Me të gjithë situatën politike të krikuar në vend që pas vendimit të opozitës për mos të hyre në zgjedhje, partia socialiste duket se është më gati se kurrë të nisë fushatën.
Pas zyrarizimit të kandidatëve për 61 Bashkitë nga kryeministri Rama, puna duket se ka nisur.
Një prej tyre eshte edhe kandidati i Bashkisë Gramsh, Klodian Taçe i cili në një interviste për AlpeNews.al flet mbi sfidat e kandidimit të tij të parë.
Me sloganin “Qyteti, shtepia juaj”, kandidati i PS shpalos pesë prioritet e tij kryesore të cilat pret ti vendosë në zbatim me rastin e fitimit të mandatit.
Ndër të tjera, Taçe siguron se dita e votimit në Gramsh do të jetë e qetë dhe pa incidente.
*Intervista e plotë:
Si ka nisur rrugëtimi juaj me Partinë Socialiste?
Si fillim ju falënderoj ju për këtë intervistë.
Të dy prinderit e mi rrjedhin nga familje atdhetare e patriotike, dhe unë jam edukuar me këtë frymë.
Familja ime është familje dëshmorësh pasi gjyshi nga nëna ra dëshmor në luftën për clirimin e vëndit nga pushtuesit Nazi – Fashistë.
Dhe me ardhjen e demokracisë familja ime zgjodhi të fëstojë 29 Nëntorin si festën e Clirimit të Shqipërisë.
Kjo ishte një formë shakaje për të treguar se familja ime dhe të afërmit e mi tradicionalisht kanë qënë mbështetës të Partisë Socialiste. Marrëdhënia ime me Partinë Socialiste ka nisur si dëshirë për të kontribuar në zhvillimin politik të Gramshit, jam pjesë e strukturave të partisë prej më shumë se 14 vitesh.
Si pjesë e Forumit Studentor e më pas si anetar organizate duke kontribuar kryesisht në Organizatën Pishaj, e duke vazhduar si anetar i këshillit në komunën Pishaj dhe më pas duke drejtuar strukturat e partisë të kësaj komune, tashmë njësi administrative, e cila është edhe njësia administrative më e madhe në bashkinë tonë.
Prej vitit 2016 drejtoj partinë socialiste në bashkinë e Gramshit.
“Momenti kur vendosa të garoj për Bashkinë e Gramshit”
Kandidimi im ka rrjedhur natyrshëm.
Pas fitores spektakolare të Partisë Socialiste në bashkinë tonë në zgjedhjet e 2017, ka qënë një pjesë e mbështetësve, sigurisht edhe strukturat e partisë ata të cilët më kanë mbështetur e stimuluar në marrjen e këtij vendimi.
Dëshira ime më e madhe është të luaj rol aktiv në të mirë të komunitetit, kjo edhe përtej të qënurit kryetar partie. Një rol të drejtpërdrejtë për të ndryshuar diçka në aspektin ekonomik, social dhe kulturor e ka kreu i bashkisë dhe ishte pikërisht dëshira për të dhënë kontribut në këto shtylla që më krijoi deshirën dhe ambicien per te qene sot kandidati i partisë socialiste për bashkinë.
Çfarë mendoni për punën e bërë deri tani në qytet?
Unë e kam thënë edhe ditën e prezantimit tim si kandidat për bashkinë, se për qytetin e Gramshit është bërë shumë punë, sidomos vitet e fundit dhe vazhdohet të punohet. Sigurisht që ka edhe vend për të punuar shumë më shumë dhe për ti përmirësuar gjerat. Nuk dua ti mohoj askujt kontributin sepse dëshira e mirë dhe puna nuk ka munguar por ndonjëherë duhet të bësh ate që është me e nevojshme.
Cila është mangësia më e madhe që ka sot qyteti I Gramshit?
Problemet e qytetit në fakt janë plagë e hapur për banorët e Gramshit sepse duke qënë një xhep dhe jo një qytet, pjesë e ndonjë segmenti të rëndësishëm rrugor, e ka lënë qytetin me një infrastrukturë rrugore të dobët, kryesisht fshatrat. Kjo ka bërë që shumë zona rurale të zbrazen dhe ti drejtohen qytetit. Por nëse nuk punon fshati, nuk ka çfar ha qyteti, thotë një shprehje, ndaj infrastruktura rrugore është një ndër problemet e cila pastaj zinxhir sjellë edhe papunësinë dhe rrjedhimisht edhe varfërinë për qytetarët.
Në përmbyllje të vitit të kaluar, një prej studimeve e nxorri Gramshin si një nga qytetet më problematike sa i përket papunësisë.
Keni ju një zgjidhje për këtë?
Sigurisht ashtu si e kam përmendur më sipër papunësia është plagë e hapur për qytetin tonë. Kjo nuk rregullohet sa hap e mbyll sytë pasi papunesia mbetet sfide edhe per vendet me te zhvilluara te botes ndaj edhe për ne do jetë një sfidë shumë e vështirë.
Me perfundimin e punimeve te HEC Banjë dhe duke afruar po në përfundim punimet e HEC Moglice për ne lind domosdoshmeria e hapjes së fronteve të reja të punës duke bashkerenduar dhe stimuluar bizneset e ndryshme të investojnë në bashkinë Gramsh.
Duke qënë se papunësia vjen kryesisht nga izolimi infrastrukturor mendoj se mirëmbajtja e rrugëve dhe ndërhyrja në disa zona do bëjë të mundur që banorët e atyre zonave të kenë mundësi të angazhohen në veprimtarite e prodhimit bujqësor dhe blegtoral.
Pikë tjetër për tu theksuar është se Gramshi ka shumë godina të trashëguara nga koha e sistemit komunist, të cilat janë të lira dhe duke shfrytëzuar këtë si mundësi ne do te ndermarrim politika favorizuese duke lehtesuar tarifat dhe taksat për ndermarrjet fasone dhe jo vetëm.
Ne do i njohim si pagese qeraje investimin qe sipermarresit do te kryejne ne godinat qe do ti vihen ne dispozicion nga bashkia, deri ne nivelin 0 (Zero) per 2 vitet e para
Nje forme tjeter per te nxitur punesimin do te jete perjashtimi nga taksat dhe tarifat vendore per bizneset e vogla dhe te mesme qe do të thotë, nëse një qytetar hap një biznes të ri me më shumë se 5 ( Pese) punonjës të siguruar ai do të përjashtohen nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore për 12 muajt e parë po kështu për 24 muaj nëse ka më shumë se 7 (Shtatë) punonjës të siguruar.
A janë shfrytëzuar sa dhe siç duhet resurset natyrore të Gramshit?
Te jemi te sinqerte resurset natyrore te Gramshit jane shfrytezuar shume pak per mos te thene fare kjo edhe si shkak i infrastuktures se dobet rrugore.
Por me perfundimin e projektit te “HEC Banje” , krijimin e liqenit ne luginen e Devollit si edhe ndertimin e rruges se re panoramike buze liqenit me standarte bashkekohore e kane afruar qytetin tone duke e ber lehtesisht te vizitueshem. Vitet e fundit Gramshi po njihet si nje guide turistike,jo vetëm nga shqiptarët por edhe nga të huajt si nje atraksion per mos tu humbur, kjo fal bukurive qe nena natyre na ka dhuruar.
Si rrjedhoje sektori i turizmit ka filluar te zhvillohet si një risi për zonën tonë dhe kete mundesi ne duhet ta kthejmë në nje strategji ekonomike per komunitetin tone.
Numri i turistëve ka ardhur në rritje nga viti në vit megjithate ne kemi ende shumë për të përmirësuar ne menyre qe ti krijojme atyre kushte me te mira per te shijuar bukurite e Gramshit ne menyre qe heren tjeter ata te rikthehen perseri si turiste por kete radhe me te shumte ne numer.Dhe kjo do te jete sfida jone ne 4 vjecarin e ardhshem.
Rendisni pesë prioritet tuaja kryesore me rastin e fitimit të mandatit.
Duke qënë se ishim te resurset natyrore po e filloj me Turizmin. Turizmi do jetë nje nga 5 prioritetet e mia për 4 vjecarin e ardhshëm.
Turizmi dhe prezantimi i zonës së Gramshit si një qytet me atraksione të shumta turistike do te jete kryefjala e bashkise mandatin e ardhshem.
Promovimi i resurseve turistike dhe zhvillimi i infrastruktures rrugore pothuajse ne te gjitha destinacionet turistike, do jet një ndër prioritetet e mia në bashkinë e Gramshit. Synimi im në krye të bashkisë është që brenda 3-mujorit të parë si kryetar, të organizoj nje takim me operatoret dhe agjencitë turistike duke i prezantuar planet dhe programin tim për turizmin si edhe marrjen e sugjerimeve apo projekteve qe operatoret turistike mund të propozojnë. Duam apo sduam sot jetojmë ne botën ku informacioni merret online shumë shpejt dhe për këto arsye promovimi resurseve tona me së shumti do te bëhet nëpërmjet faqeve ËEB apo rrjetet sociale si Tëitter, Facebook apo edhe Instagram.Edhe krijimi i broshurave me informacione e foto. Informacion mbi destinacionet, restorantet, hotele, gatimet tradicionale e ndërthurur me përmirësimin e infrastrukturës rrugore,
Dhe ja ku dolem te nje prioritetet tjeter shume te rendesishem sic eshte INFRASTUKTURA.
Infrastruktura rrugore eshte edhe do te jete një ndër prioritetet e mia kyçe, se bashku me infrastrukturën e sektorit ujësjellës .
Infrastruktura e rrugeve rurale eshte një ndër problematikat kryesore ne bashkin tone e cila ndikon drejtperdrejtë te jeta e qytetareve.
Te jemi te sinqerte me buxhetin e bashkise ndërtimi i ketyre segmenteve rrugore është thuajse i pamundur , prandaj na duhet një reforme e thelle dhe rrenjesore në këtë sektor duke bashkuar dy drejtoritë ate të Rrugeve Rurale dhe Drejtorise së Komunales ne nje sector të vetem,vertete funksional per hapjen,mirmbajtjen dhe ndertimin e rrugeve .
Duke bashkerenduar punet me Drejtorin e Zhvillimit dhe Mbrojtjes se Territorit per te bërë te mundur realizimin e projekteve,preventivëve,mbikqyrjes dhe realizimit të ndertimit të rrugeve me punonjesit dhe mjetet e bashkise.
Realizimi i ketij projekti do te bëhët me Transferten e Pakushtezuar te cilen qeveria lëvron për bashkinë tonë.Kështu do bëhët e mundur kursimi i fondeve dhe perdorimi i tyre me efikasitet duke punuar në shume fronte njëkohësisht ,vetem ne kete menyre bejme te mundur hapjen e rrugeve në cdo fshat të njesive administrative si dhe rikonstruksionin e rrugeve qe lidhin njësit administrative me rrugët nacionale brenda 4 viteve.
Tjetër prioritet shumë i rëndësishëm për mua mbetet rritja e Punësimit.
Per kete ceshtje nuk po zgjatem pasi e trajtuam pak me siper.
Arti, Kultura dhe Sporti
Të treja pjesë shumë të rëndësishme të shoqërisë dhe komunitetit tonë ndaj edhe do kenë vëmendjen time të vecantë në programin për 4-vjecarin e ardhshëm në drejtimin e bashkisë.
Fokusi im është që të ndërtojmë politika afatgjate në zhvillimin e Artit , Sportit dhe Kultures.
Që do të thotë vëmendja dhe investimi do të fokusohet tek moshat e vogla.
Tjetër prioritet por jo më pak i rëndësishëm për mua është PJESËMARRJA QYTETARE NË VENDIM-MARRJE me nismën “Qyteti është shtëpia jonë”, dhe duke e parë në këtë këndvështrim ne jemi pjesëtaret e një familje të madhe.
Dhe si në cdo familje normale të gjithë kemi të drejtat dhe duhet të themi fjalën tonë. Krijimi i një faqe Web ku çdo qytetar mund të informohet mbi iniciativat e reja të bashkisë dhe me anë të një forumi apo me sondazhe të ndryshme t’i jepet mundesi të thojë apo të shprehë mendimet e tij. Në një pjesë të veçantë të faqes do instalohet një rubrikë pyetje-përgjigje me kryetarin ku qytetarët të kenë mundësi të komunikojnë çdo ditë me të.
Si do i siguroni standardet më të larta të procesit për ditën e votimit në kushtet kur opozita jasht-parlamentare nuk do të marrë pjesë (me sa duket) në garën e 30 qershorit?
Unë kam përpara një kundërshtar, kandidat që garon nga partia Bindja Demokratike dhe secili do shpalosi programin dhe idetë e veta. Sa për kërcënimet e opozitës, unë jam me parimin se e drejta jote përfundon atje ku cënohet liria e tjetrit dhë për liritë dhe të drejtat, kodi penal flet qartë dhe nuk toleron. Qytetarët ftohen të votojnë normalisht dhe të jenë të sigurt se institucionet ligjzbatuese na kanë siguruar se ka për të qënë një ditë normale votimi.
Përse Klodian Tace i duhet qytetit të Gramshit?
Sepse unë e dua qytetin tim pasi këtu u linda, u rrita dhe krijova familje.
I detyrohem shume ketij vendi dhe bashkeqytetarëve të mi se fal tyre jam këtu sot.
Dhe gjithcka u detyrohem do jua kthej pas ne shenjë falenderimi duke punuar me vullnetin, vizionin dhe përgjegjësinë që më karakterizon për një Gramsh më të bukur, më të mirë,më të begatë e më shpresdhënës , për një Gramsh sic e duam të gjithë bashkë.
Unë do jem qytetari i parë por njëkohësisht edhe shërbëtori i parë përballë bashkëqytetarëve të mi.
Gramshi që unë kam projektuar është ai qytet ku unë dua te shoh të rriten e të krijojnë familje edhe fëmijët e mi.
Faleminderit!
Rreth Klodian Tançes
Unë kam kryer studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, dega Matematikë.Më pas kam punuar si Ing-Teknik i Aparaturave Mjekësore kjo edhe fal kualifikimeve si, “Service training course in Marl Germany Medical Econet Compact Patient Monitor, ECG Cardio M/M+, Sonost3000, Dexxum T”.
Përgatiti: AlpeNews.al