• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EKSKLUZIVE/ Kandidati i PS në Dibër: Unë si “guri i rëndë në vendin e vet”. Berishës dhe sajesave të tij i them… (INTERVISTA)
Home
Ekskluzive

EKSKLUZIVE/ Kandidati i PS në Dibër: Unë si “guri i rëndë në vendin e vet”. Berishës dhe sajesave të tij i them… (INTERVISTA)

31 May, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Sot ka nisur zyrtarish fushata elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit. Ndonëse opozita ka deklaruar mospjesëmarrjen, Partia socialsite pasditen e 1 qershorit do të kete edhe mitingun e hapjes në Tiranë.

Në nje interviste ekskluzive për AlpeNews.al, kandidati i PS në Dibër, Dionis Imeraj flet mbi sfidat, vizionin dhe prioritetet që ka me rastin e fitimit të mandatit.

Ndër të tjera Imeraj sqaron edhe situaten e krijuar nga ish kryeministri Berisha në lidhje me të dhe perfshirjen në aksident.

Kandidati shprehet se arsyet përse Dibres i duhet Dionis Imeraj janë të shumta por ai thekson shprehjen”gur i rëndë në vendin e vet”.

Intervista e plotë:

Rrugëtimi me partinë socialiste

Rrugëtimi im ,si pjesë e strukturës së Aleancës për Shqipërinë Europiane , ka nisur që me aktivizimin në vitin 2005 me strukturat e FRESH-it,por ka ardhur duke u bërë evident dhe shumë më aktiv , pikërisht me fushatën e vitit 2015 si përgjegjës organizativ dhe në vitin 2016 ,ku në zgjedhjet vendore për kryetar të Bashkisë Dibër ,mu besua detyra e Koordinatorit Elektoral për qarkun Dibër.Aktiviteti politik vijoi në vitin 2017 ,ku në zgjedhjet parlamentare të po këtij viti kam mbajtur detyrën e Koordinatorit Elektoral në Njësinë nr 4 për qytetin e Tiranës deri në momentin e kandidimit tim për postin e kryetarit të Bashkisë Dibër.

Kjo është hera e parë që ju kandidoni,pasi u përfolët si kandidat i mundshëm në vitin 2016. Cfarë ju shtyu drejt këtij vendimi?

Cdokush duhet të dijë të jetë në kohën e duhur,në vendin e duhur dhe unë mendoj se për mua ishte pikërisht tani moment i duhur.

Si e vlerësoni punën e bërë nga paraardhësi juaj në qytet ?

Pa dyshim që e vlerësoj dhe e respektoj punën dhe angazhimin e zotit Muharrem Rama për cka ka bërë deri më sot për qytetin dhe rrethin e Dibrës.

Problematikat që ka sot, Bashkia Dibër nuk mund te zgjidhen me një të rënë të lapsit ,pra në një kohë aq të shkurtër . Cdo gjë që duhet bërë, ka kohën dhe rradhën e saj,në mënyrë të tillë që gjërat që bëjmë të jenë konkrete, të dukshme dhe të frytshme .

Cfarë do të bëni për të siguruar standartet më të larta ditën e votimit?

Besoj dhe mendoj gjithashtu, që pjesëmarrja me dëshirë , jo imponuese, drejt kutive të votimit, për të shprehur vullnetin e tyre të lirë do të jetë treguesi më i mirë i këtij standarti.

Parashikohen përplasje me datën 30 qershor ? ( Duke marrë parasysh që deri më tani opozita nuk  do të hyjë në zgjedhje.)

Për sa i takon pjesëmarrjes së opozitës në zgjedhje ,është një cështje për të cilën nuk mund të bëj asnjë koment, pasi hyrja ose jo, në këto zgjedhje është një vendim që i takon përfaqësuesve të opozitës. Për sa i përket mbarëvajtjes së ditës se zgjedhjeve, mendoj dhe besoj që mencuria dhe zgjuarsia e bashkëqytetarëve të mi dibrane, do të jetë qetësia dhe harmonia e një procesi zgjedhor korrekt.

Cfarë i mungon qytetit të Dibrës sot

E thashë dhe pak më lart, që problematikat ,që shqetësojnë sot Bashkinë Dibër janë evidente. Me bashkëpunimin, me angazhimin e të gjitha njësive administrative të Bashkisë sonë do të bëjmë të mundur që hap pas hapi të zgjidhim problemet, sipas rëndësisë së tyre.

Strategjia e fushatës

Angazhimi i gjithë shtabit elektoral do të jetë në terren, duke njohur dhe prekur nga afër ,realitetin dhe problemet që shqetësojnë sot banorët në cdo komune ,në cdo fshat , problematika për të cilat do të kemi programe dhe projekte specifike që do të ndihmojnë dhe lehtësojne jetesën e banorëve në këto zona.

Pesë prioritetet kryesore të programit tuaj si Kandidat për Kryetar i Bashkise Dibër ?

Si prioritete kryesore dhe më imediate të  programit tim do të jenë:

1. INFRASTRUKTURA që nënkupton ndërtim dhe sistemim të rrugëve në të gjitha njësitë administrative, ndërtim – sistemim të ujësjellës kanalizimeve , furnizim i rregullt pa probleme nga OSSHE , dhe një sërë shërbimesh të tjera.

2.Bujqësia , BLEGTORIA DHE FRUTIKULTURA. Dibra njihet nga te gjithë si një zonë me prodhimtari të lartë në pemëtari.Në katër vitet e ardhshme,fermerët dhe blegtorët dibranë do të kenë vëmendjen dhe mbështjetjen e duhur me skema subvecionuese dhe specifike.Do ti kushtohet rëndësia e duhur prodhimeve bio bujqësore dhe blegtorale që të sigurojmë një treg shitje për të gjithë,vëmendje cila na con në rritjen e mirëqenies dhe ekonomisë së vendit.

3.Zhvillimi i turizmit!Pozita e mrekullueshme gjeografike e zonës së Dibrës ofron mundësi dhe potencial të mjaftueshëm për zhvillimin e turizmit malor.Me zhvillimin e infrastrukturës,turistët do të kenë mundësi të shijojnë dhe vizitojnë bukuritë natyrore,gatimet tradicionale dhe aktivitetet kulturore e festive të zonës sonë,nëpërmjet guidave dhe organizimeve speciale.

Qeveria ka kategorizuar projektin “100 fshatrat” ku është përfshirë dhe zona jonë me tre fshatra turistike, “Rapdisht,Radomirë dhe Lurë,fshatra të cilat do të prekin nga afër këtë projekt madhështor të qeverisë tonë.

4.Arsim dhe shëndetësi!Arsimi dhe edukimi i brezit të ri është një mision që do të ketë mbështetjen dhe suportin maksimal në programin tim.

Motoja jonë, “Nxënës të mirë,shkolla të mira,shoqëri e mirë”,do të jetë evidente në  këtë katër vjecar të ardhshëm.

Nuk do të lë pas edhe shëndetësinë e cila do të ketë kushte optimale shërbimi dhe profesionalizëm të lartë.

5.Punësimi,prioriteti tjetër i rëndësishëm për integritetin e të rinjve dhe të rejave,grave dhe vajzave të cilët janë celsi dhe suksesi i një shoqërie me vlera dhe parime.Do të mbështesim bizneset e reja në iniciativat e tyre për progres pasi kështu afirmojmë dhe krijojmë mundësi të reja për cdo individ.

Ish-kryeministri Berisha ju ka përmendur si pjesë e një aksidenti ditë më parë. Cili është komenti juaj mbi ngjarjen?

Unë e kam dhënë komentin tim që ditën e parë që Z.Berisha sajoi një shpifje të tillë,një sajesë kryekëput të pavërtetë,që nuk i ka hije askujt e jo më një burri nga malësia.

Përse Dionis Imeraj i duhet Dibrës?

Dionis Imeraj është biri i Dibrës dhe për të gjitha ato cfarë përmenda më lart,për progresin dhe energjinë,për vizionin dhe prioritetet gjej me vend pikërisht fjalën e urtë popullore “Gur i rëndë në vendin e vet”.

*Dionis Imeraj  ka qene drejtor në Drejtorinë Rajonale Tatimore të Tiranës. Ai gjithashtu ka punuar si Drejtor i Tatim- Taksave në qytetitn e Peshkopi, ku më vonë ka njohur një progres të konsiderueshëm për të kaluar më pas në Drejtorinë e Tatimeve Tiranë.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLET PËR CONTEN NË STOLIN E INTER/ Diego Milito komenton: Do të sjellë ndryshime në ekip, dhe ka..
Previous article VDIQ NË "KORIDHALOS"/ Mediat greke: I burgosuri SHQIPTAR mbeti viktimë...

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT)

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar Aktualitet

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË DIVJAKË/ I riu kthehet në lokal pas sherrit me armë me silenciator për të vrarë 51-vjeçarin Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË DIVJAKË/ I riu kthehet në lokal pas sherrit me armë me silenciator për të vrarë 51-vjeçarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT