• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EKSKLUZIVE/ 12 pyetje për Kledinën. Kandidaten e re të PS që ka për “model” Edi Ramën, fushata “Si Ti” dhe lidhja me Tiranën
Home
Intervista

EKSKLUZIVE/ 12 pyetje për Kledinën. Kandidaten e re të PS që ka për “model” Edi Ramën, fushata “Si Ti” dhe lidhja me Tiranën

27 March, 2021 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Intervista, Politikë

Intervistoi: Bora Xhani

Pavarësisht se fushata elektorale per zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ka nisur vetëm këtë javë zyrtarisht, kandidatët për deputetë e kane filluar herët angazhimin e tyre publik dhe pranë njerëzve.

Nje prej tyre është edhe Kledina Skendo, emri i të cilës është lakuar javët e fundit, si njëra prej hyrjeve të reja politike të këtyre zgjedhjeve.

Është vetëm 29 vjeçe dhe shfaqet tejet e lidhur me Tiranën dhe aktivitetet veçanerisht ato që lidhen me natyrën. Kjo ndoshta edhe sepse profili i arsimit të saj të lartë, është ai i inxhinierisë së mjedisit.

Në nje intervistë ekskluzive për AlpeNews.al, Skëndo i rrëfen nga nisja e rrugëtimit me PS, fushatën e veçantë që ka zgjedhur të bëjë dhe pritshmeritë që ka për këto zgjedhje.

12 pyetjet për Kledina Skëndon:

Përse zgjodhe Partinë Socialiste?
Sepse është e vetmja force politike që mbështet parimet e shtetit të mirëqënies, barazisë sociale dhe ka vërtetuar që mund ta cojë Shqipërinë përpara. Gjithashtu ka provuar që në krijimin e saj që është një parti që i do dhe I mbështet të rinjtë, talente dhe të guximshmit.

Kur është shënuar pikëtakimi juaj me Partine Socialiste?
Lidhja ime me PS-në ka nisur që në vitin 2013 si një aktiviste e thjeshtë duke u përpjekur të jap më të mirën për komunitetin tim dhe duke u angazhuar vazhdimisht që prej asaj dite në të gjitha rastet kur kontributi im ka qënë i vlefshëm.

Çfarë të thanë miqtë e të afërmit kur mësuan se do jesh kandidate për deputete e PS?
Sigurisht që ishin dhe janë krenarë, njëkohësisht kanë besim tek unë, por shpallja e emrit tim në lista ishte një emocion përtej ndjenjave të tjera.

Përvec gëzimit që më transmetuan, ky besim ishte dhe një përgjegjësi e madhe dhe e shumfishtë që unë do e mbart jo vetëm gjatë gjithë garës, por edhe më tej.

Nga studimet për inxhinieri mjedisi, në politikë. A ka Kledina një fushë ku shpreson të kontribuojë në sfidat e së nesërmes?
Si figurë e re në politikë objektivi im është që të përfaqësoj sa më mirë të rinjtë si unë, që janë profesioniste të rinj dhe që kanë zgjedhur Shqipërinë si të ardhmen e tyre. Gjithashtu dua shumë të ndihmoj duke dhënë kontributin tim në zhvillimin e modelit të vajzave dhe grave në politikë.

Cila është lidhja juaj me Tiranën?
Unë jam vajzë Tirane, lindur dhe rritur në këtë qytet. E gjithë fëmijëria dhe adoleshenca ime kanë qënë të lidhura ngushtë me cdo rrugë, kopësht, komunitet dhe në cdo pjesë tjetër të qytetit.

E dyta unë kam zgjedhur ta bëj jetën time në Tiranë, të studioj, të punoj për përmirësimin e këtij qyteti dhe të jem pjesë aktive e jetës së Tiranës.

Kush ështe Kledina jashtë angazhimit politik? 
Dita ime është dita e një vajze normale që jeton dhe punon në Tiranë. Pjesën më të madhe e zë puna dhe familja dhe më pas kohën e lirë që ngelet përpiqem t’ja dedikoj pasioneve të mija, miqëve, natyrës dhe hapësirave recreative që ofron qyteti.

Një vështrim i thjeshtë në rrjetet tuaja sociale vihen re shumë ngjyra. Si ka nisur lidhja juaj me natyrën?
Lidhja ime me natyrën ka nisur që në fëmijëri, e shihja që syrit tim nuk i shpëtonte gjelbërimi apo element të tjerë të natyrës që më shkaktonin emocione positive dhe më ngacmonin imagjinatën.

Qoftë në aktivitetet e fundjavës me familjen apo me miqtë , daljet për piknik, shëtitjet në park etj. E njëjta gjë është zhvilluar gjithnjë e më shumë gjatë viteve me zbulimin dhe eksplorimin e hapësirave të reja.

Kush është “role model” i yti ne politike?
Kam shumë të tillë, por në politikën shqiptare “role modeli” kryesor ka qënë kryeministri Edi Rama, mënyra sesi ai u bë pjesë e politkës duke ruajtur identitetin e vet artistik dhe duke futur në politkë pjesë të tij të publicistikës dhe pjesë të artit.

Çfarë mund ti thoni atyre që mendojnë se jeni ende e re për tu bërë pjesë e politikbërjes?
Politika është gjithë përfshirëse dhe ka vend për të gjithë , për sa kohë që gjithësecili i shërben një kauze të caktuar dhe kontribon në zhvillimin e vendit. Nuk ka të bëj me përvojën por me zemrën dhe dëshirën për ti shërbyer vendit.

Përse qytetarët dhe veçanërisht rinia duhet të votojnë numrin 34 në listën e PS?
Sepse unë njësoj si të rinjtë që janë në Shqipëri kam zgjedhur ti shërbej vendit tim, të jetoj këtu, të punoj për Shqipërinë dhe të ndërtoj këtu familjen dhe të ardhmen time.

Ke zgjedhur që fushaten tënde ta quash “Si Ti”. Përse?

Fushata ime quhet: #SiTi, sepse: Njësoj #SiTi unë kam zgjedhur Shqipërinë si të ardhmen time;

-Po #SiTi unë besoj tek fuqia e njeriut të thjeshtë, që e do vendin e tij, familjen, qytetin, punën;

-#SiTi, edhe unë dua më të mirën për familjen time, qytetin dhe vendin tim.

Çfarë ke për ti thënë të rinjve që duan të angazhohen në politike?
Mesazhi im për të rinjtë është që të mos jenë indeferentë në komunitet dhe të përfshihen në aktivitete ku ndjejnë se mund të kontribojnë dhe mund të jenë pjesë aktive e komunitetit.

Indiferenca është ajo që shkatërron vendet, politikat dhe të ardhmen.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E ÇUDITSHME/ Kishte zbarkuar në aeroport për të takuar Ibrën, shikoni reagimin e yllit suedez ndaj tifozit (VIDEO)
Previous article DETAJET/ Të dielën VAKSINIMI MASIV, në sheshin “Skënderbej” do vendosen çadrat dhe...

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido Aktualitet

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT