogari, ortaku i Olsi Ramës, apo njëshi i botës? E fitoi njëshi i botës. Rapiskani është njëshi i botës për skanerat. Cili do të shkojë e të marrë dokumentet. Rama e kundërshtoi këtë. Aktin e parë që ai bëri, Rama e anuloi me një urdhër- ekzekutiv një vendim të parlamentit duke ia çuar të gjitha në favor të kompanisë. ”

Pse Berisha është në siklet nga kjo situatë?
Është në siklet sepse ndoshta e kupton që nuk është rastësi që kjo dosje është hapur në “Bloomberg” kanali më i madh televiziv i çështjeve ekonomike në SHBA  në këtë periudhë, sikundër edhe nga “Zëri i Amerikës” që përfaqëson qëndrimin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Kjo veç të tjerash parathotë se kjo dosje në mungesë së hetimit deri më sot, mund të jetë ndër të parat që mund të hetohen nga Prokuroria, sapo të zgjidhet pasaardhësi i Adriatik Llallës të hënën nga Parlamenti, në këtë detyrë.
Deklarata nga SHBA:
Në një intervistë të gjatë për Zërin e Amerikës, nga San Francisko, ku janë zyrat e kompanisë, shefi i firmës “Muddy Waters”, Carson Block, shpjegon arsyet se përse është i bindur se marrëveshja e Rapiskanit është një rast korrupsioni.
Sipas tij kjo është një aferë korruptive e qeveritarëve shqiptarë të kohës kur u dha koncesioni.
“Këtu për mua ka një fshehje të qëllimshme. Nuk arsye që diçka të fshihet kur gjërat bëhen me transparencë të plotë. Oferta të këtij lloji për operacione të përbashkëta bëhen gjithmonë në rastet e kontratave dhe tenderave qeveritarë, prandaj nuk kishte asnjë arsye për ta fshehur këtë, nëse gjërat do të ishin bërë në dritë të diellit”,- tha ai.
Përgatiti: AlpeNews.al
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Kryeministri Rama mbledh ministrat dhe deputetet, shikoni si po festojnë së bashku
Previous article Dëshmia e plotë e Tahirit në gjyq: Rri edhe në burg, por ajo që më dhemb…

F.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT