• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EKSKLUZIVE/ Afrim Krasniqi: Reagimi i Greqisë për Janullatosin, arsyeja pse dekreti i shtetësisë u vonua 25 vjet
Home
Intervista

EKSKLUZIVE/ Afrim Krasniqi: Reagimi i Greqisë për Janullatosin, arsyeja pse dekreti i shtetësisë u vonua 25 vjet

27 December, 2017 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Intervista, Politikë, Shqipëri

Afrim Krasniqi është një politolog, i cili përveçse teorikisht, e njeh këtë fushë edhe praktikisht. Ai veç të tjerash ka qenë edhe këshilltari politik i ish Presidentit Alfred Moisiu, duke u bërë një njohës i mirë i praktikave dhe sjelljeve të këtij institucioni në raste të ndryshme, përfshi firmosjen e dekretit për marjen e shtetësisë shqiptare nga Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastasi Janullatos. Alpenews.al i kërkoi një intervistë për aktin e Presidentit Ilir Meta, rrethanave që e sollën atë dhe “pasojave” që ajo pritet të sjellë në të ardhmen.

Si e vleresoni ju nënshtetësinë që Kryepeshkopi Janullatos mori pas 25 vitesh, nga Presidenti Meta?
Presidenti ushtroi të drejtën e tij kushtetuese. Vetë akti është më shumë politik sesa shtetëror. Nëse do ishte shtetëror do të duhej të kalonte nëpër mekanizmat institucionalë që kërkon ligji mbi shtetësinë, por në rastin konkret nuk ka pasur konsultim dhe as përfshirje të institucioneve të tjera. Madje Presidenti Meta nuk aplikoi as formalisht praktikat e mëparshme presidenciale, në të cilat, Presidenti në detyrë ka kontaktuar presidentët e mëparshëm për konsultim në raste të ngjashme, në mënyrë që në aktin e Presidentit të jetë firma e shtetit dhe jo e individit që ushtron detyrën. Presidenti aktual ka ndjekur një praktikë ekstra, bazuar në nenin 9 të shtetësisë, sipas të cilit bëhet përjashtim të rasteve kur “Republika e Shqipërisë ka një interes shkencor, ekonomik, kulturor dhe kombëtar”. Kjo praktikë është përdorur edhe më parë për figura të njohura ndërkombëtare që kanë lidhje me Shqipërinë, për liderit politikë në Kosovë e Maqedoni, për sportistë dhe artistë që përfaqësonin Shqipërinë në konkurrime ndërkombëtare, etj. Në rastin konkret Presidenti ka vlerësuar se dhënia e shtetësisë jashtë procedurës së rregullt ligjore është motivuar mbi interesa kulturore ose kombëtare të Shqipërisë. Se cilat janë këto interesa, është e drejta e Presidentit të bëjë interpretimin.

Pse kjo gjë u bë tani?
Lidhet me nevoja politike të ditës dhe një klimë të re në marrëdhëniet me Greqinë, fakt që ka dy aspekte: e para, e lidh dhënien e shtetësisë me Greqinë, pra me shtetin grek dhe jo me individin që i jepet duke e trajtuar rastin jo si raport midis individit e shtetit shqiptar, por si raport midis dy shteteve, në forcimin e të cilave vetë Presidenti ka qenë aktiv edhe gjatë karrierës së tij politike të mëparshme; dhe së dyti lidhet me përpjekjet e Presidentit për të bërë akte simbolike që tërheqin vemendjen publike, kryesisht për interesa që lidhen me politikën e brendshme në vend. Në asnjërin rast kjo nuk lidhet direkt 100% me personin që përfitoi shtetësinë. Presidenti ka pasur më parë funksione të tjera të larta, përfshirë kryeministër, kryetar parlamenti, ministër i jashtëm dhe zv/kryeministër dhe nga secili nga këto poste mund të kishte inicuar dhënien e shtetësisë nëse do të kishte bindje personale. Fakti se kjo nuk ka ndodhur dhe se sot e ushtroi përmes funksionit të ri të Presidentit ka të bërë pikërisht me dy arsyet e mësipërme.

Në mendimin tuaj, ishte veprim i vonuar apo në kohë?
Çfarë do të thotë e vonuar? Për vonesë mund të flitet kur ka refuzim të një të drejte. Në rastin konkret nuk ka pasur refuzim dhe as mohim të asnjë të drejte. Zoti Janullatos ka vite në Shqipëri por në dijeninë time, gjatë presidencës Moisiu kur u debatua mbi këtë problem, rezultoi se në Presidencë nuk ka pasur asnjëherë kërkesë dhe dokumentacion zyrtar nga individi apo ndonjë institucion, përmes të cilave të aplikohej ose kërkohej shtetësia shqiptare. Nuk besoj të ketë dokumentacion dhe as kërkesë formale as sot. Nga ana tjetër dhënia e shtetësisë për një vend me disa besime fetare me klerikë të shtetësive të tjera, përbën një shqetësim sepse duhet ndjekur i njëjti standard. Nga sot çdo drejtues i huaj fetar ka të drejtë të kërkojë shtetësinë ose të presë që Presidenti tia miratojë pa kërkesë, siç ndodhi në rastin e fundit. Si në të kaluarën, edhe sot, por edhe në të ardhmen, kjo praktikë paraqet problem. Ndaj është rasti të marrë trajtim ligjor përfundimtar. Le të kujtojmë vitet ‘20-’30 kur u jetësuan institucionet fetare shqiptare, kohë kur me kushtetutë lipsej që emërimi i drejtuesve të lartë fetarë të kishte paraprakisht miratim shtetëror.

A i ka dhënë Presidenti të gjitha shpjegimet e duhura publike për arsyet e këtij hapi?
Besoj se akti i Presidentit është motivuar në kontributet në Kishën Ortodokse dhe në tema të tilla nuk mendoj se është e dobishme të ketë debat. Vetë Kisha Ortodokse e di nëse një drejtues i saj ka kontribut dhe sa është ai. Motivet e verteta nuk u thanë dhe ishte e pritshme të ndodh kështu.

Si e shpjegoni heshtjen e lidereve te tjerë politike që nuk kanë bërë asnjë koment mbi çështjen?
Debatet mbi çështjet fetare dhe raportin e shtetit me fenë nuk duhet të jenë pjesë e ligjërimit politik të ditës, sidomos nga drejtuesit partiakë. Ndaj e shoh me pozitivitet largimin nga ky debat. Nga ana tjetër, me siguri ka pasur ndikim edhe reagimi i gjithë spektrit të politikës greke, vlerësues ndaj aktit të Presidentit tonë. Ashtu siç pritej, reagimi grek nuk la shije të mirë në Tiranë, pasi Athina politike e shtetërore i dha drejtuesit të Kishës Ortodokse shqiptare një konotacion shtetëror e kombëtar grek, gjë që nuk i bën mirë as debatit, as problematikave dhe as besimtarëve shqiptarë. Zoti Janullatos është tashmë shtetas shqiptar, është drejtues i lartë fetar në Shqipëri, është drejtues i një komuniteti fetar shqiptar me tradita e kontribute të mëdha në të gjitha etapat e shtetformimit shqiptar, ndaj reagimi grek duket i nxituar, dhe de facto edhe i mjaftueshëm për të kuptuar përse nuk ka pasur dekret shtetësie prej vitit 1992.

A duhet ta uronin ata Kryepeshkopin?
Besoj se e kanë uruar dhe duhet ta bëjnë nëse nuk ka ndodhur. Tashmë është një debat i mbyllur, dhe nuk duhet harruar se personalisht zoti Janullatos përfaqëson një qytetar me formim e cilësi të larta intelektuale. Nuk ka pasur debat mbi personin por mbi funksionin, sidomos kur bëhet fjalë për një drejtues të përkohshëm të emëruar nën ndikimin e një shteti tjetër. Tani kjo gjendje sjell realitete të reja dhe me siguri, politikanët tanë janë të aftë të përshtaten me ndryshimet, sidomos në akte protokollare.

Çfarë pritet të sjellë ky hap?
Ligjërisht zoti Janullatos bëhet shtetas shqiptar jo në datën e dekretit, por sipas ligjit, nenit 23, pasi “betohet para nëpunësit të zyrës së regjistrimit të shtetasve për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe për respektimin e Kushtetutës e të ligjeve të Republikës së Shqipërisë”. Shtetësia nis me betimin. Nuk jam në dijeni nëse kjo ndodhur, por deri atëherë procedura nuk ka mbaruar.

Mendoni se do zgjidhet bashkë me pasaardhësin shqiptar të Janullatusit edhe çështja e drejtimit të Kishës Ortodokse Autoqefale shqiptare?
Kisha shqiptare e Fan Nolit duhet të kishte drejtuesin e vet fetar shqiptar, siç e pati kisha katolike apo komuniteti mysliman. Nëse ka vonesë në këtë çështje, kjo është vonesa reale dhe jo akti i dekretit. Me siguri sot ka klerikë të aftë shqiptar që të mund ti udhëheqin me dinjitet besimtarët e tyre. Dhe me siguri, edhe intervista e fundit e z. Janullatos dhe akti i Presidentit do të kenë ndikim pozitiv në ecjen në këtë rrugë të pakthyeshme.

Përgatiti B.Xhanija
Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fitoi ‘Topin e Artë’ me Milanin, tani zgjidhet President i Liberisë
Previous article Aksidenti në Tiranë, shoqërohet shoferi. Policia jep detajet: Gruaja rëndë në spital (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT