Ditën e djeshme ka ndodhur një tjetër episod dhune, përgjatë ndeshjes Përmeti-Këlcyra në Kategorinë e Dytë. Arbitri kryesor është dhunuar pas akordimit të një penalltie në favor të ekipit vendas. Lojtarët e Këlcyrës e kanë ndjekur dhe e kanë dhunuar në grup të riun e kolegjiumit të Fierit, Alvi Paco.
Ditën e sotme, Policia arrestoi tre futbollistët e Këlcyrës të cilët ishin të përfshirë në dhunën ndaj arbitrit, Alvi Paço.
Sot lojtarët, trajneri dhe tifozët e ekipit të Këlcyrës kanë bllokuar rrugën nacionale, Përmet-Këlcyrë, duke u bërë thirrje autoriteteve të lirojnë futbollistët e arrestuar.
Në një prononcim për AlpeNews.al, ish futbollisti i ekipit të Këlcyrës, Adi Metko, u shpreh se gabimet e arbitrit janë bërë qëllimisht.
Sipas tij kjo nuk është hera e parë që ndodh ky fenomen në ndeshjet midis Përmetit dhe Këlcyrës, pasi edhe disa vite më parë gjyqtari ka favorizuar ekipin e Përmetit.
“Këto gjëra sigurisht që nk duhet të ndodhin por duhet parë edhe albitrimi se si është mbajtur gjatë ndeshjes sepse shpesh herë janë gjyqtarët ata që i bëjnë gabimet “qëllimisht”. Unë me origjinë jam vet përmetar edhe kam luajtur futboll edhe kundra Përmetit para disa viteve dhe arbitri ka dhënë dy penallti për Përmetin, nga të cilat të parën e ka gjuajtur jashtë kapiteni, Bledar Hajredini, që ka thënë, “qe edhe 10 penallti te humbas unë po nuk fituam neve sot nk mbyllet ndeshja”. Është mbyllur ndeshja 30 minuta me vonesë, prandaj nuk e kanë gjthmonë fajin lojtarët por gjithsesi nk duhet të ushtronin dhunë.”
Përgatiti: AlpeNews.al


