Kur na ndajnë vetem 20 ditë nga procesi i votimit, “ethet” e fushatës duket se kanë filluar të ndihen si tek qytetarët ashtu edhe tek kandidatët e partive në garë.
Njeri prej tyre është edhe Alfred Muharremi, i riu që të vetmen familje kishte fshatin SOS, sot që ka krijuar familjen e tij.
Pasi ka mbaruar Fakultetin e Ekonomisë dhe punon në sektorin bankar, ai renditet i 25 në listën e Partisë Socialiste dhe garon në Qarkun e Tiranës.
Në nje interviste ekskluzive për AlpeNews.al, Alfredi rrëfen mbi momentin kur vendosi te ishte pjesë e socialistëve dhe lidhjen që ka me këtë parti.
1.Si ju erdhi ftesa për tu bërë pjesë e Partisë Socialiste dhe cila ishte arsyeja thelbësore që e pranuat?
Për herë të parë sistemi zgjedhor është risi për qytetaret që do të kenë mundësi të zgjedhin edhe forcën politike edhe kandidatin për deputet që i përfaqëson. Ne kuader te strategjise se forces politike me te madhe ne vend, Partia Socialiste e Shqiperise vendosi per te perfshire 20 te rinje ne listat fituese te 12 qarqeve te vendit. Per kete mundesi ndaj te rinjeve, PS lancoi platformen “Deputeti qe duam” ku une si shume prej 1581 te rinjeve, aplikova per te vetmen arsye “Perfaqesimi i komunitetit te femijeve edhe te rinjeve pa kujdes prinderor”.
Prej 30 vitesh familja ime qe u krijua prej fatit ishte e perjashtuar, ndjenjen e te shtypurit, e vuajtur, e diskriminuar edhe ne kushtet e mbijeteses duhet te kthenim kete faqe te hidhur edhe te punojme per integrimin e saj.
2.Si të duken sulmet që kanë nisur si ndaj teje ashtu edhe ndaj çdo kandidati të ri në mediat e opozitës?
Une si individ qe pasi perfundova studimet e larta ne 2011, sebashku me te rinje qe na ndante e njejta histori krijuam nje levizje edhe angazhim shoqeror per te ardhur ne ndihme te gjithe familjes sone se madhe. Fale gjithe perpjekjeve tona ne ja kemi dale duke krijuar nje sistem te shtrire ne gjithe vendin ku rreth 1357 individ dhe 218 sipermarje ofrojne mbeshtetje te drejtperdrejte financiare per 591 familje, ndertimin edhe rikonstruksionin e 12 banesave individuale, punesimin e 287 te rinjeve, mundesimin e studimeve te larta per 674 te rinjeve edhe organizimin e mese 42 projekteve lokale edhe kombetare.
Në një sipërmarrje të tillë shoqërore edhe me impakt të gjerë, gjithmonë do të ketë akuza.
Por me lejoni tju informoje kete sipermarje edhe kontribut qe donim te realizonim, ne fillimet tona kerkonim ta benim si organizate qe operonim me Shoqaten “E Ardhmja Jone” por pasi perjetuam sulmet me te pista nga konkurentet tane vetem sepse mbeshtetja ndaj nesh po fuqizohet masivisht. Gjithmone akuzat ishin sepse aludohej se mund te kishte rrjedhje te donacione jashte qellimit te destinacionit. Ne kete menyre pasi ne si organizate patem disa hetime nga organet kopetente edhe u faktua pastertia e perdorimit te fondeve, gjithashtu edhe te humbjes se besimin me shume organizata te shoqerise civile qe ne bashkepunonim, vendosem unanimisht qe kete levizje ta konceptojme edhe ta orientojme ndryshe pa vendosur veten ne strese te panevojshme per nje qellim te mire.
Ajo qe do ndodhte ishe mbeshtetja qe donatori do te ofronte do te ishte direkt tek perfituesi duke pasur mbeshtetjen tone vetem ne ndertimin e infrastruktures se nevojshme. Kjo strategji per ne si te rinje sot shume e suksesshme sa sot ne kemi besimin jo vetem te donatoreve por te gjithe familjeve perfituese per te cilen ne jemi vleresuar me cmime te rendesishme kombetare edhe nderkombetare gjate viteve 2018-2020.
3.Çfarë dallimi ndjen mes trajtimit që të bënte media para se të angazhoheshe në politikë dhe pasi emri yt u shpall zyrtarisht si kandidat për deputet i PS?
Media ne drejtimin tim nuk ka pasur dallime në trajtim. Falë medias si pushteti ynë i dytë per advokimin e te drejtave te femijeve edhe te rinjeve pa kujdes prinderor ka pasur impakt te jashtezakonshem…
Pushteti i pare gjithmone mbetet shoqeria humane.
4.Kush është Alfredi jashtë politikës?
Alfredi edhe nese do jete pjese e politikes, do te jete gjithmone ai Alfred qe kane njohur me mijera njerez. Une fale mbeshtetjes se SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi, arrita te perfundoje studimet me rezultate te shkelqyera dhe te punesohem ne nje nga bankat e nivelit te dyte qe une e kam si familjen time sepse ajo ruan nje rol te rendesishem ne kontributin e vazhdueshem per Fshatin SOS. Aktualisht kam ndertuar familjen time edhe kam nje djale eshte bota ime.
Alfredi jashte politikes edhe brenda saj do jete njeriu qe shume e njohin per vlerat qe me karakterizojne si ciltersia, besnikeria, mirenjohja dhe me integritet te larte.
5. Cili është plani yt për kategorinë e fëmijëve në nevojë?
Shqiperia eshte nje vend i vogel por me zemer te madhe. Fale Partise Socialiste te Shqiperise pas edhe dy fatkeqesive natyrore, vendi yne sot ka nje tjeter panorame ku zhvillimi i infrastruktures, modernizimi i qyeteteve edhe fshtrave, sistemi i ri shendetesore edhe reformat ne drejtesi kane bere me te sigurte jetesen e cdo qytetari ne kete vend.
Por e gjithe vemendja e shoqerise edhe politikes duhet te jete e orientuar ne sigurine ndaj femijeve edhe kjo duke filluar ndaj atyre femijeve qe jane te pamundur te kene nje femijeri si gjithe te tjeret. Per kete une do jem zeri me i fuqishem qe cdo femije i pamundur te gezoje te drejten qe ta jetoje boten e tij si gjithe bashkemoshataret e tij. Sot ne vendin tone kemi rreth 28 mije femije pa kujdesin prinderor dhe plani im i menjehershem eshte reformatimi i ligjit 8153 ” Per statusin e Jetimit”. Nje ligj qe do tu jape siguri edhe garantim tre shtyllave kryesore si “Arsimim, Punesim dhe Strehim”.
6. Si ka qenë në të vërtete fëmijeria juaj?
Femijeria ime gjate periudhes se qendrimit tim ne Shtepine e Femijes Shkoder ka qene e hidhur edhe sdua ti kujtoje ato momente per te cilat ka një kryefjalë “Dhunë”. Fëmijëria ime edhe jeta ime ndryshoi ku dora e Lalit dhe Silvës të Fshatit SOS më morën me vete edhe më dhuruan botën qe sot është bërë motivi im për ta promovuar dhe mbështetur.
7. Si po shkon fushata juaj për 25 prillin? Si po punon për të maksimizuar votën e PS dhe tënden personalisht?
Fushata ime po shkon jashtezakonisht shume mire edhe kam nje perkrahje nga komuniteti edhe mbeshtetesit e tyre. Puna ime per te maksimizuar voten eshte vetem mesazhi qe po percjellim kudo qe me ne fund kemi mundesine te gjithe si vend te ndryshojme fatet e kategorise sone.
8. Sa mandate mendon se do marri PS në Tiranë në këto zgjedhje?
Une duke qene se vij nga jashte strukturat e PS, puna ime eshte ne cdo zone te qarkut te Tiranes edhe votat gjithashtu do perqendrohen ne shume zona ku kryesisht eshte edhe gjithe rrethi yne i mbeshtetjes. Sot ne vendin tone, dukshem forca politike me e madhe e cila ka krijuar edhe besimin me te madh eshte Partia Socialiste e Shqiperise dhe jam i bindur se ne Tirane do te perfaqesohemi me 22 deputet.
10. Çfarë kauze mendon që të përfaqësosh e të zgjidhësh gjatë mandatit tuaj të parë në Parlament?
Kauza ime eshte ajo per te cilen kam 8 vjet qe punoj: Integrimi i femijeve edhe te rinjeve pa kujdes prinderor edhe sigurimin e jetes se femijeve ne nevoje.
11. A është i plotë kuadri ligjor për jetimët?
Ligji 8153 “Per statusin e jetimit” duhet ndryshuar menjehere pasi eshte diskrimunes, percares dhe ska asnje efekt ne zbatushmerine e saj per te cilen e citoje shpesh “0 Zbatueshmeri”.
Ligji i reformatuar duhet menjehere ti jape prioritet edhe zgjidhje tre shtyllave kryesore “Arsimim-Punesim-Strehim” te garantuar.
12. A do të jetë politika prioriteti i së ardhmes tënde?
Politiken nuk e shoh si nje karrige, por si mundesi qe per 1440 dite te mandatit tim te pare, te jem sebashku me kategorite e ndryshme sociale ne terren qe te zgjidhim cdo problematike qe na shqeteson cdo dite. Une do paraqes kete model ndryshe te nje deputeti ku te gjithe do e shohin cdo dite ne zyrat e institucioneve te pushtetit lokal apo qendror.
***Nje mesazh per te gjithe kategorinë e fëmijeve jetim që sot marrin shembullin tend.
Motra edhe vellezer qe sot per here te pare kemi mundesine e perfaqesimit te familjes sone te madhe ne parlament, te bashkohemi sebashku qe te bejme te mundur endrren tone realitet “Krijimin e familjes sone te munguar”.
Ju faleminderit!