• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKSKLUZIVE/ Monika Stafa rrëfen prapaskenat e rikthimit në “Top Channel”. Libri i ri, një SURPRIZË e bukur
Home
Aktualitet
Media

EKSKLUZIVE/ Monika Stafa rrëfen prapaskenat e rikthimit në “Top Channel”. Libri i ri, një SURPRIZË e bukur

26 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Intervista, Media

Monika Stafa. Teksa thua emrin e saj, menjëherë në mendje të vijnë me qindra kronika lajmesh dhe identifikimi është fare i qartë.

Aq të lidhura ngushtë ishin sa shkonin bashkë edhe në muhabetet e kafeneve: “Monika e Top-it”.

Ndonëse zgjodhi të shkëputej prej dy citesh, rikthimi i saj këtë edicion të ri televiziv ishte një nga më të bujshmit e më të dashurit për audiencën, duke regjistruar 0 komente negative.

Në një intervistë ekskluzive për AlpeNews.al, Monika rrëfen “prapaskenat” e vendimin të saj si dhe planet për të ardhmen.

  1. Rikthimi juaj në Top Channel duket se ka qenë i bujshëm. Cila është arsyeja kryesore që e morët këtë vendim?

Nuk  e kisha menduar kaq shumë në fakt. Por duket se vendi ynë mbetet një vend i vogël dhe prodhon më shumë ‘lajme’ se c’hapësirë ka. Më së shumti portalet, janë në zenith këto kohë për shkak të betejës që momentalisht e kanë të fituar me mediat tradicionale. Është më mirë ndonjëherë mos t’u referohesh. Ende s’po i përmbushin kriteret e duhura të respektit ndaj privatësisë dhe dinjitetit të tjetrit, cështje të etikës këto që i mungojnë përditshmërisë sonë me njëri tjetrin e ndoshta është shumë të pritet prej tyre. Botë klikimesh, jo vlerash. Përse u ktheva ? Sepse më pëlqente, është kaq e thjeshtë.   

  1. Eshtë në planet e tua një emision që do të mbajë autorësinë tënde, apo do vijojmë të shohim Monikën aty ku të gjithë shqiptarevë u je ngulitur si imazh, tek lajmet?

Kishte një të mirë dhe kjo sjellje e dalë në publik fillimisht pa bujë. Asnjë njeri nuk kisha njoftuar vec atyre që duhej t’u respektoja kontratat e mëparshme. Shto këtu dhe familjarët e mi. Askujt, asfare një lajm njoftues. Kam respektuar castin e parë në intimitetin e tij, marrëdhënien e dlirë që kam pasur me atë vend dhe e ruajta fort deri në fund, fanatikisht. Por më pas, kuptova se me sa duket opinionit publik i kisha munguar. Kam ndjerë caste të shkëputura gëzimi që nga dita kur u shfaqa në ekran. Nuk më pushonin urimet në celular. Ende sot nuk po mbarojnë. Pse ta fsheh e lumtur jam, kudo që shërbej me punën time. Unë kam bërë shumë gjëra në televizion, e i kam bërë me shumë dashuri të gjitha sepse kështu di unë të punoj. Ndjeja dicka sa herë kisha dicka në dorë apo dhe para kameras, kjo që do dalë duhet t’i shërbejë publikut ndaj dhe pyetjet që nuk më linin asnjëherë të qetë ishin; cfarë mesazhi ka në fund produkti im? E nëse nuk ka, cili është misioni im atëherë në këtë ndërmarrje? Nuk ka rëndësi nëse merr një emision apo jo, e rëndësishme është të kujtohesh në mungesën tënde nisur nga këto synime/qëllime që ti i vendos vetes në punën tënde. Kuptova se duket ia kisha arritur. Sfida vazhdon.      

  1. Një nga spikeret më të mira, folëse e shkëlqyer, kryetare e Këshillit të Ankesave në AMA-s si dhe autore e disa librave. Cilat janë të veçantat e secilës nga eksperiencat?

E pasur më duket jeta në të vërtetë dhe për këtë do të falenderoj të afërmit e mi që më durojnë kaq shumë. Nga njëra tek tjetra, kohë pas kohe me trazira më së shumti dhe me pak qetësi në mes, por do doja të jetoja nën këtë adrenalinë. Me sa duket është një ‘gërvishtje’ që herë pas here e kërkoj vetë. Sigurisht vetë, të miat kanë qenë zgjedhjet gjithmonë por nën një këshillim të rreptë sysh që nuk më ndahen cdo ditë dhe orë.

  1. Siç edhe është paralajmëruar, pritet që të botohet një libër me parathënie të Ismail Kadaresë. Kemi një datë të afërt, apo na duhet të presim edhe pak?

Libri do të vijë. Me të dhe një parathënie kaq e bukur. Është e bukur sepse do t’i shërbejë historisë, historisë së Shqipërisë. Ishte një surprizë për mua, e pamendueshme. Ca gjëra ndodhin për një arsye e unë dua t’i besoj arsyes që unë mendoj. Më shumë do të shkruhemi sërish e dashur Bora.

Përgatiti: AlpeNews.al

/Bora Xhani

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME/ Leganes – Barcelona: Katalanasit tronditen për 80 sekonda (VIDEO)
Previous article BALLA E AKUZOI PËR KLEMENT BALILIN/ Panariti: Kur je i zhytur në baltë, tenton të spërkatësh të tjerët

F.autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE MASIVE NË SHQIPËRI, BERLIN E MYNIH/ Edhe diaspora në Itali mban tubime, qytetarët: Rama ik Aktualitet

PAS PROTESTAVE MASIVE NË SHQIPËRI, BERLIN E MYNIH/ Edhe diaspora në Itali mban tubime, qytetarët: Rama ik

GARA PËR DREJTORË POLICIE NË KATËR QARQE/ Përfundon procesi i pikëzimit! Të parët renditen Adriatik Tafçiu, Ervin Hodaj dhe Edvin Ndreu Aktualitet

GARA PËR DREJTORË POLICIE NË KATËR QARQE/ Përfundon procesi i pikëzimit! Të parët renditen Adriatik Tafçiu, Ervin Hodaj dhe Edvin Ndreu

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri Aktualitet

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT