• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EKSKLUZIVE/ Intervistë, infeksionet vaginale dhe gjithçka që duhet të dijë një femër
Home
Intervista

EKSKLUZIVE/ Intervistë, infeksionet vaginale dhe gjithçka që duhet të dijë një femër

25 December, 2017 Redaktor2 Ekskluzive, Intervista, Shëndet

Në një intervistë ekskluzive për AlpeNews.al gjinekologia Moza Keta na informon për rrezikun e infeksioneve si tek femrat dhe meshkujt në aparatin riprodhues. Infeksionet e aparatit riprodhues janë një problem shqetësues i shëndetit riprodhues, sepse janë shkak të rritje se sëmundshmërisë tek gratë dhe meshkujt, kryesisht në moshën riprodhuese.

Infeksionet në aparatin riprodhues janë lehësishtë të trajtueshme apo nisin dhe krijojnë probleme serioze në shfaqjen e tyre?

Infeksionet që zhvillohen në pjesën e poshtme të aparatit riprodhues janë më lehtësisht të trajtueshme por, nëse lihen pa trajtim shkaktojnë probleme në pjesën e sipërme të aparatit riprodhues duke u bërë kronike dhe duke rritur vështërsinë e trajtimit. Ekziston edhe një tendencë që këto sëmundje të quhen edhe inkesione gjenito-urinare, sepse ato prekin jo vetëm zonën gjenitale por, edhe rrugët urinare, fshigzën e urinës dhe uretrën. Duhet ditur se disa lloje infeksionesh mund shfaqen edhe në kavitetin e gojës, në buzë dhe në sy. Infeksionet në këto zona merret në kushte specifikë dhe mjekohen në mënyre specifike.

Cilat janë shenjat e para që shfaqen dhe janë parlajmëruese të infeksioneve?

Shenja që tregon se po fillon një infeksion mund të jenë: – rrjedhjet vaginale që ndryshojnë në masë pra vijnë më shumë ose më pak, – bëhen më të trasha sesa zakonisht, – ndryshojnë ngjyrë duke u bërë të verdha ose jeshile si dhe – mbajnë erë të pa këndshme. Në disa raste vërehen puçra ose plagë në zonën gjenitale por mund të vërehen e skuqje ose/dhe irritime lokale. Ndodh që infeksionet vaginale të paraqiten me dhimbje ose dhe djegie gjatë urinimit si dhe raportet seksuale bëhen të dhimbshme. Por ka edhe raste që personi mund të jetë i infektuar dhe të mos paraqesë asnjë nga shenjat e mësipërme.

Kur gruaja dyshon për infeksion në zonën gjenitale, paraqitja tek mjeku gjinekolog duhet bërë sa më shpjet të jetë e mundur. Vetëm personeli mjekësor i kualifikuar dhe i specializuar mund të vlerësoj llojin e infeksionit , shkallën e avancimit të tij si dhe të japë ndihmën e duhur me anë të mjekimit medikamentoz.

Gjatë ditëve të ciklit menstrual, sekrecionet vaginale normalisht ndryshojnë strukturën dhe homogjenitetin e tyre. Kjo do të thotë se në ditën e parë pas ciklit por mund të ndodhë edhe në disa ditë paraciklit menstrual, sekrecionet bëhen më të trasha dhe më opake. Ndërsa në ditët midis ciklit, mund të bëhen më të holla dhe më të tejdukshme gjë që korrespondon me ditët e ovulacionit.   Nëse struktura e sekrecioneve ndryshon jashtë ditëve të ciklit menstrual, dyshimi i parë bie mbi prani të infeksionit vaginal.  Infeksionet vaginale mund te jenë të thjeshta dhe që nuk transmetohen me rrugë seksuale dhe infeksione që transmetohen seksualisht.

Cilat janë shkaqet e shfaqeve të këtyre infeksioneve?

Shkaqet e infeksion-it/eve janë të ndryshme. Mund të konsiderohet si më kryesori numri i shtuar i partnerëve ose dhe marrëdhënia seksuale me një partner të pa kontrolluar. Faktor janë edhe ndryshimet e sheqerit në gjak, ndryshimet e hormonale si dhe mosmbajtja e rregullave të higjenës së përgjithshme e në veçanti të higjienës përreth organit gjenital. Grupmosha më e prirur në ekspozim ndaj infeksioneve vaginale, është grupmosha aktive riprodhuese. Shifrat flasim se rreth 70% e grave mund të kenë paraqitur një infeksion vaginal edhe të rëndomtë, së paku një herë në jetën e tyre. Grupmosha që preket me shumë nga infeksioni gjenital i clamydia trachomatis, është 18-23 vjeçare. Ky infeksion influencon negativisht në procesin e riprodhimit sepse kap tubat ku kalon veza duke prishur kalueshmërinë. Si pasojë mund të ndodhë një shtatzëni jashtë mitre që shkakton deri rrezik për jetën e gruas. Për këtë arsye, në këto grupmosha rekomandohet të kryhet një raport seksual me mbrojtje. Sot është edhe më i shtuar numri i vajzave të reja me infeksione vaginal, pasi kryejnë  raporte seksuale të pa mbrojtura. Edhe shfaqja e lythave gjenitale, e shkaktuar nga human papiloma virus (hpv) është më e shtuar. Infeksioni nga ky lloj virusi shpie në ndryshime malinje të qafës së mitrës dhe në një sasi jo të vogël rastesh prania e këtij virusi bëhet shkak për lindjen e kancerit në qafën e mitrës. Një ndjekje e kujdesshme dhe e specializuar me analiza dhe ekzamimine dhe trajtim shkencor mjekësor, bëhet vetëm nga mjeku gjinekolog.

Si mund të parandalohen këto infeksione?

Parandalimi i lidhjes së marrëdhënieve seksuale me shansin për të marrë një infeksion vaginal, ndodh nëse raporti seksual kryhet me mbrojtje.

Vizitat gjenkologjike janë domosdoshmëri për të diagnostikuar infeksionet vaginale. Gjatë vizitës, është mjeku ai që duhet të marrë kampionin për të bërë analizën dhe kulturën e sekrecioanve vagianle. Nuk mund të jepet pamponi në dorë të gruas, që ajo ta marrë vetë këtë kampion e sekrecionit vaginal. Analiza dhe kultura e sekrecioneve vagianle, nëse nuk kryhen sipas kushteve dhe metodikës së përcaktuar shkencërisht nuk mund të japë rezultatin konkret dhe për pasojë edhe trajtimi medikamentos do te jetë i gabuar.

Infeksionet e përsëritura a janë shqetësuese?

Infeksionet e përsëritura janë për t’u shqetësuar. Në rastet e tilla rekomandohen dy lloj trajtimesh. Trajtim shfarosës dhe në vazhdimësi bëhet trajtim parandalues. Trajtimi parandalues merret me qëllim për të paraprirë ripërsëritjes së infeksionit. Me të efektshëm konsiderohen trajtimet me përbërës natyral.

Gjatë trajtimit me infeksione vaginale cilat janë gjerat nga të cilat duhen ndërprerë përnjëherë?

Gjatë trajtimit të infeksioneve vaginale, raportet seksuale duhet të ndërpriten. Trajtim i të dy parterëve është i rëndësishëm për shërim edhe në rastin kur një nga partnerët nuk paraqet shenja të infeksioneve. Gjithashtu është i rekomanduar mospërdorimi i tamponëve vaginale në periudhën menstruale.

Një ekzaminim shumë i rëndësishëm që vlerëson ndryshimet në qafën e mitrës, është testi i Papanikolaut ose shkurt Pap-testi. Ndryshimet në qafën e mitrës që të bëhen të dukshme dhe për pasojë të fillojnë të japin efek negativ, duan shume vite. Ato zhvillohen qeta dhe e vetmja shenjë klinike që mund të konsiderohet është paraqitja e pranisë së sekrecionine hemorragjike të pakta pas një raporti seksual.  Kryerja e Pap-testit është është një metodë e thjeshtë dhe nuk shoqërohet me dhimbje. Nëse ndryshimet qelizore në qafën e mitrës kapen në kohe, atëherë me ndërhyrje të thjeshta dhe të vogla shpëtohet jeta e gruas.

Sensibilizimi për kryerjen e vizitave gjinekologjike dhe kryerjen periodike te Pap-testit, është domosdoshmëri.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “I forti” nga Pogradeci godet me grusht policin, por e pëson keq ...
Previous article Veliaj bën urimin për Krishtlindjet: I lumtur që ishte muaji më i madh i solidaritetit në Tiranë

Redaktor2

Postime të ngjashme

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

NGA DASMA QË PO PRET BOTA, TE NDARJE DHE MIQËSI TË FTOHURA/ Javë e nxehtë për showbizin, çfarë po ndodh me VIP-at tanë Ekskluzive

NGA DASMA QË PO PRET BOTA, TE NDARJE DHE MIQËSI TË FTOHURA/ Javë e nxehtë për showbizin, çfarë po ndodh me VIP-at tanë

“AUTENTIKE, E EGËR DHE SPEKTAKOLARE” / Media spanjolle jehonë bukurive shqiptare: Vendi që dikur ishte sekret, sot po pushtohet nga turistët Aktualitet

“AUTENTIKE, E EGËR DHE SPEKTAKOLARE” / Media spanjolle jehonë bukurive shqiptare: Vendi që dikur ishte sekret, sot po pushtohet nga turistët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT