• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
EKONOMIA BOTËRORE/ Kaos pas daljes së monedhës “BITCoin”, humbje në depozitat bankare
Home
Ekonomi
Biznes

EKONOMIA BOTËRORE/ Kaos pas daljes së monedhës “BITCoin”, humbje në depozitat bankare

21 December, 2017 g.autor Biznes, Ekonomi

Bitcoin ra me më shumë se 10% ditën e Mërkurë, duke prekur nivelin më të ulët javor prej 15,800 dollarë dhe humbur më shumë se 1/5-ën e vlerës që prej majës së arritur 3 ditë më parë.

Valuta dixhitale është tërhequr që kur preku nivelin rekord të lartë prej 19,666 ditën e Djelë, kur bursa tregtare e Chicagos nisi tregtimin e kontratave “futurës”, 1 javë pas bursës rivale të produkteve derivate CBOE.

Sipas analistëve, listimi i kontratave “futurës” për Bitcoin, e bën më të lehtë për investitorët institucional që të tregtojnë valutën por edhe lejon hapjen e pozicioneve për shitje, që ka qenë më e vështirë më parë.

Rritja e “çmendur” e Bitcoin këtë vit ka sjellë shqetësime dhe alarm nga politikëbërësit. Banka Qendrore e Singaporit dha paralajmërim ditën e Martë kundër investimeve në kriptovalutat, duke argumentuar se fryrja e çmimit ka ardhur prej spekulimeve dhe se ekziston rreziku i një rënieje të mprehtë.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në Korenë e Jugut deklaroi se nuk e konsideron bitcoin si një valutë.

Ministri i Financave i Japonisë, Taro Aso, tha se nuk është vërtetuar ende se bitcoin është një valutë e besueshme. Shumica e analistëve kanë thënë se bitcoin, që ka një vlerë totale tregu në 275 miliardë dollarë, shifër që kalon atë të kompanisë Visa, është një “flluskë” tipike, duke marrë parasysh numrin e vogël të transaksioneve.

Bitcoin pati ndikim negativ edhe prej lajmërimit të Coinbase, platformës më të madhe në SHBA, ku tregoi se do të shtojë oferta për rivalin “bitcoin cash”.

Bitcoin cash u nda nga bitcoin origjinal në datën 1 Gusht, pasi një grup programuesish vendosën të përmirësojnë shpejtësinë e transaksioneve dhe koston./ scantv

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kina përgatitet për luftë kundër Koresë së Veriut (NJOFTIMI)
Previous article Më thuaj në çfarë ore të del gjumi, të të them çfarë problemi po kalon

g.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT