Deputetja e PD-së Grida Duma e ftuar sot në emisionin “Kjo Javë” në News 24 me Nisida Tufën ka komentuar zgjedhjet më të fundit në Partinë Demokratike, zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Kryesisë dhe Sekrretariatit.
“Unë mbështes çdo aksion politik të Partisë Demokratike, as e paragjykoj për mirë as për keq zgjedhjen e ekipit të ri, formula duhet të jetë fituese. Duhet të vimë me të vërtetë tek njerëzit”,- thotë ajo.
E pyetur pse nuk mori pjesë në mbledhjen e dytë të kryesisë së PD-së, pjesë ë së cilës është, zonja Duma sqaron se një gjë e tillë ndodhi për shkak të angazhimeve të saj vetjake.
Duma tha se demokratët sot shpresojnë dhe duan fitoren dhe është mirë që ta sjellë ku ekip i ri.
Ne do të mbajmë përgjegjësinë për Shqipërinë tonë, duhet folur me njerëzit në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ky ekip duhet të na çojë tek fitorja”,- tha Duma.


