• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKSKLUZIVE/ Agron Duka: Siguria ushqimore alarmante? JO. Eshtë një BOMBE ME SAHAT!
Home
Intervista

EKSKLUZIVE/ Agron Duka: Siguria ushqimore alarmante? JO. Eshtë një BOMBE ME SAHAT!

16 December, 2017 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Intervista, Sociale

Ka një debat këto ditë në lidhje me cilesinë dhe sigurinë ushqimore, veçanërisht në atë të mishit që ka qënë problem prej një kohe të gjatë dhe së fundmi atë të qumështit dhe një gamë produktesh të tjera.

Në një intervistë ekskluzive për AlpeNews.al, Agron Duka, ish ministër i bujqësisë foli mbi këtë çështje duke theksuar, se kjo situatë është një bombë me sahat.

Sa alarmante ose jo është në te vërtetë, dhe a duhet të tremben qytetaret nga e gjithë kjo situatë?
Situata e sigurisë ushqimore nuk është thjesht alarmante, është më keq se kaq, është një bombë më sahat. Një katastrofë që jo vetëm po sëmur shqiptarët, por po i vret, sepse numri i lartë sëmundjeve të përhapura sot janë të lidhura ekskluzivisht me cilësinë e ushqimeve që ne konsumojmë. Qytetarët duhet të bëjnë shumë kujdes, jo vetëm në zgjedhjen e produkteve por duhet të ndërgjegjësohen dhe të kërkojnë më shumë llogari ndaj autoriteteve kompetente. Vitet e fundit, në nivel qëndror ka munguar vëmendja për përgatitjet në politikën e sigurisë ushqimore, veterinare dhe fitosanitare. Persa i perket asaj qe perflitet aktualisht ne lidhje me ate qe qumeshti vendas permban aflatoksina ,ne se eshte i vertetete eshte nje gje shume e rende dhe me rrezikshmeri te larte per jeten e qytetareve por shpesh keto lajme rezultojne false dhe ne kete rast jane ne dem te prodhuesit, ne te dyja rastet AFI Albanian food industry qe eshte burim i lajmit duhet te mbaje pergjegjesi deri ne ndjekje penale te personave pergjegjes.

Si mendoni, çfare mungon tek ne, që është kjo situatë?
Kryesisht problemet janë dy, detyrimi që kanë institucionet për të garantuar ato që ne konsumojmë. AKU ende nuk është në gjendje të garantojë këtë per arsyet qe do I spjegoj me poshte, si edhe edukimi që duhet të kemi ne si konsumatorë, pra duhet një kulturë e sigurisë që të kërkojë më shumë cilësi. Është gjithashtu jetike, për interesin e çdo shqiptari, që AKU të mos jetë më peng i interesave politike, por të shndërrohet në një inkubator ekselence, siguria ushqimore është shkencë e mirëfillte dhe këtë shkencë nuk mund ta bëjë kushdo. Sot nga AKU mungojnë statistikat, por ajo që është më e keqja ka të bëjë mungesën e specialistëve në terren për të bërë verifikime, analiza, sondazhe. Në vit, AKU, prodhon gati 4000 analiza, i bie 10 në ditë, nuk janë të mjaftueshme. Për sa i përket rregullave të sigurisë ushqimore, nuk janë bërë përparime në ngirtjen e laboratoreve të autokontrollit të cilësisë pranë bizneseve, mungon përditësimi i rregulloreve për etiketimin e ushqimit, materialet në kontakt me ushqimin dhe agjentët ndotës. Në pjesën më të madhe të rasteve, programet janë fiktivë si pasojë e mungesës së financimeve të nevojshme në laboratorët rajonalë dhe atë referent shoqëruar edhe me mungesën e profesionalizmit të personelit. Liçensimi i operatorëve ushqimorë ka mangësi të theksuara, ku një pjesë e rëndësishme e tyre zhvillojnë veprimtari pa liçencë për shkak të mangësive në legjislacion dhe keqinterpretimit të atij ekzistues. Pra siç mund të shihni është një listë e gjatë që nuk ka të sosur, prandaj duhen zgjidhje të shpejta dhe cilësore për përmirësimin e këtij sektori.

Nëse ka një zgjidhje, cila është ajo? 
Çdo raport progres që vjen nga Brukseli ka në qendër sigurinë ushqimore, e cila është një nga kushtet për antarësim në BE, po aq e rëndësishme sa Reforma në Drejtësi në gjykimin tim. Për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi duhet si fillim një qajse serioze, duhen njerëz me përvojë në krye të këtyre institucioneve dhe gjithashtu financime. Politika duhet të heqi dorë nga institucionet që kërkojnë në krye specialist të mirëfilltë dhe jo partiak. Në programin e saj Partia Agrare Ambientaliste, sugjeron për fushën e sigurisë ushqimore forcimin e kapaciteteve njerëzore profesioniste dhe sigurimin e kualifikimit të tyre të vijueshme për të performuar sipas standarteve të BE-s. Delegimin e disa funksioneve të kontrollit ushqimorë dhe tregjeve drejt qeverisjes vendore, duke mbuluar nga afër këtë shërbim aty ku edhe ushtrohet ky aktivitet i prodhimit apo tregëtimit. Përmirësimin e teknologjisë dhe aparaturave bashkëkohore të kontrollit dhe matjes me qëllim që të shmanget mundësia e abuzimeve duke mos provuar, dokumentuar apo raportuar abuzimet në këtë sektor. Krjimin e hapësirës së duhur për qytetaret dhe shoqërinë civile, për t’i bërë bashkëpuntorë në denoncimin e abuzimeve dhe forcimin e masave të sigurisë së ushqimit. Gjithashtu këkrohet edhe një ashpërsim i masave ndëshkuese për ata që abuzojnë qëllimisht, sepse ulin koston e produkteve duke ia faturuar qytetarëve dhe shëndetit të tyre.

Kush duhet të bëjë cfarë, për të garantuar standard normal në këtë fushë?
Përgjegjësit janë lehtësisht të identifikueshëm, të gjtha institucionet publike që kanë lidhje me sigurinë ushqimore: Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Ministrisë së Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Ministrisë së Shëndetësisë, duhet të bashkëpunojnë në mënyrë intensive për të sjellë në sinore të pranueshme për shëndetin e shqiptarëve sigurinë ushqimore. Këto institucione duhet të përshpejtojë përshtatjen dhe përfshirjen në legjislacionin e vendit të direktivave komunitare në fushën e cilësisë dhe të sigurisë së ushqimit një orë e më parë. Vetëm këto institucione mund të nxisin zbatimin e sistemeve të përparuara për kontrollin e sigurisë së ushqimeve duke filluar që nga prodhuesi dhe deri tek konsumatori.
Përgatiti B.Xhanija
AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rama mbledh për drekë ministrat dhe deputetët e PS-së
Previous article Arilena Ara shpërthen në spektaklin rumun. Publiku këndon me të (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private Breaking News

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun Aktualitet

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT