• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BALLA E AKUZOI PËR KLEMENT BALILIN/ Panariti: Kur je i zhytur në baltë, tenton të spërkatësh të tjerët
Home
Shqipëri

BALLA E AKUZOI PËR KLEMENT BALILIN/ Panariti: Kur je i zhytur në baltë, tenton të spërkatësh të tjerët

26 September, 2018 Isa.Autor Politikë, Shqipëri

Ish-Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i cilëson shpifje të ulëta akuzat e deputetit soacialist Taulant Balla, se në kohën kur ishte Ministër ka firmosur kontratat për ti dhënë me qira tokat shtetërorë, Klement Balilit.

I ftuar në Ora News, Panariti tha se Ministri nuk jep kontrata qiraje por as komisionet që janë marrë me atë punë nuk kanë firmosur asnjë kontratë qiraje me ndonjë person me precedent kriminal.

Panariti: Është një gjë shumë qersharake por mesa duket kur je i zhytur thellë në baltë tenton të spërkatësh dhe të tjerët që absolitisht nuk kanë të bëjnë as me krimin e organizuar, as me trafiqet e drogës, as me kanabizimin e vendit. Këtë histori e kam dëgjuar dhe më parë, nga një akuzë e deputetit Braçe që e hodhi për herë të parë në tregun politik këtë tendencë për të instrumentalizuar një të pavërtetë dhe për ta përdorur atë si një shashkë në luftën politike.

Nuk ka asnjë dokument të firmosur nga Edmond Panariti, mund ti kërkoni. Ministri nuk është qiradhënës, nuk firmos Ministri kontrata qiraje. Ka komisione që mblidhen dhe marrin në shqyrtim kërkesat. Por edhe komisionet që kanë firmosur, nuk ka absolutisht asnjë dokument kontratë qiraje me persona në kërkim, persona në hetim, persona me precedent penal. Nuk ka të bëjë kjo me Klement Balilin që nuk është në asnjë nga dokumentat e kontraktuara nga Ministria e Bujqësisë. Këto janë lehtësisht të verifikueshme. Nëse do ta shtrish këtë histori për ta parë tek kushëriri i dytë, i tretë apo i katërt, unë nuk besoj se jemi në kohën e komunizimit.

Ministria e Bujqësisë, unë personalisht nuk kemi nënshkruar në ansjë rrethanë një dokument që të kontraktojë një subjekt që garon që të ketë pasur precedent penalë, të ketë qenë në kërkim. Të tjerat janë përbaltje dhe tendencë për ta instrumentalizuar politikisht një fragment të tillë në kuadrin e luftës politike por kjo është një luftë shumë e pisët. Është si të godashësh kundërshtarin poshtë brezit.Mekanizëm i pisët dhe aspak i denjë për lojtarë politik.

Seancën e së hënës, socialisti Taulant Balla hodhi akuza ndaj ish-aleatit të tij Edmond Panariti, se ka qenë ai që ka lidhur kontratë me Balilajt.

Taulant Balla: “Një kontratë të firmosur nga paardhësi juaj zoti Panariti me Balilajt, ende nuk ka marrë zgjidhjen e duhur për shkak se kontrata është qepur aq mirë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKSKLUZIVE/ Monika Stafa rrëfen prapaskenat e rikthimit në "Top Channel". Libri i ri, një SURPRIZË e bukur
Previous article "TËRBOHEN FANSAT"/ Pas blerjes së Versaces nga Michael Kors ndryshon emri (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT