Adriatik Llallës dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara
Departamenti Amerikan i Shtetit i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla.
Vendimi, i bërë publik të mërkurën, thekson se Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni.
Ligjet amerikane parshikojnë që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Ligji po ashtu parashikon që Sekretari i Shtetit ka të drejtë që sanksionet ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre, t’i miratojë privatisht ose publikisht.
Përveç zotit Llalla, Sekretari Tillerson ka miratur ndalimin e hyrjes në Amerikë edhe të bashkëshortes së tij Ardjana Llalla, të vajzës Eni Llalla dhe një fëmije tjetër të tij, që nuk ka shtetësinë amerikane.
VOA
Ky ështe teksti i plotë i lajmit të “Zërit të Amerikës”, në orë e para te dites se sotme (me oren shqiptare), ku njoftoi lajmin e bujshem. Eshte hera e pare ne historine e Shqiperise, qe sekretari i Departamentit Amerikan te Shtetit firmos per futjen ne “listen e zeze” gjithe familjen e nje ish zyrtari te larte te shtetit shqiptar. E kjo per shkak se SHBA ka prova te pakundershtueshme tashme, te cilat shume shpejt do te behen publike, per ate qe ajo e quan “perfshirjen e Adriatik Llallës ne “raste madhore korrupsioni”.
Treguesi me i mire i kesaj perfshirje, eshte menyra e jeteses se nje individi, bashkeshortes dhe femijeve te tij.
“Alpenews.al” do te nise sot publikimin e serialit te provave qe vertetojne se standardi i jeteses se kesaj familje, kryefamiljari i se ciles eshte perfshire “ne raste madhore korrupsioni” bejne nje jete qe e kalon mijera here mundesine, ne raport me pagat e dy nepunesve te shtetit shqiptar, siç jane zoti dhe zonja Llalla.
Nje veshje e femijeve te çiftit Llalla shkon deri ne shifrat e rreth 10 mije eurove, te firmave nga me te shtrenjtat e top listes se modes boterore.
Makinat superluksoze ku vetem njera kushton rreth 250 mije euro, skafet dhe motorret e ujit e deri helikopteret, jane pjese e perditshmerise se jeteses se familjes Llalla. Por ka edhe me shume se kaq. Ju sigurojme per kete.
Ketu nuk po permendim ambjentet ekskluzive te rezervuar vetem per “sheiket” ku argetohej familja Llalla, as pijet super te shtrenjta dhe detaje te tjera perveluese, qe do te zbulohen nje e nga nje.
Njera prej ketyre provave qe disponohet nga redaksia jone, pritet te jete pjese e dosjes per hetimin penal qe ambasadori amerikan ne Tirane Donald Lu, paralajmeroi per ish Kryeprokurorin, pasi te shtunen e javes se kaluar, ai iu shmang vettingut, duke u terhequr nga sistemi i drejtesise.
Alpenews.al


