• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ekonomia gjermane e pakënaqur me marrëveshjen dhe koalicionin e ri
Home
Europë

Ekonomia gjermane e pakënaqur me marrëveshjen dhe koalicionin e ri

8 February, 2018 Ina.Autor Europë, Nderkombetare

Pa u bërë mirë i njohur lajmi për një koalicion tjetër të madh ekonomia gjermane reagoi e pakënaqur.

Symbolbild angeschlagenes deutsches Markenimage (picture-alliance/dpa/R. Goldmann)
“Me gjysmë zemre, pa dëshirë, pa frymëzim”: Shoqata gjermane e Industrisë së Prodhuesve të Makinerive (VDMA) u shpreh me shumë kritikë për koalicionin e ri mes CDU/CSU dhe SPD. Rezultati i negociatave nuk ishte më i mirë se historia e mëparshme e ish-koalicionit të madh nën kancelaren Merkel, kështu thuhet në një reagim të VDMA-së: “Fillimi i ri i nevojshëm mungon”.

Më i balancuar, por jo më pak i vendosur, tingëllon reagimi i Shoqatës Federale të Industrisë Gjermane (BDI): “Në përgjithësi, industria gjermane është e pakënaqur me marrëveshjen e koalicionit.” Shefi i BDI-së Dieter Kempf kritikoi se sa i takon shpenzimit të parave ekziston “një mungesë ekuilibri që ka tendencë të qartë në drejtim të rishpërndarjes”. Në politikën fiskale, koalicionit të ri, si edhe të vjetrit, i mungon sipas BDI-së “guximi për lehtësime të dukshme dhe reforma strukturore” pavarësisht situatës së mirë ekonomike.

Deutschland | Atomkraftwerk Grundremmingen (picture-alliance/blickwinkel/A. Hartl)
Shefi i BDI-së Dieter Kempf tha se koalicioni i ri nuk është shprehur qartë pro lehtësimeve fiskale për nxitjen e studimeve dhe të zhvillimeve teknologjike.

Kritikë ndaj politikës për strehimin

Planet për të shpenzuar dy miliardë euro shtesë për ndërtimin e banesave për personat që nuk kanë mjaft të ardhura dhe kanë probleme sociale u kritikua si nga shoqatat e ndërtuesve dhe nga sekserë të pasurive të patundshme.

Kryetarja e partisë e Majta Sahra Wagenknecht kritikoi faktin që CDU/CSU dhe SPD nuk do të aplikojnë taksa më të larta për super të pasurit dhe koncernet, sepse kështu nuk do të ketë para të mjaftueshme për investime. Sipas saj në Gjermani do të ketë mungesë banesash, pasiguri në vendin e punës, rroga të ulëta dhe pensione që nuk mjaftojnë.

Nga ana tjetër Shoqata gjermane e Industrisë dhe e Tregtisë DIHK vuri në dukje që ekonomia gjermane është gjithë besim për të ardhmen. DIHK-ja publikoi rezultatet e një ankete të anëtarëve të saj dhe sipas saj sipërmarrjet gjermane janë tepër të kënaqura si s’kanë qenë për shumë vite me radhë. Po ashtu DIHK parashikon këtë vit një rritje të ekonomisë gjermane deri në 2.7 përqind dhe parashikon hapjen e rreth 600,000 vendeve të reja pune.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article UDINE/ Zbulohet "thesari i hajdutëve shqiptarë". Arrestohen tre por kërkohet...
Previous article BULQIZË/ Rrahu BABAIN, arrestohet 28 vjeçari i dhunshëm që kishte...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT