• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKSKLUZIVE/ Flet sizmologu Dushi: Këto janë zonat që rrezikohen më shumë nga TERMETET. Çfarë të bëni në raste lëkundjesh
Home
Intervista

EKSKLUZIVE/ Flet sizmologu Dushi: Këto janë zonat që rrezikohen më shumë nga TERMETET. Çfarë të bëni në raste lëkundjesh

31 August, 2018 k.autor Aktualitet, Intervista, Sociale

Lëkundjet  e fundit sizmike që prekën vendin tonë,  kanë ngjallur panik tek qytetarë.

Tërmeti prej 6 ballësh i dates 11 gusht të këtij viti, ishte më i forti gjatë muajve të fundit. Ndërsa epiqendra e tij ishte 9 kilometra nga qyteti i Burrelit, saktësisht në fshatin Macukull, dhe 37 kilometra nga Tirana.

Nga këto lëkundje u dëmtuan një numër i madh banesash në Qarkun e Dibrës, si dhe disa të tjera të cilat u bënë të pa banueshme nga banorët.

Sizmologu në Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, Edmond Dushi në një intervistë për ALPENews.al, foli për situatën e tërmeteve në Shqipëri.

Dushi tha se vendi karakterizohet kryesisht nga mikrotermete dhe termete te moderuar, por ne intervale disa dhjetra vjecare goditet edhe nga termete me magnitude mbi 6.0 Rihter. Më tej ai foli rreth tërmetit që ndodhi me epiqendër në Burrel, si dhe renditi edhe zonat e rrezikuara në vend, ku propabiliteti që të ketë lëkundje të mëdha sizmike është më i madh.

Po ashtu sizmologu jep dhe disa këshilla për qytetarët në rast se do të gjenden në situata të vështira për shkak të tërmeteve.

Intervista e plotë:

Duke parë valën e lëkundjeve që kanë ndodhur muajn e fundit në vendin tonë, sa e rrezikuar është Shqipëria nga termetet?

Shqipëria është e njohur për sizmicitetin e saj. Gjeografikisht ka pozicion të disfavorshëm nga pikëpamja gjeodinamike, e pozicionuar në kontaktin e një konfrontimi ballor midis një sektori perendimor të pllakes Euroaziatike me mikropllakën e Adriatikut. Ky konfrontim dhe fakti që trualli Shqiptar nga pikëpamja tektonike dhe gjeologjike ka moshë relativisht të re (pjesë e brezit alpin Mesdhetar), ka bërë që territori i Shqipërisë dhe rajonit të jetë i frakturuar dhe inpopulluar nga shumë thyerje tektonike aktive. Këto të fundit janë burim i tërmeteve dhe aktivitetit intensiv sizmik në Shqipëri. Tërmetet historike me magnitudë më të madhe se 6.0 shkalla Rihter, në Shqipëri, jane mbi 55. Kjo bazuar në arkivat e shqyrtuara. Ndërsa, tërmeti më i forte i regjistruar instrumentalisht për dy shekujt e fundit është ai i detit Adriatik përballë Petrovacit, në Malin e Zi, me magnitude 6.9 Rihter, në 15 Prill 1979. Shqipëria karakterizohet kryesisht nga mikrotërmete dhe tërmete të moderuar, por në intervale disa dhjetra vjeçare goditet edhe nga tërmete me magnitudë mbi 6.0 Rihter. Për këtë arsye gjithë territori i vendit është klasifikuar në zona me intensitet të pritshëm në sipërfaqe 7, 8 dhe 9 ballë sipas shkallës makrosizmike MSK-64.

Tërmeti që ndodhi në Burrel së fundmi, mund të konsiderohet si më i forti i 10 viteve të fundit?

Tërmeti që ndodhi pranë Burrelit është një dukuri normale që përsëritet çdo 2 deri 3 vjet në një zonë të caktuar brenda territorit Shqiptar, në bazë të statistikave.

Cilat janë qytetet më të rrezikuara nga tërmetet?

Në sizmologji flitet me zona sizmogjene, breza sizmik ose tektonik. Tre janë më të dallueshëm: zona gjatësore Jonike-Adriatike, zona gjatësore Dibër-Ohër dhe ajo tërthore Vlorë-Lushnje-Elbasan-Dibër.

A zbatohen rregullat e duhura nga ndërtimet që bëhen në vend, në mënyrë që të mos rrezikohet shembja e tyre?

Duhet besuar se zbatohen përderisa kërkohet nga ana e legjislacionit. Është jashtë kompetencave të mia të shprehem për këtë fushë, por si sizmolog dhe si qytetar shpreh rezervat e mija sa i perket legjislacionit në fuqi, i cili në anekset e veta teknike inreferohet akoma studimeve të viteve 70-80. Ndërkohë është për tu vlerësuar përpjekja e ndërtuesve dhe projektuesve që individualisht kanë adoptuar kodet e reja të projektimit antisizmik dhe i zbatojnë ato, si dhe rritja e cilësisë së materialeve të ndërtimit në vend.

Çfarë duhet të bëjmë në raste kur kemi lëkundje?

Në këtë pikë mund të bëhet shumë ose asgjë. Reagimi nuk është standart dhe nuk ka një procedurë fikse. Varet shumë nga gjendja emocionale, njohuritë në lidhje me mënyren se si duhet të reagohet dhe nga kushtet në të cilat ndodhemi. Këshillohet të mos levizet por të poziciomohemi poshtë strukturave të qëndrueshme brenda ambjetit ku ndodhemi, nëse është e mundur të evitohet energjia dhe gazi, gjithashtu. Të sinjalizohet për vendodhjen tek një i afërm nëse është e mundur. Menjëherë pas përfundimit të lëkundjeve duhet të largohemi nga objektet drejt vendeve të hapura.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKSKLUZIVE/ "Shpërthen" Artan Shyti: DHUNA në stadium, përgjegjësi e FSHF-s. BOJKOTI...
Previous article KOMBËTARJA U-21/ Trajneri SPANJOLL me të gjithë yjet ndaj SHQIPËRISË: Duhet të fitojmë

k.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3 Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve Aktualitet

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT